Connect with Us

“Të shtyhen zgjedhjet”/ Sindikata e profesorëve letër Shahinit: Do prodhojnë drejtues fiktiv

Sociale

“Të shtyhen zgjedhjet”/ Sindikata e profesorëve letër Shahinit: Do prodhojnë drejtues fiktiv

Publikuar

-

“Të shtyhen zgjedhjet”/ Sindikata e profesorëve letër Shahinit: Do prodhojnë drejtues fiktiv

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë i është drejtuar me një shkresë zyrtare Ministrisë së Arsimit ku kërkon shtyrje të zgjedhjeve në universitetet publike.

Sipas Sindikatës, fati i qeverisjes së universiteteve varët nga drejtuesit e zgjedhur ndërsa nëse ato do të zhvilloheshin në afatin e përcaktuar do të çonin në emërime e jo zgjedhje dhe drejtuesit do të ishin fiktiv.

Njoftimi i Sindikatës së Profesorëve në Universitet:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

SINDIKATA E PUNONJËSVE TË UNIVERSITETEVE TË SHQIPËRISË (SPUSH)

Rruga “Bilal Konxholli”, Pallati “Dr. &. Di”, Kati I, Njesia Administrative nr. 8, Tiranë

INUS: L91623453V,Cel. 0693589216, e-mail: [email protected]

Tiranë, më 04/07/2020

Thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve në universitetet publike.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) po ndjek me shqetësim situatën e krijuar si pasojë e vendimit të Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, nr. 175, datë 30. 6. 2020, “Për zhvillimin e procesit zgjedhor për autoritet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë”.

Sindikata vëren se nuk është plotësuar asnjë kusht suplementar për adresimin e problematikave që kemi shtruar në deklaratën tonë të datës 06.05.2020, ku kërkonim shtyrjen e datës së zgjedhjeve, por as të arësyeve për të cilat Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë mori vendimin Nr.108, datë 8.05.2020 “Për shtyrjen e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë….”:

Së pari, këto zgjedhje në kohë pandemie dhe në mungesë të studentëve në Universitete janë formale sepse nuk krijojnë asnjë premisë e mundësi reale për konkurrim. Në kushtet kur numri i të prekurve me Covid-19 shtohet nga dita në ditë, hapja e fushatës për zgjedhje presupozon grumbullime studentësh e pedagogësh në takime me kandidatë për shefa departamentesh, dekanë dhe rektorë, të cilët do të shpalosin secili platformën e vet të drejtimit, gjë që në këto kushte është i pamundur, ashtu sic eshte e pamundur dhe llogaridhënia e drejtuesve aktualë që duan të rikonfirmohen, për rezultatet gjatë mandatit të tyre të sapo përfunduar.

Një trupë zgjedhore me peshë vote prej 10 % zerohet ose mund të krijojë mundësi të korrupsionit zgjedhor, ku kandidatë të caktuar mund të “sjellin” për të votuar vetëm studentët e “porositur” sa për fasadë dhe sërish, në kuptimin e ligjit, do të përfaqësonin fiktivisht 10 % të votave.

Nga një sondazh që SPUSH i ka bërë orareve të provimeve në universitete të ndryshme rezulton se sezoni i provimeve në gjithë fakultetet mbaron më 25 korrik 2020, pra 5 ditë para zgjedhjeve, ndërkohë që disa universitete e fakultete (si Fakulteti i Gjuhëve të Huaja) po i bëjnë provimet on-line, madje kjo vetëm për vitet e fundit, ndërsa për vitet e tjera Bachelor dhe Master as nuk u lejohet ardhja ne universitet deri me 25 Gusht 2020, në zbatim të Urdhrit 104, datë 30.04.2020 të Ministrit ku, ndër të tjera, urdhëron IAL për: “… krijimin e mundësive për kthimin në auditor të studentëve të viteve të para dhe të viteve të ndërmjetme të të gjitha cikleve të studimit, për përsëritjen e leksioneve, seminareve apo punëve  laboratorike, pas datës 25 gusht të vitit 2020, për një periudhë jo më pak se 4 javë”.

LEXO EDHE:  Avokat Ngjela bën parashikimin/ Zgjedhjet e parakohshme të pashmangshme

Kjo hedh poshtë konstatimin e ministres se “… Sipas raportimeve që IAL-të kanë paraqitur për prezencën e studentëve në ambientet e tyre, muaji korrik do të ketë një numër të madh studentësh të pranishëm në provime.”!!!

Zgjedhjet në këtë kohë të pandemisë dhe mungesës së studentëve në universitete u mohojnë plotësisht të drejtën e votës studentëve me banim jashtë qytetit dhe rrethit ku gjendet universiteti. Si do të shkojnë studentët nga rrethet për të votuar në universitetet e Tiranës apo ato rajonale, ndërkohë që dhe godinat studentore janë të mbyllura? A mund të urdhërojë MASR kthimin e të gjithë studentëve në auditore vetëm për hir të zgjedhjeve? A mund të organizojë MASR ose universitetet transportin e sigurtë të studetëve të rretheve për takime elektorale dhe ditën e votimit?

