Connect with Us

Putin në pushtet deri në 2036-ën/ Shenjë stanjacioni dhe jo force

Blog

Putin në pushtet deri në 2036-ën/ Shenjë stanjacioni dhe jo force

Publikuar

-

Putin në pushtet deri në 2036-ën, shenjë stanjacioni dhe jo force

Nga Adam Taylor “The Washington Post”

Presidenti rus Vladimir Putin, ia ka kaluar tashmë gati të gjithë bashkëmoshatarëve të tij. Ai
e ka udhëhequr Rusinë, në një mënyrë apo tjetrën, për dy dekada. Dhe nuk ka ndërmend të largohet nga pushteti. Këtë javë, rusët shkuan në votime për t’u shprehur mbi ndryshimet kushtetuese, që do t’i japin mundësi Putinit të shërbejë edhe 2 mandate të presidenciale 6-vjeçare, kur ai aktuali të mbarojë në vitin 2024.

Nëse Putini do të mbetet në Kremlin deri në vitin 2036, ai do ta kalojë me shumë vite kohën e sundimit të Josif Stalinit, duke u bërë udhëheqësi rus me jetëgjatë në pushtet që nga koha e Pjetrit të Madh, Cari që drejtoi për 43-vjet atë që do të bëhej Perandoria Ruse, deri në vdekjen e tij në vitin 1725.
Kur mori për herë të parë postin e kryeministrit në vitin 1999, Putini ishte vetëm 46-vjeç. Në vitin 2036, ai do të jetë 83-vjeç. Lideri çeçen Ramzan Kadirov, një aleat i ngushtë i Putinit, deklaroi të martën se presidenti duhet të mbetet në krye të vendit derisa të jetë gjallë.

“E kush mund ta zëvendësojë atë sot për sot? Nuk ka asnjë udhëheqës politik si ai në një shkallë globale”- deklaroi Kadirov. Një pjesë e konsiderueshme e rusëve, mund të bien dakord me këtë konstatim. Siç shkruan Isabel Kurshudjan për “The Ëashington Post”, Putin nuk kishte shumë nevojë të mbante një votim mbarëkombëtar për zgjatjen e mandatit të tij. Pasi parlamenti rus i kishte miratuar ndryshimet që në mars.
Por nxitja e Kremlinit për të garantuar një pjesëmarrje të madhe në referendum, ishte një përpjekje për të ndërtuar një lloj mbulese të jashtme të “legjitimitetit”. Ngjarja në tërësi pati pak vëmendje nga opinioni publik për shkak të pandemisë së koronavirusit, që javët e fundit e ka goditur rëndë vendin.

Qeveria ruse hoqi thuajse të gjitha masat kufizuese më 24 qershor, edhe pse rastet e konfirmuara deri tani janë mbi 650.000, duke e bërë Rusinë vendin e tretë më të goditur në botë nga pandemia, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.
Kur Putini votoi në Moskë të mërkurën, zgjodhi të mos mbante maskë në fytyrë, ndryshe nga anëtarët e komisionit në qendrën e votimit. Arroganca ka ndihmuar në rënien e udhëheqësve të mëparshëm rusë. Tatjana Stanovaja nga think-tanku “Carnegie Moscoë”, argumenton se Putini e mbajti referendumin këtë jave për të “çimentuar situatën e krijuar pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, që rriti ndjeshëm popullaritetin e tij në vend”.

“Në realitet, ai nivel popullariteti nuk ekziston më”-shkruan Stanovaja. Popullariteti i presidenti rus ka pësuar një rënie historike. Shumë udhëheqës të huaj, do ta shohin me shqetësim çdo zgjatje të mandatit të Putinit si president i Rusisë.
Vetëm këtë javë, mediat raportuan se zyrtarët e inteligjencës amerikane kishin zbuluar se një njësi spiune ushtarake ruse u kishte dhënë ndihma militantëve të lidhur me talebanët, për të sulmuar forcat e koalicionit në Afganistan, përfshirë trupat amerikane dhe ato britanike.

Moska e ka mohuar këtë akuzë, duke sugjeruar se ajo “ilustron aftësitë e ulëta intelektuale të propagandistëve në inteligjencën amerikane”, të cilët “dështuan në luftën e tyre 20-vjeçare në Afganistan”. Taktika dhe mohime të tilla janë tipike për politikën e jashtme ruse nën Putinin. Aleatët e shumtë të Kremlinit, kanë kryer shumë operacione sabotimi nëpër botë vitet e fundit. Forcat ruse ndërhyrë në konflikte të huaja, jo vetëm në Ukrainë dhe Gjeorgjinë fqinje, por edhe fushëbeteja më të largëta si Siria dhe Libia.
Përfshirja ruse ka qenë e kushtueshme për të gjithë, dhe ka sjellë vdekjen e më shumë civilëve, siç janë ata që shënjestrohen me dashje nga sulmet ajrore ruse në Siri. Nuk është e vështirë ta lidhësh këtë qasje luftarake me presidentin rus.

LEXO EDHE:  Kurani dhe Bibla kanë më shumë të përbashkëta, nga sa mund ta mendoni

Siç e thekson gazetarja Kethtrin Belton në librin e saj të ri “Njerëzit e Putinit”, ai e ka bërë këtë gjë për dekada. Si oficer i KGB-së në Drezden në vitet 1980, Putini ka të ngjarë të ketë ndihmuar me fonde dhe udhëzime grupet terroriste që me sulmet e tyre vdekjeprurëse synuan të “mbjellin kaos në Perëndim”.

Por Rusia e Putinit ka qenë më e suksesshme në luftën kundër Perëndimit, duke e minuar këtë të fundit më shumë paqësisht, sesa përmes konfrontimit të dhunshëm. Përpjekjet për të ndikuar në sistemin politik amerikan përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, janë një nga shembujt kryesorë.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse presidenti Trump nuk ishte në dijeni të ndërhyrjeve ruse në Afganistan, apo nëse ai e dinte dhe i injoroi ato. Asnjë nga skenarët nuk duket të jetë i mirë. Putin nuk mund të mbijetojë pafundësisht vetëm përmes kaosit.
Megjithëse qëndrimi i tij i gjatë në detyrë, i ka dhënë mundësi të tejkalojë rivalët globale, përfshirë ata në Uashington, ndaj sundimi i tij i gjatë mund të jetë tashmë një barrë më shumë për rusët. Pjesa më e madhe e mbështetjes së tij të hershme, erdhi nga gatishmëria e tij për të goditur oligarkët e fuqishëm dhe shpesh të korruptuar, së bashku me rritjen e standardeve të jetesës për rusët në përgjithësi pas trazirave të vitit 1990.
Ndërsa fitoi në votimet e fundit me një diferencë të madhe, ka shenja të rënies së mbështetjes që gëzonte ai dikur.

Popullariteti i Putin ra këtë pranverë nga një shifër absolute në rreth 60 për qind, më i ulëti që nga viti 2013. Dhe si me shumë zgjedhje të tjera në Rusi, referendumi u njollos nga një valë akuzash për manipulime.
Ekspertët kanë pakënaqësi në rritje, edhe në sfera të kundërta brenda botës politike të Rusisë. “Disa vijnë nga mendimtarët liberalë të qyteteve të mëdha, të tjerat nga provincat e largëta të varfra”-shkroi analisti politik Kiril Rogov në Facebook.
Thirrje të tilla e kanë një bazë të fortë në realitetin faktik. Në mesin e sanksioneve perëndimore, dhe një rënie të madhe të çmimit të naftës, ekonomia ruse duket se do të ketë një tjetër vit të vështirë. FMN pret që PBB-ja të blerë me 6.6 për qind në vitin 2020.

Pandemia ka ekspozuar disa nga dobësitë e Putinit, dhe ka zëra se Moska po e fsheh numrin real të të vdekurve nga Covid-19. Ndërkohë, Rusia po përballet me sfida të mëdha në skenën botërore. Moska duket si një lojtare e vogël, në betejën e madhe gjeopolitike midis Uashingtonit dhe Pekinit, në të cilën Putini mund të angazhohet për të shmangur mënjanimin.

Dhe pak udhëheqës botërorë, rrezikuan të ndiqnin paradën e tij ushtarake në fillim të majit, për të shënuar 75 vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Por çështja kryesore me të cilën përballet Putini është ajo që artikulohet nga Kadirov:Kush është gati ta zëvendësojë atë? Nëse përgjigja është askush, kjo nuk është kurrfarë shenje fuqie. Përkundrazi, është një shenjë e një vendi po bie në një stanjacion të gjatë politik./Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

E çuditshme por e vërtetë/ Karantina ka bërë më të lumtura shumë familje

Publikuar

-

Nga

E çuditshme por e vërtetë/ Karantina ka bërë më të lumtura shumë familje

Disa njerëz mund të mos bien dakord, por një studim i ri sugjeron se mbyllja e imponuar në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka forcuar marrëdhëniet e shumë prindërve me fëmijët e tyre.

Studimi, i publikuar nga Instituti për Kërkime Sociale dhe Ekonomike në Universitetin Eseks në Britaninë e Madhe, zbuloi se rreth një e katërta e prindërve, raportojnë përmirësim të  marrëdhënieve me fëmijët e tyre, që kur qeveria britanike miratoi politikën e saj të qëndrimit në shtëpi.

Më pak se 5 për qind e të anketuarve, thanë se raportet me fëmijët ishin përkeqësuar. Rezultatet bazohen në hulumtimet për studimin e Kuptimit të Shoqërisë gjatë Covid-19, një studim kombëtar përfaqësues që mblodhi të dhëna nga 5.500 prindër.

Studimet e mëparshme të institutit, kanë raportuar se nënat po kryejnë një sasi disproporcionale punësh shtesë, përfshirë në kujdesin për fëmijët, që normalisht në atë periudhë do të duhej të ishin në shkollë. Por gjetjet e reja, sugjerojnë se kjo nuk ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet e tyre me fëmijët.

“Shumë nga studimet e fundit, kanë nxjerrë në pah barrën ekonomike dhe të kujdesit në rritje fëmijët nga ana e grave”- thotë profesore Briena Perelli-Harris nga Qendra ESRC për Ndryshimin e Popullsisë në Universitetin e Sauthemptonit, që e drejtoi studimin së bashku me Sandra Ualzenbah nga Universiteti Eseks.

Ajo tha se një studim i muajit prill mbi pasojat e Covid-19, tregoi se nënat kalonin mesatarisht 9 orë më shumë në javë gjatë karantinës për kujdesin e fëmijëve dhe shkollimin e tyre në kushtet e shtëpisë, krahasuar me baballarët.

“E megjithatë, gati një e treta e grave duket se po përfitojnë nga masat kufizuese, si një kohë për t’u afruar me fëmijët e tyre. Vetëm 5 për qind e tyre, raportuan se marrëdhëniet e tyre ishin përkeqësuar. Duket se përkundër presioneve të pabarabarta të shkollimit në shtëpi dhe punëve të shtëpisë, nënat raportuan më shumë sesa baballarët një përmirësim në marrëdhëniet e tyre”- thotë Perelli-Harris.

LEXO EDHE:  Pse dha dorëheqjen Papa Benedikti XVI?

LEXO EDHE:  Pse dha dorëheqjen Papa Benedikti XVI?

Shumë prindër, thanë se kishin marrëdhënie më të ngushta me fëmijët e tyre, pasi kishin ndihmuar në shkollimin e tyre në kushtet e shtëpisë. Gati 40 për qind e prindërve, që i reduktuan orët e tyre të punës për t’u kujdesur për fëmijët, thanë se marrëdhëniet mes tyre ishin përmirësuar.

Vetëm 6 për qind, pohuan se marrëdhëniet e tyre ishin përkeqësuar. Por, disa prindër kanë hasur më shumë vështirësi se të tjerët. Më pak nëna beqare, raportuan një përmirësim në marrëdhëniet me fëmijët e tyre, dhe më shumë pohuan se ato ishin përkeqësuar.

Rreth 10 për qind e prindërve që thanë se e kishin të vështirë të përballeshin me situatën e re, apo që mendonin se e ardhmja e tyre financiare do të përkeqësohej, ka më shumë të ngjarë të thonë se marrëdhëniet me fëmijët e tyre ishin përkeqësuar, ndërsa 27 për qind thanë se marrëdhëniet e tyre ishin përmirësuar.

“Vëzhgimi ka treguar se puna nga shtëpia dhe ndihma në kryerjen e detyrave të shkollës në shtëpi, duket se përmirëson marrëdhëniet prindër-fëmijë”- deklaron Perelli-Harris. Por ajo thekson se ata që kanë mundësi të punojnë nga shtëpia, kanë shumë të ngjarë të kenë të ardhura dhe arsim më të lartë. Në përgjithësi, gati një e treta e atyre që ndodhen në situata më të vështira, raportojnë gjithsesi se marrëdhëniet e tyre me fëmijët ishin përmirësuar./ The Guardian-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Nga i pastrehë në yll kinemaje/ Historia tragjike, por dhe frymëzuese e Silvester Stalones

Publikuar

-

Nga

Nga i pastrehë në yll kinemaje/ Historia tragjike, por dhe frymëzuese e Silvester Stalones

Të thuash që Silvester Stalone ka pasur një jetë të vështirë, do të ishte një nënvlerësim i madh. Nga të gjitha rrëfimet frymëzuese të artistëve me famë botërore, e tija është sigurisht e më e spikatur. Shumë njerëz e njohin Stalonen përmes filmit “Rocky”, historinë e një boksieri amator që përpiqet të mbijetojë në rrugët e Filadelfias.

Për të siguruar jetesën, Balboa punon si mbledhës borxhesh për llogari të një gangsteri të zonës, dhe ndeshet në nivele amatore për shuma të vogla parash. Më në fund, shfrytëzon shansin e madh, dhe arrin të bëhet kampion bote i peshave. Ky film ka në fakt shumë elementë autobiografikë.

Jeta për Stalonen ishte një luftë e vërtetë që kur lindi. Problemet gjatë lindjes, u shoqëruan me një gabim të mjekut gjinekolog, që i shkaktuar një paralizë të pjesshme të fytyrës në anë e majtë, duke përfshirë pjesë të mjekrës, buzës dhe gjuhës.

Për pasojë, Stalone mbeti me pamjen e tij hungëritësh, dhe fliste me vështirësi. Duke u rritur në një zonë të Nju Jorkut të njohur si “Hell’s Kitchen”, Stalone ishte dëshmitar i zënkave të vazhdueshme në shtëpi midis nënës dhe babait të tij.

Kur u largua nga shtëpia, paragjykohej vazhdimisht për shkak të pamjes së tij të çuditshme, dhe vështirësisë në të folur. U përjashtua shumë herë nga shkolla, si rezultat i notave të dobëta, përleshjeve të shpeshta me bashkëmoshatarët, dhe problemeve me sjelljen.

Problemet e vazhdueshme financiare, sollën edhe dëbimin nga shtëpia ku banonte me qira.

I pastrehë për mbi 3 javë, aktori ishte i dëshpëruar për para, dhe pikërisht në atë kohë ai pranoi një rol në një film pornografik. Për punën e tij, u pagua vetëm 200 dollarë në 3 ditë xhirime.

Siç kujton më vonë Stalone:”Isha i detyruar ose të luaja në atë film ose të vidhja dikë, pasi nuk kisha rrugë tjetër”. Më pas Stalone vendosi të bëhet aktor profesionist. Por pavarësisht audicioneve të shumta që dha, u përball në fillim me refuzime të shumta.

Në këto kushte, Stalone mendoi të hynte në botën e kinemasë si skenarist. Sërish u refuzua. I mbetur pa asnjë të ardhur, e shiti i dëshpëruar për 50 dollarë qenin e tij të dashur. Jeta e tij vazhdoi të ishte e mjerueshme. Pasi shëtiste gjithë ditën nëpër rrugëve të ngrira të Nju Jorkut, mbrëmjeve shkonte në një bibliotekë të zonës për t’u ngrohur disi.

Duke shfletuar libra të ndryshëm në raftet e bibliotekës, ai gjeti edhe një herë frymëzimin për të shkruar një tjetër skenar. Për të përsosur stilin e tij, Stalone lexoi vepra të ndryshme të shumë autorëve të famshëm. Nëpërmjet tyre, ai gjeti edhe një herë motivimin e nevojshëm për t’ia dalë, pavarësisht rrethanave të vështira ku gjendej.

LEXO EDHE:  A ka apo jo jetë në planetin Mars?

LEXO EDHE:  Miliona njerëz pësojnë sulme në zemër, pa e ditur fare këtë

Në 1975, pasi pa ndeshjen e boksit mes Muhamed Ali dhe Çak Uepner, Stalone filloi të krijojë idenë e një skenari filmi. Ai e shkroi për 3 ditë skenarin për filmin “Rocky”. Ua propozoi atë shumë producentëve. Por për muaj më radhë sërish u refuzua.

Më në fund gjeti një regjisor që e përqafoi idenë e tij, Robert Çertof. Por studioja që e pranoi skenarin “United Artists”, këmbëngulte të gjente një aktor tashmë të njohur për të luajtur rolin e Roki Balboas. Por Stalone as nuk e çonte ndërmend, që dikush tjetër të luante në një rol të krijuar prej tij me aq shumë mund.

Pavarësisht ngurrimit të tyre të vazhdueshëm, regjisorët në fund ranë dakord që të ishte vetë Stalone ai që do të luante personazhin e Rokit. Kompania “United Artists”, ishte shumë mosbesuese dhe mori paraprakisht masa ndaj humbjeve të mundshme në shitjen e biletave. Por “Rocky” do të kishte në fakt shumë sukses, duke mbuluar të ardhurat zhgënjyese që pati filmi tjetër i kësaj kompanie, i dalë në të njëjtën kohë.

“Rocky” pati një buxhet i vogël prej 1 milionë dollarësh, çka e detyroi stafin të përshpejtonte prodhimin. Por kjo u bë më e vështirë nga dëmtimet fizike që pësoi Stalone dhe Karl Uedhërs (që luajti rolin e Apollo Kridit) gjatë një skene në ring. Përkundër këtyre pengesave, “Rocky” arriti të përfundojë xhirimet në vetëm 28 ditë.

Që në fundjavën e parë të premierës, filmi arkëtoi mbi 5 milionë dollarë fitime. Dhe kur u llogaritën arkëtimet në total disa javë më vonë, “Rocky” kishte prodhuar një fitim prej 117 milionë dollarësh vetëm në kinematë e Amerikës së Veriut.

Ndërkohë, në vendet të tjera fitimet llogariteshin mbi 107 milionë dollarë. Shitjet totale të biletave, garantuan një kthim prej mbi 11.000 për qind të investimit që kishte bërë studioja filmike. “Rocky” rezultoi të ishte filmi më fitime më të mëdha në SHBA për vitin 1976.

Stalone u nominua për aktorin më të mirë dhe skenarin më të mirë origjinal në ceremoninë e 49-të të Academy Aëards. Sot, Silvester Stalone ka një pasuri prej mbi 400 milionë dollarësh, dhe është shfaqur në më shumë se 50 filma si aktor dhe procudent. “Askujt nuk i pëlqen të dështojë. Unë i mësova leksionet që më dha jeta. Ajo të jep dhunti të caktuara, dhe t’i duhet që t’i shfrytëzosh ato”- thotë aktori./ Powerofpositivity.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Shtatë luftërat, ku forcat guerile mposhtën ushtritë profesioniste

Publikuar

-

Nga

Ushtritë e mëdha profesioniste, nuk i fitojnë gjithmonë luftërat ku angazhohen. Ndonjëherë ato që fitojnë janë njësitë luftarake të parregullta; qofshin këto forca vullnetare apo specialistë të trajnuar me taktikat jo konvencionale të luftës. Ata përballen me armikun përmes taktikave të ndryshme të mashtrimit, duke ia dalë të kenë avantazh ndaj një armiku shumë më të përgatitur apo më të madh në numër.

Spanja dhe lindja e guerileve

Termi “luftë guerile” vjen nga Lufta Gadishullore e viteve 1807-1814. Perandori francez, Napoleon Bonaoparti përdori një kombinim të manovrave politike dhe ushtarake, për të vënë nën kontroll Spanjën, dhe për të vendosur në fronin e saj mbretëror vëllain e tij.

Po kjo gjë u kundërshtua nga shumë spanjollë, të cilët sulmuan forcat pushtuese, dhe i mbështetën britanikët kur ata nisën të përballen me Napoleonin në gadishullin Iberik.

Sulmet nga njësitet guerile ishin shpesh brutale, ashtu siç ishin edhe hakmarrjet ndaj tyre, që përfshinin masakrat e shumta të kryera nga ushtarët francezë. Fjala “guerile”, që në spanjisht do të thotë “luftë e vogël”, hyri në gjuhën angleze përmes trupave britanike që e dëgjuan atë shpesh në gadishull.

Revolucioni Haitian

Revolucioni Haitian i viteve 791-1804 ishte unik në llojin e vet. Ai pati sukses dhe nuk u nxit nga shtresa e mesme, por përkundrazi ishte një rebelim i madh i skllevërve. Banorët e Santa Domingos i dëbuan kolonistët francezë. Njësitet e rebelëve përbëheshin nga skllevër të çliruar.

Zemërimi i shkaktuar nga skllavëria, solli akte brutale nga të dy palët. Numri i të vdekurve ishte i jashtëzakonshëm. Pasi i dëbuan padronët e tyre kolonialë, rebelët themeluan kombin e Haitit. Ajo ngjarje i tronditi fuqitë e mëdha të Evropës.

Të Njëmijtët në Itali

Fushatat e Xhuzepe Garibaldit për të bashkuar Italinë, u zhvilluan përmes forcave të parregullta ushtarake. Garibaldi ishte një nacionalist që mbështetej tek vullnetarët atdhetarë, për të formuar ushtritë me të cilat realizoi revolucionin e shumëpritur.

Ekspedita e Të Njëmijtëve në Sicili e vitit 1860 ishte më e shquara nga ato fushata. Duke qenë 25 herë më pak në numër se sa armiku, këmishëkuqtë e Garibaldit arritën të mposhtin ushtritë profesioniste të Mbretërisë së Napolit në një seri betejash të vogla.

Duke sulmuar gjithmonë të parët, trupat e Garibaldit ngjallën panik tek napolitanët. Kur kërkuan armëpushim, këta të fundit ishin sërish 5 herë më të shumtë në numër, megjithëse siçilianët kishin kaluar në anën e Garibaldit. Pasi vuri nën kontroll Siçilinë, Garibaldi u hodh në pjesën kontinentale të vendit. Ai e pushtoi Mbretërinë e Napolit, duke hyrë në qytet hipur në një tren me një pjesë të vogël të ushtarëve të tij. Ai ia kishte dalë të bashkonte pjesën më të madhe të Italisë.

Lufta e Dytë Botërore

Lufta e Dytë Boere e viteve 1899-1902, nuk solli një fitore të trupave të parregullta. Por ajo kujtohet ende si një triumf i taktikave guerile. Lufta nisi me sukseset e njëpasnjëshme të Boerëve, të cilat e tronditën Perandorinë Britanike. Britanikët u kundërpërgjigjën, duke dërguar në koloninë e Afrikës së Jugut një ushtri profesioniste.

Trupat britanike marshuan përtej Republikës së Transvalit dhe Shtetit të Lirë të Oranzhit, duke i detyruar boerët që të tërhiqen. Më pas këta të fundit, nisën të përdorin taktikat guerile. Pushkatarët boerë i shkaktuan dëme të rënda britanikëve.

LEXO EDHE:  Zbardhet data/ Ja kur do zhvillohet biseda e parë Putin-Trump

LEXO EDHE:  Kush do ta pasojë Putinin në krye të Rusisë?

Luftimet e vazhdueshme guerile, i detyruan britanikët të ndërtonin kampe përqendrimi dhe të rrethonin me tela me gjemba zona të mëdha nëpër shkretëtirë, për të kufizuar lëvizjen e boerëve. Edhe pse në fund britanikët fituan, ajo ishte një fitore e dhimbshme, dhe nga e cila mësuan shumë gjëra se si nuk duhej luftuar.

Afrika Lindore në Luftën e Parë Botërore

Britanikët u përballën me një situatë të ngjashme në Afrikën Lindore gjatë Luftës së Parë Botërore. Këtu, koloneli gjerman Paul Von Letov-Vorbek, e kuptoi se kishte shumë më pak trupa se armiku. Dhe në vend të një beteje frontale, ai e riorganizoi ushtrinë e tij duke përdorur pritat dhe sulmet guerile. Ai godiste dhe tërhiqej me shpejtësi.

Britanikët i ndoqën gjermanët këmba-këmbës duke përfituar nga numri i madh i trupave në dispozicion, përfshirë trupat e Afrikës së Jugut që kishin luftuar më parë kundër tyre. Gjenerali britanik Jan Smats, një veteran boer, drejtoi fushatën më të suksesshme kundër tij, duke përdorur manovrat dhe jo forcën brutale.

Gjatë 4 viteve të luftës, britanikët nuk ishin në gjendje të kapnin Letov-Vorbek. Bastisjet dhe vjedhjet e furnizimeve nga ana e gjermanëve, ishin vazhdimisht problematike për ushtrinë britanike.

Burma në Luftën e Dytë Botërore

Britanikët ndërruan rolet në Burma gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këtu, të nxitur nga sulmet e ushtrisë japoneze, ata adoptuan taktikat e luftës guerile. Ushtarakë të njohur si Hjuxh Sigrim dhe të tjerë, rekrutuan rrjete luftëtarësh guerilë nga Birmania, që e kundërshtonin pushtimin japonez.

Gjithashtu, britanikët trajnuan disa nga trupat e tyre për luftë guerile. Të udhëhequra me sukses nga Ordi Uingejt, këto forca u parashutuan prapa linjave të ushtrisë japoneze, për të sulmuar furnizimet dhe linjat e tyre të komunikimet. Uingejt zhvilloi një strategji të ndërtimit të bazave të vogla në xhunglën e kontrolluar nga Japonia, nga e cila mund të nisnin sulmet komando.

Lufta e Vietnamit

Vietnami u prek rëndë në shekullin XX nga dy luftëra, në të cilat forcat e parregullta mposhtën ushtritë e huaja të pajisura me mjetet më moderne të kohës. Në fillim nisi Lufta e Indo-Kinës (1950-1954), në të cilën vietnamezët mposhtën ushtrinë koloniale franceze.

Në betejën e Dien Bien Phu, vietnamezët përdorën biçikletat për të zhvendosur pajisjet dhe artilerinë e lehtë nëpër kodra. Në pamundësi për të përdorur tanket e tyre në një terren të dendur xhungle, dhe të shkëputur nga linjat e furnizimit, francezët u mundën.

Pastaj erdhi Lufta e Vietnamit (1955-1975). Sërish, vietnamezo-veriorët u mbështetën tek taktikat e luftës guerile, duke i zënë prita vietnamezëve të jugut dhe aleatëve të tyre amerikanë. Kurthet, mashtrimet dhe rrjetet e gjera të tuneleve nëntokësore, luajtën një rol të madh në atë luftë.

Megjithëse Amerika përdori në atë luftë të gjithë fuqinë e saj industriale atë të zjarrit, ajo nuk mundi t’i mposhtte dot taktikat guerile, dhe manovrimin strategjik të gjeneralit vietnamezo-verior Xhap. / War History – Bota.al

LEXO TE PLOTE