Connect with Us

Trafikonin drogë nga Amerika Latine në Amsterdam/ SPAK sekuestron pasurinë e 4 personave

Kronika

Trafikonin drogë nga Amerika Latine në Amsterdam/ SPAK sekuestron pasurinë e 4 personave

Publikuar

-

Denoncimet e CNA.al/ SPAK merr në hetim ortakët e Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës

SPAK sekuestron e pasurinë e 4 personave; Ilirjan Memia, Adriatik Memia, Arif Memia dhe Lindita Memia, pasi ka dyshime se jane produkt i aktivitetit kriminal.

Mësohet se sekuestrimi i pasurive ka ardhur pas kërkesës së autoriteteve holandeze.

Ndërkohë autoritetet holandeze janë duke hetuar Ilirjan Memian për trafikim të lëndëve nakrotike. Memia së bashku me 4 shqiptarë dhe një shtetas holandez trafikonin drogë nga porti Amsterdamit drejt Anglisë dhe Italisë.

Autoritetet Gjyqesore Hollandeze, konkretisht Prokuroria e Amsterdamit, Hollandë, kanë përcjellë një kërkesë për ndihmë juridike, në të cilën kanë informuar se në Hollandë janë duke u hetuar shtetasit shqiptarë Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Ëajtaszczyk për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga legjislacioni Hollandez dhe njëkohësisht nga nenet 283/a, 333/a dhe 287 të Kodit tonë Penal.

Një pjesë të pasurive të fituara si rrjedhojë e aktivitetit kriminal dyshohet se këta shtetas i kanë transferuar në Shqipëri duke kryer investime të ndryshme.

Sipas letërporosisë nga hetimet e kryera në Hollandë ka rezultuar se shtetasit Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Ëajtaszczyk prej disa viteve kanë aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë duke e trafikuar atë nga vendet e Amerikës Latine për në portin e Amsterdamit dhe me pas në vendet e tjera të Evropës si Angli, Itali etj.

Gjatë këtyre hetimeve, këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasia prej 97 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe 16 kg heroinë.

Objekti i kësaj letërporosie ka qënë kryerja e verifikimeve pasurore për këta shtetas dhe familjarët e tyre në Shqipëri si dhe kryerja e verifikimeve dhe mbledhja e të dhënave që mund të çojë drejt zbulimit të pasurive të këtyre shtetasve në shtete të tjera.

Mbi këtë bazë është regjistruar procedimin pasuror nr. 6 datë 18.09.2019 në ngarkim të shtetasin Ilirjan Memia.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Ilirjan Arif Memia dhe personat e lidhur me të Adriatik Arif Memia, vëllai i tij dhe Lindita Hysen Memia, bashkëshortja e vëllait të tij, kanë në Shqipëri disa pasuri të luajtshme dhe te paluajtshme.

Sipas nenit 3, paragrafi 1 të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive”, i ndryshuar, dispozitat e këtij ligji zbatohen për pasuritë e personit mbi të cilin ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në indicie për pjesmarrje në krimin e organizuar.

LEXO EDHE:  Kokainë dhe kanabis në shtëpi/ Në pranga dy persona në Elbasan

Paragrali 2 i këtij neni parashikon se dispozitat e këtij ligji zbatohen për pasuritë e personit të përmendur në pikën 1 të këtij neni në pronësi ose zotërim të tërthortë nga personat e afert (bashkëshorti, femijët , të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat dhe bashkëjetuesi) për të cilat prezumohet regjistrimi i rremë i pasurive përveçse kur provohet e kundërta.

Mbështetur në faktet e lartpërmendura, aktivitetin e dyshuar kriminal të shtetasit Ilirjan Arif Memia në Hollandë, mungesën e të ardhurave të ligjshme në Shqipëri dhe jashtë saj për shtetasit Ilirjan Arif Memia, Adriatik Arif Memia dhe Lindita Hysen Memia, si dhe pasuritë e konsiderueshme të paluajtshme dhe luajtshme që kanë në pronësi këta shtetas lindin dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë si produkt i aktivitetit kriminal.

Në përfundim të procesit të verifikimeve pasurore, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar me datën 02.07.2020 Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konfiskimin e pasurisë të shtetasve Adriatik Memia dhe Lindita Memia si më poshtë:

Lloji i pasurisë Apartament. Pasuria Nr. 197/70+1- 16, ZK. 2460, VOL. 41, FQ.2 10, me adresë: Linze, Tiranë, sipërfaqe totale e pasurisë 133.4 m2, data e rregjistrimit të pasurisë 22.01.2015, shuma e blerjes është 83.288 Euro.
Lloji i pasurisë Garazh. Pasuria Nr. 505/316-G4, ZK. 2460, VOL. 48, FQ. 54, me adresë Linze, Tiranë, sipërfaqe totale e pasurisë 31 m2, data e rregjistrimit të pasurisë 01.12.2016, shuma e blerjes është 15.000 Euro.
Lloji i pasurisë Arë. Pasuria Nr. 13/37 ZK. 3266, VOL. 9, FQ. 166 me adresë Sauk, Tiranë, sipërfaqe totale e pasurisë 430 m2, data e rregjistrimit të pasurisë 26.10.2016, e përfituar me kontrate dhurimi.
Automjeti me targë AA 504 JM, i llojit ATP, marka Volksëagen, tipi: 2H, modeli AMAROK, viti i prodhimit 2013, shuma e blerjes është 15.000 Euro.
Automjeti me targë ADR 424, i llojit Rimorkio per transport mallrash, marka KOCH, tipi U 475BN, viti i prodhimit 2015, shuma e blerjes është 1.200 Euro.
Automjeti me targë AA 765 OS, i llojit autoveture, marka Audi, tipi 8 V, modeli A 3, viti i prodhimit 2016, shuma e blerjes është 20 000 Euro./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zbulohen detaje nga atentati me eksploziv në “Vasil Shanto”/ Si është gjendja e 51 vjeçarit

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vasil Shanto/ I plagosur ka mbetur edhe një i mitur

Shënjestra e atentatit të një nate më parë, Preng Gjini i cili mbeti i plagosur rëndë në zonën e “Vasil Shantos”, vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas abc news, për shkak të plagëve të marra si pasojë e shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në makinën e  Gjinit tip mercedez-benz A Class, mbi urën pranë zonës së “Vasil Shantos”, gjendja shëndetësore e 51 vjeçarit sipas bluzave të bardha vijon të jetë kritike.

“51 vjeçari Preng Gjini i plagosur një natë më parë në Tiranë vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore për aq kohë sa dhe ndërhyrja kirurgjikale e bërë ka zgjatur për disa orë. Sipas policisë kanë vijuar me veprimet hetimore në lidhje me këtë ngjarje dhe deri më tani ka vetëm persona të shoqëruar si të dyshuar. Ndërkohë në makinën ku ndodhej 51 vjeçari nuk është gjetur asnjë mjet identifikues as letrat e automjetit dhe asnjë identifikim.Identifikimi i tij është bërë vetëm përmes shenjës së gishtave”, është shprehur gazetarja e Abc News, Xhensila Kodra.

Gjithashtu në lidhje me atentatin e ndodhur një natë më parë në vendin tonë ka folur edhe gazetarja Anila Hoxha.



Gazetarja investigative Hoxha në një lidhje direkte për Abc e Mëngjesit është shprehur se atentati i djeshëm nuk ishte vetëm për ti dhënë një mesazh shenjestrës por ishte dhe një mesazh për të gjithë.