Si për ironi, vetë zonja ministre, në një prononcim të saj, thekson se “… Pa patur mundësi të votojnë studentët, natyrisht që nuk mund të ketë zgjedhje të mirëfillta nëpër universitete…”

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë me bindje të plotë se zhvillimi i zgjedhjeve është jo vetëm detyrim ligjor por dhe jetik për mbarëvajtjen e administrimit të universiteteve, e konsideron si një element kompromentues të procesit zgjedhor mospjesmarrjen e studentëve, apo zhvillimin e tyre në mungesë të një konkurrimi real siç e detyron dhe Ligji i Arsimit të Lartë. Për këtë arësye do të kërkonim rishqyrtimin e këtij urdhri për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme ligjore që të kemi autoritete dhe organe drejtuese legjitime në universitetet publike.

Propozimi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë është që të bëhet një shtyrje tjetër e datës së zgjedhjeve dhe si periudhë e përshtatshme zgjedhjesh mendojmë se do të ishte java e katërt e fillimit të vitit të ri akademik 2020 – 2021.

NË EMËR TË SINDIKATËS SË PUNONJËSVE TË UNIVERSITETEVE TË SHQIPËRISË

KRYETARI

Prof.asoc.dr. Sandër KOVAÇI

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Foto-Video/ Bashkia Kavajë fillon punimet në mes të sezonit turistik, pishat e rrëzuara bllokojnë rrugën

Publikuar

-

Nga

Foto-Video/ Bashkia Kavajë fillon punimet në mes të sezonit turistik, pishat e rrëzuara bllokojnë rrugën

Në mes të sezonit turistik, pa asnjë njoftim, Bashkia Kavajë ka nisur punimet për sistemimin e rrugës në zonën e njohur tek Viena, në plazhin midis Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës.

Siç mund të shikohet dhe nga pamjet e siguruara nga CNA.al, bashkia ka nisur dhe prerjen e pishave, duke bllokuar rrugën kryesore.



LEXO EDHE:  Avokat Ngjela bën parashikimin/ Zgjedhjet e parakohshme të pashmangshme

Sikur të mos mjaftonte kaosi i shkaktuar dhe pa asnjë njoftim, mungon dhe prezenca e punonjësve të policisë, çka e bën edhe më të koplikuar situatën, duke rrezikuar dhe jetën e qytetarëve./CNA.al


LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-Veliaj “mbyt” me pluhur qytetarët/ Rrugët e lëna përgjysmë ndotin ajrin në Komunën e Parisit

Publikuar

-

Nga

Veliaj “mbyt” me pluhur qytetarët/ Rrugët e lëna përgjysmë ndotin ajrin në Komunën e Parisit

Çdo ditë e më shumë po vërtetohet se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po i le qytetarët në mëshirë të fatit.

Prej më shumë se një jave, zona e Komunës së Parisit është pushtuar nga pluhuri dhe ajri i ndotur.

Në këtë zonë të Tiranës po bëhen punime për rregullimin e rrugës, por siç shihet edhe nga foto duket se është lënë paksa pasdore.

Përpara një pallati janë hedhur disa inerte që veçse kanë ndotur ambjentin, kanë krijuar dhe shqetësim te banorët që jetojnë aty.

Dherat e gurët kanë mbuluar të gjithë rrugët dhe pluhuri arrin në katet e larta të ndërtesave.



Firma që po bën punimet nuk ka marrë asnjë masë për të ulur nivelin e pluhurave. Ndërsa as Bashkia e Tiranës nuk po kujdeset për mirëqenien e banorëve të kryeqytetit.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ PD zyrtarizon kandidatët për 3 bashki

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ PD zyrtarizon kandidatët për 3 bashki

Deri më tani nuk është vënë re të bëhen shërbime për mirëmbajtjen e zonës, nuk lagen trotuaret, rrugët, grumbujt me dhera, me gurë apo me tulla duke e bërë ajrin mbytës dhe të ngarkuar nga pluhuri.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk po kujdeset si duhet për qytetarët dhe nuk po i mbikëqyr firmat që po i paguan me lekët e taksapaguesve shqiptarë.

Maskat kundra Covidit në këto ditë, në këtë zonë më shumë sesa nga virusi, duhen për të të mbrojtur nga pluhurat dhe papastërtitë fluturuese të firmave të lali Erit.

Dikush duhet ta zgjojë Veliajn dhe t’i tregojë kushtet në të cilat po jetojnë banorët e Komunës së Parisit për shkak të papërgjegjshmërisë së tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Covid-19 është normalitet i ri/ Manastirliu: Bëni kujdes!

Publikuar

-

Nga

Covid-19 është normalitet i ri/ Manastirliu: Bëni kujdes!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka përsëritur thirrjen për kujdes të shtuar për t’u mbrojtur nga Covid-19.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu shprehet se të gjithë qytetarët mund të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së virusit që po shkakton çdo ditë viktima.
Në grafikën e postuar prej saj kërkohet nga qytetarët që të kujdesen për të ruajtur distancën, pasi përhapja e Covid-19 në vendet publike është më e madhe dhe duhet patur kujdes.
“Normaliteti i ri kërkon vetëm pak kujdes nga secili prej nesh, në përditshmërinë tonë. Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit! Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit duke ruajtur distancën nga njëri-tjetri. Mos harroni, mos i shtrëngoni duart ose mos shkëmbeni përshëndetje fizike. Kudo që të jetë e mundur qëndroni 1.5 metra larg dhe praktikoni higjienë të mirë të duarve veçanërisht pasi të keni qënë në hapësira publike”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE