Connect with Us

Përvjetori i vdekjes/ Çfarë nuk dini mbi liderin e grupit të famshëm “The Doors”, Xhim Morison

Blog

Përvjetori i vdekjes/ Çfarë nuk dini mbi liderin e grupit të famshëm “The Doors”, Xhim Morison

Publikuar

-

Xhim Morison ishte këngëtar dhe shkrimtar, vokalisti kryesor i grupit të famshëm amerikan të rrokut “The Doors”.

Për shkak të teksteve të tij poetike, zërit të veçantë, karakterit të vrazhdë, koncerteve të bujshme, dhe rrethanave të veçanta të jetës por edhe të vdekjes së tij të parakohshme, ai është cilësuar nga kritika por dhe fansat, si një nga artistët më unikë të historisë së rokut.

Po ku ishte Xhim Morison? Lindi si Xhejms Daugllas Morison në Melburn të Floridas më 8 dhjetor 1943, me prindër Klara Virginia dhe admiralin e ushtrisë amerikane Xhorxh Morison. Paraardhësit e tij ishin skocezë, irlandezë dhe anglezë.
Morison pati një motër më të vogël, Anën, dhe një vëlla më të vogël, Endrjun. I ati kishte një karakter të ashpër, tipik prej ushtaraku. Xhimi mendonte se prindërit e tij ishin të dalë mode me sjelljet e tyre, ndaj ai nisi të kishte mendime të ndryshme jo vetëm nga prindërit por edhe mësuesit e tij.

Kur ishte i ri, lexonte shumë më tepër nga bashkëmoshatarët e tij. Pasioni i tij për letërsinë, e detyronte ndonjëherë mësuesin e tij ta thërriste Bibliotekën e Kongresit, për t’u siguruar që Morison nuk po trillonte ndonjë nga librat për të cilët fliste. Dhe në fakt nëse një nxënës në gjimnaz do të fliste mbi “demonologjinë e shekujve XVI-XVII”, me siguri që çdo mësues do të ishte mosbesues.

Xhimi kishte një zgjuarsi të madhe. Koefiçenti i tij i inteligjecës (IQ) ishte 149 , dhe shumë njerëz ishin të vetëdijshëm për hiper-inteligjencën e tij. Ai u diplomua në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxheles për artin teatrore, ndërsa realizoi 2 filma me metrazh të shkurtër “First Love” dhe “Obscura”.

Sikurse e pohonte edhe vetë ngjarja që i ndryshoi jetën, ndodhi gjatë një udhëtimi familjar në vitin 1947. Ai e përshkruante kështu atë:”Herën e parë që përjetova vdekjen… Unë, mamaja, babai, gjyshja dhe gjyshi im po udhëtonim nëpër shkretëtirë në agim.

Unë isha fëmija, dhe duhej të qëndroja në makinë, ndërsa babai dhe gjyshi shkuan t’i hidhnin një sy një trupi të pajetë në anë të rrugës. Ajo ngjarje do të ndryshonte përgjithmonë jetën time”. Gjithsesi, familja e tij pretendonte se nuk e mbante mend atë ngjarje.

LEXO EDHE:  Horror në Durrës/ Nipi godet gjyshen me thikë në kokë

I ati e cilësoi episodin si trillim të një djali të llastuar. Edhe e motra tha:”Xhimit i pëlqente të tregonte histori, dhe t’i zmadhonte ato. Ai më tha më vonë se kishte parë një indian të vdekur anash rrugës, por unë nuk e di nëse kjo gjë është e vërtetë”.
Morison nisi të bënte një jetë boheme në Kaliforni. Ai synonte të gjente shtigje dhe ide të reja për jetën. Në një rast, jetoi për disa javë rrugëve duke konsumuar drogën haluçinogjene LSD, dhe fasule të konservuara. Pas diplomimit në universitet, disa nga poemat ia lexoi mikut të tij Rei Manzarek, dhe të dy krijuan një grup muzikor.
Pak më vonë, grupit iu shtuan Robi Kriger dhe Xhon Densmor. “The Doors” krijonte këngë me tekste mistike. Morison, Kriger dhe Densmor ishin të apasionuar pas praktikave budiste të meditimit Maharishi Mahesh Yogi. Edhe para se të krijohej grupi, Morison krijonte vetë disa ilaçe qetësues, pinte shumë alkool.