LEXO EDHE:  Kapet me drogë në Greqi/ Arrestohet shqiptari 27 vjeçar

LEXO EDHE:  Tritan Kalo “shkund” politikën/ Deklarata “bombë”: Po na çorodisin shërbëtorët e OBSH, ndërsa virusi vijon të hedhë valle

“Dita e djeshme ishte shumë e vështirë për të gjithë, Preng Gjini personazhi dhe shenjestra është një person që ruhej, ishte një personazh dhe fakti që kishte humbur familjarë në qytetin e origjinës është një mundësi. Atentati ndaj Kastriot Reçit në Rrëshen që u vra me selenciator. Ndonëse autoritetet mendonin se po i afroheshin identifikimit të autorit që dyshohej se ishte nga Kosova, duket se sërish një gjë e tillë nuk u arrit.

Gjini ishte një person që duhej të mbahej nën vëzhgim kjo mund të sillte dhe një parandalim. Krimet me lëndë plasëse nuk përdoren vetëm për shenjestrën e atentatit, por edhe për të dhënë mesazhe. Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Ikonomi në Vlorë me lëndë eksplozive në mes të qytetit bregdetar siç ndodhi dhe me atentatin e djeshëm, nuk ka qenë vetëm eleminimi i shenjestrës, por edhe për të dhënë një mesazh. Mes të plagosurve është një fëmijë 14 vjeç i dëmtuar lehtë dhe një shtetas italian. Frika dhe drama që ngelet është te të gjithë ato kalimtarë që ndodheshin aty. Pasojat tashmë nuk janë vetëm për shenjestrën por për të gjithë ato që ishin aty”, ka thënë ajo.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Ka qenë pjesë e Gardës së Republikës”/ Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të Prend Gjinit

Publikuar

-

Nga

“Ka qenë pjesë e Gardës së Republikës”/ Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të Prend Gjinit

Gazetari Spartak Koka tregoi mbrëmjen e sotme se shënjestra e atentait në Vasil Shanto, Preng Gjini, ka qenë pjesë e Gardës së Republikës.

Koka tha se Gjini ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës.

“Preng Gjini është i moshës 50 vjeç. Ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës, disa vite më parë”, u shpreh ai në emisonin “Opinion”.



Më tej, ai zbuloi lëvizjen e fundit të të plagosurit pak  çaste para se t’i bënin atentat.

LEXO EDHE:  Sekuestrohet kokainë me vlerë 1 mln euro/ Arrestohen 5 shqiptarë në Gjermani, mes tyre edhe një femër

LEXO EDHE:  Sekuestrohet kokainë me vlerë 1 mln euro/ Arrestohen 5 shqiptarë në Gjermani, mes tyre edhe një femër

“Informacioni i fundit që më erdhi, Preng Gjini ka qenë në një kafe në një qendër tregtare në zonën e Zogut të Zi, kur është shkëputur, ka lëvizur në drejtim të kryqëzimit të 21 Dhjetorit. Ka dalë në Vasil Shanto dhe më pas është ngjitur në pjesën për të dalë tek ura Pallatit me Shigjeta”, theksoi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hakmarrja mes familjeve nga Rrësheni/ Artan Hoxha zbulon se si u vra për një status në facebook nipi i Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Hakmarrja mes familjeve nga Rrësheni/ Artan Hoxha zbulon se si u vra për një status në facebook nipi i Preng Gjinit

Gazetari Artan Hoxha, është i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Opinion’, ku ka zbarhdur detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmje e sotme  në “Vasil Shanto”.

Hoxha tha se shpërthimi është i lidhur me nje histori hakmarrjesh mes familjeve Reçi dhe Gjini nga Rrësheni.

Vrasjet datojnë prej vitit 2016, duke numëruar 4 viktima nga të dyja familjet, dhe sipas Hoxhës, njëri prej tyre ka qenë krejtësisht i pafajshëm.



“Mes këtyre viktimave është dhe nipi i këtyre, Kreshnik Gjini, i cili ishte krejt i pafajshëm. Ai punonte kamarier në Blegjikë dhe u vra vetëm se bëri një status për vrasjen e Gaspër Reçit”, u shpreh Hoxha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE