LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Surprizat e motit/ Dita nis me diell, por në mesditë priten rrebeshe shiu

4 Korrik 2020, 06:03, Sociale CNA
Surprizat e motit/ Dita nis me diell, por në mesditë priten rrebeshe

Dita e shtunë nis me përkeqësim gradual të situatës së parashikuar meteorologjike.

Moti pritet të nis me kthjellime por gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, por përjashtuar këtu vijën bregdetare dhe një pjesë të ultësirës perëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në zonat kodrinore- malore do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e stuhive dhe shrëngatave dhe lokalisht nuk përjashtohen rrebeshet afatshkurtër me breshër.

Përgjatë vijës bregdetare dhe një pjesë të ultësirës perëndimore reshjet do të jenë lokale, afatshkurtra dhe në formë pikash./CNA.al

Lajmet e fundit nga