Ndërkohë në shumë raste shfaqej tërësisht i dehur në studion e regjistrimit. Si shumë yje të rrokut, Morison mori disa pseudonime gjatë karrierës së tij muzikore. Më popullori ishte “The Lizard King”, por edhe “Mojo Risin” dhe “King of Orgasmic Rock”.
Xhim Morison vdiq në kryeqytetin francez Paris, në moshë të re, vetëm 27-vjeç. Ai u gjet i vdekur nga e dashura e tij Pamela Kurson në vaskën e banjos më 3 korrik 1971. Autoritetet thanë se vdekja e tij erdhi nga një atak kardiak. Por kjo ngjarje mbetet ende e rrethuar me mister edhe sot e kësaj dite, për faktin se mbi trupin e tij nuk u krye asnjë autopsi, pasi kjo procedurë nuk është e detyrueshme sipas ligjeve në Francë.

Vdekja tragjike e bëri atë pjesëtar të “Klubit 27”, një grup aktorësh dhe muzikantësh që vdiqën tragjikisht kur ishin 27-vjeç. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe Xhimi Hendriks, Xhenis Xhoplin, Kërt Kobein, Emi Uajnhauz dhe Anton Jelçin.
Morison u varros në varrezën e famshme “Le Pere Lachaise”, ndërsa varri i tij është një vend pelegrinazhi për fansat e tij të shumtë. Grupi nuk e pati më suksesin e dikurshëm. Pa Xhimin dhe zërin e tij të veçantë, “The Doors” u shpërbënë pas 2 vjetësh./Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Ekstremet emocionale/ Pse vdekjen e një njeriu e përjetojmë si tragjedi, dhe të mijërave si statistikë?

Publikuar

-

Nga

Nga Tiffanie Wen

“Nëse shoh turmën, nuk do të veproja dot kurrë. Nëse shoh një person të veçantë, atëherë po”. Janë këto janë fjalët e një gruaje, aktet e bamirësisë dhe mirësisë të së cilës i dhanë titullin e Shenjtores, Nënë Tereza. Ato ilustrojnë më së miri një nga aspektet më shqetësuese të reagimit njerëzor ndaj gjendjes kritike të të tjerëve.

Ndërsa shumica prej nesh e shohim vdekjen e një njeriu si një tragjedi, e kemi shumë të vështirë të njëjtën qasje ndaj humbjes së jetëve njerëzore në shkallë të gjerë. Shumë shpesh, vdekjet e shumë njerëzve, shndërrohen për ne thjesht në një statistikë.

Për shembull, miliona jetë të humbura në fatkeqësitë natyrore, luftërat apo krizat e urisë janë harruar. Edhe sot mund të shohim të njëjtin proces të çuditshëm, përballë numrit të madh të të vdekurve në të gjithë botën, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Numri i viktimave i ka kaluar gjysmë milionë njerëz, dhe mbi 10 milionë raste janë regjistruar në 200 vende të botës. Çdo vdekje është një tragjedi e përjetuar në një nivel individual, me një familje që mbetet e tronditur dhe hidhëruar. Por, a mundet që dikush të përjetojë njëlloj humbjen e një numri kaq të madh njerëzish?

Në SHBA, vend që ka tashmë mbi 100 mijë të vdekur, gazetarët kanë gjetur mënyra për t’i ndihmuar njerëzit të kuptojnë përmasat e katastrofës. Kjo shifër është “sa 2-shi i numrit të amerikanëve të vdekur gjatë gjithë Luftës së Vietnamit”, dhe e “tejkalon numrin e viktimave ushtarake amerikane në çdo konflikt që nga Lufta e Koresë”.

Por paaftësia jonë për të kuptuar vuajtjet që shkaktojnë shifra të tilla viktimash, mund të dëmtojë mënyrën se si ne reagojmë ndaj tragjedive të tilla. Edhe tani, ka prova që njerëzit po vuajnë lodhjen psikologjike nga lajmet mbi koronavirusin, dhe po lexojnë gjithnjë e më pak mbi pandeminë.

Kjo mund të ndodhë pjesërisht nga një dukuri psikologjike e njohur si mpirja psikike, ideja se “sa më shumë njerëz vdesin, aq më pak ne interesohemi për ta”. “Ndjesia e shpejtë intuitive është e mrekullueshme, por ajo ka disa të meta”-thotë Pol Sloviç, psikolog në Universitetin e Oregonit, që po studion prej dekadash këtë fenomen.

“Njëra është se ajo nuk reagon si duhet përballë numrave në përmasa shqetësuese. Nëse po flasim për jetë njerëzore, një e tillë është shumë e rëndësishme dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur dhe shpëtuar atë. Por, ndërsa numrat e viktimave rriten, ndjenjat tona ndaj tyre nuk rriten në mënyrë proporcionale”- shton ai.

Studimi i Sloviç sugjeron që teksa numrat statistikorë të lidhur me një tragjedi bëhen më të mëdhenj, ne bëhemi më pak të ndjeshëm, dhe kemi më pak reagim emocional ndaj tyre. Kjo nga ana tjetër, kjo bën të kemi më pak gjasa të ndërmarrim llojin e veprimeve të nevojshme për të ndaluar gjenocidet, për të dërguar ndihma pas katastrofave natyrore, apo për të miratuar ligje që luftojnë ngrohjen globale.

Në rastin e pandemisë së Covid-19, ajo mund të jetë duke na çuar drejt një lloj apatie, që po i bën njerëzit të vetëkënaqur, duke shmangur gjerësisht larjen e duarve apo mbajtjen e maskës – të dyja masa që janë vërtetuar se e zvogëlojnë transmetimin e virusit.

Një pjesë e shpjegimit, mund të jetë që ndërsa numri i viktimave shtohet, domethënia e tyre është gjithnjë e më e vogël për ne në aspektin personal.“Nga një këndvështrim evolucionar, ne jemi të fokusuar tek gjërat që na kërcënojnë jetën aty për aty, apo në ndërveprime në grupe të vogla”-thotë Melisa Finukan, shkencëtare veterane mbi sjelljen e shoqërisë në qendrën e politikave të Korporatës Rand, SHBA.

Por kjo gjë mund të ketë pasoja të rënda mbi mënyrën sesi ne përballemi me tragjedi në shkallë të gjerë. Në një seri studimesh në Suedi në vitin 2014, Sloviç dhe kolegët e tij treguan se ne jo vetëm që mpihemi në aspektin e ndenjave teksa rritet numri i viktimave, por empatia jonë mund të zbehet ose edhe të zhduket fare me rritjen e numrave.

Në një eksperiment, pjesëmarrësve iu tregua fotoja e një fëmije të varfër, dhe në një tjetër fotoja e dy fëmijëve të varfër. Ata u pyetën mbi gatishmërinë që kishin për të dhuruar para për ta. Në vend se të ndjeheshin dy herë më të trishtuar, dhe dy herë më të gatshëm për të ndihmuar, njerëzit dhuruan më pak kur panë dy fëmijë në vend të njërit prej tyre.

Sloviç thotë se kjo ndodh pasi një individ është një njësi më e lehtë për t’u kuptuar nga njerëzit, apo që ata të kenë dhembshuri për të. “Nëse sheh në foto vetëm një fëmijë, mund të përqendrohesh vetëm tek ai. Mund të mendosh se ai është si fëmija juaj. Dhe mund të fokusoheni më thellë tek një person, sesa mbi dy të tillë. Me 2 persona përballë, vëmendja nis të zbehet, dhe po kështu ndodh edhe me ndjenjat tuaja”- shprehet studiuesi.

LEXO EDHE:  “Dielli sot u shua për Gëzim Krujën”/ Berisha shpreh ngushëllimet për humbjen e aktorit

LEXO EDHE:  Nga se e humbi jetën Nehat Kulla?/ Skënder Brataj: Deklarata ime u keqinterpretua

Kjo sjellje justifikohet me faktin, se sa ndikim mendojnë njerëzit që mund të kenë veprimet e tyre. Kur numri i njerëzve që vuajnë apo vdesin rritet në një tragjedi, dhurimi i parave apo përpjekjet tona na duhen si një pikë ujë në një oqean.

Pas gjenocidit në Ruanda në vitin 1994 , kur 800.000 njerëz u vranë në vetëm 100 ditë dhe miliona të tjerë u shpërngulën, një grupi vullnetarësh iu kërkua ta imagjinonin veten si përfaqësues nga një vend fqinj, i ngarkuar me drejtimin e një kampi refugjatësh.

Ata duhej të vendosnin nëse do të ndihmonin apo jo 4500 refugjatë të kishin qasje tek uji i pastër. Gjysmës iu tha që kampi strehonte 250.000 njerëz, ndërsa pjesës tjetër u tha që ai kishte vetëm 11.000 refugjatë. “Njerëzit ishin shumë më të gatshëm të mbronin 4500 njerëz nga grupi prej 11.000 njerëzish, sesa nga ai me 250.000, pasi ata reaguan ndaj proporcionit, dhe jo shifrës totale”- thotë Sloviç.

“Në skenarin e parë, nuk duket se ia vlen. Por nëse mund të përgjysmoni numrin e njerëzve që vuajnë, kjo duket si një punë më e madhe, edhe pse është i njëjti numër njerëzish”- shton ai. Sigurisht, ka arsye se përse disa njerëz zgjedhin të shmangin një lajm të trishtuar, apo të mos mendojnë shumë mbi tragjeditë.

Ndjekja e përsëritur i lajmeve të ngjarjeve të dhunshme, shoqërohet me nivele më të larta të stresit akut, që nga ana e tyre mund të ndikojnë negativisht mbi shëndetin tonë mendor. Për shembull, një studim disa ditë pas sulmit terrorist në Maratonën e Bostonit në vitin 2013, zbuloi se pjesëmarrësit që kishin ndjekur për 6 orë ose më shumë në ditë lajmet në televizion mbi sulmin, kishin 9 herë më shumë të ngjarë të raportonin nivele të larta të stresit akut, madje disa javë më vonë.

“Është si një rreth ciklik”-thotë Roksana Silver, psikologe në Universitetin e Kalifornisë, dhe një nga autoret e studimit. “Sa më shumë i stresuar të jesh, aq më shumë do të duash të ndjekësh lajmet në media. Dhe kjo mund të jetë e vështirë, sidomos kur lajmet janë të këqija. Sa më shumë lajme, aq më shumë stres, dhe sa më shumë stres, aq më shumë lajme”- thotë ajo.

Ndërsa ndjekja e lajmeve për t’u përditësuar mbi rregullat e fundit të masave kufizuese dhe përhapjen e virusit, ka qenë e rëndësishëm gjatë pandemisë, ajo ka shërbyer nga ana tjetër edhe si një burim i rritjes së nivelit të ankthit për shumë njerëz. Atëherë, si duhet vepruar?

Ka raste kur jemi më mirë kur e kuptojmë peshën e numrave, thotë Sloviç. Llogaritjet e rrumbullakosura, na tërheqin më shumë vëmendjen. Shifrat e plota si 100, 1.000 ose 100.000 ose 1 milionë, janë si piketat që zakonisht na tërheqin vëmendjen.

Ndërkohë, është bërë e zakonshme që gazetarët t’i humanizojnë tragjeditë, duke përshkruar histori individuale të atyre që janë prekur. Kjo është arsyeja pse raportet mediatike, fokusohen shpesh në detaje në dukje të parëndësishme si mosha e një personi, puna, apo nëse ata kishin fëmijë.

Është kjo arsyeja pse fotot e sendeve personale të viktimave, si një palë këpucë ose një lodër e braktisur, përdoren shpesh për të risjellë në vëmendjen e publikut një tragjedi në shkallë të gjerë, por të portretizuar në një nivel individual.

Dhe atëherë ka raste kur një tragjedi e vetme, e vendosur brenda një konteksti më të madh, mund të ketë një ndikim të thellë në psikikën e shoqërive në përgjithësi. Kjo po ndodh sot në SHBA dhe në mbarë botën, kur protestuesit dolën në rrugë për të demonstruar kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit sistematik, pas vrasjes së afro-amerikanit Xhorxh Floid.

Sloviç thotë se protestat janë të ngjashme me reagimin global ndaj fotos së Alan Kurdit, djalit 3-vjeçar kurdo-sirian që u mbyt në Detin Mesdhe në vitin 2015, kur familja e tij u përpoq të mbërinte në Evropë për t’i ikur Luftës Civile Siriane.

Deri atëherë, lufta, që nisi në vitin 2011, i kishte marrë jetën 250.000 njerëzve, dhe kishte shkaktuar miliona refugjatë. “Ishte një imazh kaq tronditëse dhe emocional, sa që izgjoi njerëzit. Fotoja u bë virale në të gjithë botën, dhe krijoi një ndërgjegjësim dhe shqetësim të madh, që nuk u prodhua nga statistika e 250.000 të vdekurve”-shprehet studiuesi.

Për shembull, pasi u bë publike fotografia, numri i donacioneve për një fond të krijuar nga Kryqi i Kuq në Suedi, u rrit me 100 herë në javë. Por nuk kaluan as 6 javë pas shfaqjes së fotos, dhe donacionet ranë në nivelet e tyre të mëparshme. Por çdo krizë është e ndryshme. Dhe Sloviç beson se protestat për të drejtat civile nga aktivistët zezakë në SHBA, mund të mos zbehen dhe aq shpejt. / “BBC Future” – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Virusi i kapitalizmit

Publikuar

-

Nga

E parë me sytë e sotëm, periudha e panikut të hershëm nga covid-19 e muajve të kaluar është pothuajse e ngjyrosur me një dritë nostalgjike: është e vërtetë, ishim në karantinë, por prisnim që ajo të zgjaste më e shumta një muaj ose dy, dhe më pas jeta do të kthehej në një formë të normalitetit. Edhe imunologu Anthony Fauci u kishte thënë amerikanëve që të përgatiteshin për kohën kur do të shijonin pushimet verore. Ne e perceptuam karantinën si një periudhë të jashtëzakonshme: pothuajse një “armëpushim” i mirëpritur me jetën tonë tepër të zënë, ku mund të shijonim pak paqe në familje, të lexonim libra, të dëgjonim muzikë, të kishim kënaqësinë të gatuanim ushqimet tona, duke e ditur që do të përfundonte së shpejti.

Tani jemi në atë fazë ku shfaqen me një rregullsi të caktuar vatra personash të infektuar, ndërkohë që në vende si SHBA, Brazil apo Indi, numri i të infektuarve po shpërthen. Vetëm tani jemi të detyruar ta pranojmë se kemi hyrë në një epokë të re, në të cilën duhet të mësojmë të bashkëjetojmë me virusin.

Situata është e pasigurt, nuk është e qartë se cilin drejtim do të marrë virusi. Siç e përmblodhi virologu gjerman Hendrik Streeck, “nuk ka valë të dytë ose të tretë: ne jemi në një valë të përhershme”. Por ne jemi ende shumë të përqendruar në statistikat mbi covid-19, dhe shumë prej nesh kontrollojmë rregullisht numrin e të infektuarve, të vdekurve dhe të shëruarve. Ky fiksim me të dhënat e pandemisë, na bën të harrojmë se një numër shumë më i lartë njerëzish po vdesin nga kanceri, ataku në zemër, ndotja, uria, për shkak të konflikteve të armatosur ose dhunës në familje. Duket sikur fakti i mbajtjes nën kontroll të infeksioneve covid-19, bën që të gjitha problemet tona të zhduken. Por jeta e njeriut do të mbetet përplot me pakënaqësi: në një kuptim, jeta e njeriut është një gjë e pakënaqur, që përfundon në një mënyrë të dhimbshme, shpesh me vuajtje të pakuptimta.

Për më tepër, lidhja midis pandemisë dhe situatës sonë të vështirë mjedisore po bëhet gjithnjë e më e qartë. Ne mund të jemi në gjendje ta zbusim virusin, por urgjenca klimatike do të imponojë masa shumë më radikale. Greta Thunberg kishte të drejtë kur, kohët e fundit, deklaroi se “klima dhe kriza ekologjike nuk mund të zgjidhen brenda sistemit tonë politik dhe ekonomik”. Përballë ndryshimit të klimës dhe ndotjes, të cilat vrasin miliona njerëz çdo vit, një mobilizim global si ai që kemi arritur të krijojmë për covid-19, do të jetë edhe më i domosdoshëm. Megjithatë ne vazhdojmë të mos veprojmë në këtë drejtim. Siç tha Thunberg në një përmbysje të shkëlqyer të përrallës së Andersenit: “Perandorët janë nudo. Çdo perandor. Me sa duket e gjithë shoqëria është një festë e madhe nudistësh”.

Përmendim vetëm një rast të ndryshimit të klimës që duhet të bindë edhe më skeptikët: vala e nxehtësisë në Siberi, e cila ka shkaktuar një seri zjarresh të pakontrolluara, një humbje serioze të lëndës djegëse dhe një pushtim të molave ​​që hanë pemët. Qytetet ruse në rrethin Arktik kanë provuar temperaturë të jashtëzakonshme: më 9 qershor, në Nižnjaja Peša arriti tridhjetë gradë celsius. Shkrirja e permafrostit është të paktën një nga shkaqet e humbjes së lëndës djegëse, që e shtyu Putinin të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Themelet e një rezervuari depozite janë shembur papritmas për shkak të ngrohjes së tokës. Vetëm mendoni bakteret dhe viruset që, të ngrirë për një kohë të gjatë, nuk presin asgjë më shumë, sesa të kthehen në qarkullim nga shkrirja e permafrostit.

E njëjta gjë vlen edhe për lidhjen midis covid-19 dhe protestave kundër racizmit. E vetmja përgjigje e vërtetë për një debat mbi lëvizjen e Black lives matter (kundërshtimet e atyre që thonë “Të gjitha jetët kanë rëndësi”) është një fotomontazh jashtëzakonisht brutal që qarkullon sot në Shtetet e Bashkuara. Në foto mund të shihni Stalinin duke mbajtur një poster me shkrimin “Asnjë jetë nuk ka rëndësi”. E vërteta e këtij provokimi është se ka gjëra më të rëndësishme sesa thjesht të jesh gjallë: a nuk është ky kuptimi i thellë i protestave kundër dhunës policore ndaj zezakëve? Amerikanët me ngjyrë (dhe ata që i mbështesin ata) nuk kërkojnë thjesht të mbijetojnë, por të trajtohen me dinjitet, si qytetarë të lirë plotësisht të barabartë me të bardhët, dhe për këtë ata janë të gatshëm të rrezikojnë shumë, përfshirë, ndonjëherë, edhe jetën e tyre. Kjo është arsyeja pse mblidhen për të protestuar megjithëse pjesëmarrja në demonstrata rrit rrezikun e infektimit.

LEXO EDHE:  Tronditet familja/ Nëna ndërron jetë në shkollën e fëmijëve të saj

LEXO EDHE:  Tiranë/ Nderrron jetë foshnja 1 vjeçare në një çerdhe

Të vjen të pyesësh, mos vallë kishte të drejtë filozofi italian Giorgio Agamben kur kritikonte masat e distancimit social, si dhe izolimin e imponuar nga shteti gjatë bllokimit, si diçka që nënkupton reduktimin tonë në thjeshtë jetë njerëzore. Sikur, teksa respektojmë këto urdhëra, pohojmë se jemi të gatshëm të heqim dorë nga ajo që e bën jetën tonë me vlerë për ta jetuar, në këmbim të mbijetesës së thjeshtë. Por, për të qenë plotësisht njerëzorë, a duhet të rrezikojmë jetën tonë, duke u ekspozuar ndaj një infeksioni të mundshëm? Problemi, në pozicione të këtij lloji, është se sot kundërshtarët kryesorë të masave të izolimit janë në radhët e së djathtës së re populiste, e cila sheh në të gjitha masat kufizuese, nga mbyllja deri tek detyrimi për të mbajtur maskën, një poshtërim për lirinë dhe dinjitetin tonë.

Përballë këtij pretendimi, ne duhet të përgjigjemi me një pyetje thelbësore: çfarë nënkupton në të vërtetë heqja e izolimit për punëtorët? Do të thotë që për të mbijetuar, këta njerëz duhet të futen në një botë të pasigurt, duke rrezikuar të infektohen.

Kjo na çon në pikën qendrore të pyetjes: mënyra kontradiktore, me të cilën epidemia e covid-19 ka ndikuar mbi ekonominë tonë. Nga njëra anë, ajo i detyroi autoritetet të ndërmarrin masa të cilat, në raste të caktuara, kanë tendencë të jenë gati komunizëm: një formë e të ardhurave minimale universale, shëndetit publik etj. Por kjo hapje e papritur ndaj komunizmit është vetëm njëra anë e medaljes. Në të njëjtën kohë, një proces i kundërt vazhdon me dhunë të madhe: shtetet shpëtojnë kompanitë e mëdha dhe këto grumbullojnë pasuri.

Konturet e korona-kapitalizmit po shfaqen gradualisht, dhe bashkë me to edhe forma të reja të luftës së klasave. Për të cituar një artikull nga Joshua Simon, botuar në revistën Social Text: “Qytetet e Shteteve të Bashkuara kanë parë grevën më të madhe të qerave në dekadat e fundit, të paktën 150 greva dhe heqje dorë nga puna (sidomos të punëtorëve të depove të Amazon) dhe greva urie në ambientet e paraburgimit të refugjatëve. Në të njëjtën kohë, studimet tregojnë se miliarderët amerikanë e rritën pasurinë e tyre me 282 miliardë dollarë në vetëm 23 ditë, gjatë javëve fillestare të izolimit nga covid-19. Mund të regjistrojmë kështu, shumëfishimin e pabarazive gjatë pandemisë dhe izolimit, njerëz që humbasin punën, subvencionet e mëdha posaçërisht për kompanitë më të pasura dhe ata që janë tashmë të pasur, si dhe mënyrat në të cilat ai që konsiderohet punëtor i domosdoshëm, është i detyruar të vazhdojë të dalë nga shtëpia”.

Forma kryesore e shfrytëzimit, vazhdon Simon, që karakterizon punën gjatë pandemisë është “transferimi i kostove për punëtorët. Nga njerëzit që nuk kanë leje kur sëmuren, tek mësuesit që përdorin lidhjen e tyre në internet dhe laptopët për të dhënë mësime nga shtëpia, e gjithë puna riprodhuese dhe prodhuese u kalohet familjeve”. Në këto kushte, kapitalisti nuk është më pronari kryesor i mjeteve të prodhimit dhe as ai që punëson punëtorët, në një marrëdhënie profesionale: “Punëtori sjell mjetet e prodhimit me vete. Kjo ndodh direkt me punëtorin e shpërndarjes në Amazon apo shoferin e Uber, të cilët përdorin makinën e tyre për të punuar, duke paguar personalisht benzinën, sigurimet dhe patentën”.

Në artikullin e tij Simon përmend një tabelë të mbajtur nga një protestuese, Sarah Mason, gjatë një proteste kundër masave të mbylljes: “Distancimi shoqëror = komunizëm”. Duke hequr distancimin, ajo që ne marrim është kjo “liri” e punëtorëve, të cilët zotërojnë mjetet e tyre të prodhimit, që shkojnë të fitojnë për kompaninë dhe rrezikojnë të infektohen. Paradoksi është se të dy versionet e korona-kapitalizmit – puna nga shtëpia gjatë izolimit dhe shpërndarja e ushqimit ose pakove për njerëzit e mbyllur në shtëpi – janë shpronësuar nga kapitali dhe shkaktojnë shfrytëzim të mëtejshëm.

Përgjigja jonë për Sarah Mason duhet të jetë: po, distancimi shoqëror është i ngjashëm me komunizmin, kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për të. Por ajo që na duhet edhe më shumë është një rend i ri ekonomik, i cili na lejon të shmangim zgjedhjen rraskapitëse, midis ringjalljes së ekonomisë dhe shpëtimit të jetëve. / Internazionale – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Trump mund të fitojë duke luajtur me kartën e patriotizmit

Publikuar

-

Nga

Trump mund të fitojë duke luajtur me kartën e patriotizmit

Nga Patrick Buchanan “Newsmax”

* Donald Trump e nisi garën e tij presidenciale, duke folur para Malit Rashmor të premten e shkuar, dhe nga lëndina e Shtëpisë së Bardhë të shtunën më 4 korrik. Ai po përdor një kauzë, që mund ta kthejë fatin në anën e tij, dhe reagimet histerike kundër të disa mediave të mëdha, janë dëshmi e fuqisë së mesazhit të tij.

Duke qëndruar para imazheve të gdhendura të presidentëve legjendarë Uashington, Xheferson, Linkoln dhe Teodor Ruzvelt, Trump deklaroi tha se “turmat e zemëruara po përpiqen që të rrëzojnë përmendoret e themeluesve të shtetit tonë, duke nxitur një valë krimesh të dhunshme në qytetet tona”.

Këto turma përbëhen nga marksistë, kriminelë dhe anarkistë. Kauza e tyre është një revolucion kulturor. “Qëllimi i tyre nuk është një Amerikë më e mirë, por fundi i Amerikës”- tha ai. Pasi përmendi shkurtimisht arritjet e katër pararendësve të tij, Trump shtoi:”Asnjë lëvizje që kërkon ta çmontojë këto trashëgimi të çmuar amerikane, nuk mund të ketë në zemrën e vet një dashuri për Amerikën”.

Pastaj ai shigjetoi kandidatin rival e “fshehur në bodrum” Xho Bajden:”Asnjë person që qëndron i heshtur përballë shkatërrimit të kësaj trashëgimie të shkëlqyer, nuk mund të na udhëheqë drejt një të ardhme më të mirë!”.

Trump po e quan heshtjen e Bajdenit përballë sulmit kundër heronjve dhe historisë tonë, si shfaqje të një burracakërie të dukshme politike, që e bën rivalin demokrat të duket në sytë e publikut si një bashkëpunëtor moral i turmave. Dhe një ditë, “Djali i Bodrumit” do të duhet të japë shpjegime.

Ku ishte ai kur Trumpi dha mesazhet e forta patriotike në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së? Ndërsa partia e tij, shkroi në rrjetet sociale se shkuarja e Trumpit në Malin Rashmor synonte “lavdërimin e epërsisë së të bardhëve”, Bajden ngriti zërin mbi nevojën e “shkuljes me rrënjë të racizmit sistematik” nga Amerika.

A tingëllon kjo si një oratori e Herri Truman apo Xhon Kenedit? Në këtë formë janë ravijëzuar linjat ndarëse të presidencialeve të këtij viti. Në njërën anë ndodhen ata që besojnë se Amerika është një vend i mirë, më i madhi që ka parë bota ndonjëherë, dhe që burrat që e krijuan këtë mrekulli duhet të respektohen, nderohen dhe kujtohen.

E tillë nuk është pikëpamja e krahut të majtë të Partisë Demokratike. Sepse, teksa në Malin Rashmor po shpërthenin fishekzjarret, një turmë nga Baltimora po shkatërronte dhe hidhte në ujë një statujë të Kristofor Kolombit. Përmendorja ndodhej pranë lagjes “Italia e Vogël”, dhe ishte inauguruar në vitin 1984 nga presidenti Ronald Regan.

A mendojnë urrejtësit e Kolombit, se shkatërrimi i statujave të tij anembanë Amerikës, nuk do t’i zemërojë dhe armiqësojë amerikanët me origjinë italiane që e nderojnë kontributin e eksploratorit të famshëm? A mendon Bajden se amerikanët do të shpërblejnë një kandidat dhe një parti, që nuk do të distancohet nga turma që e kreu atë akt?

LEXO EDHE:  Vdekja e pacientit në Berat/ Familjari qëllon infermierin

LEXO EDHE:  Vdekja e Major Tanushit/ Rama: U nda nga jeta si dëshmor i atdheut

Ndërsa krahu i majtë i Partisë Demokratike, përqafon lëvizjen “mos financoni më policinë”, edhe për sa kohë do të ruajë mbështetjen e votuesve të saj, që po shohin rritjen e niveleve të vrasjeve në rekorde të reja? Gjatë fundjavës së Ditës së Pavarësisë vetëm në Çikago, u qëlluan me armë 80 persona, prej të cilëve 17 humbën jetën.

Në Nju Jork, numri i viktimave nga të shtënat me armë është rritur me 50 për qind këtë vit. Në qershor, pati 250, një rritje prej 150 në krahasim me qershorin e 2019-ës. Dhe përgjigja e kryetarit të bashkisë Bill de Blazio ishte:shkurtim me 1 miliardë dollarë i buxhetit të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, NYPD.

Më 4 Korrik, një milici e armatosur zezakësh shkoi para monumentit Stone Mountain në Xhorxhia, që bart imazhin e gdhendur të Robert E.Li dhe Stounuoll Xhekson. Ata synuan shkatërrimin e atij monumenti. Trump është akuzuar për “përçarjen e kombit”. Por nuk është Trumpi, ai që synon të shkatërrojë policinë, apo të justifikojë “protestat” e karakterizuara nga plaçkitjet dhe zjarr-vëniet. Dhe nuk është Trumpi, ai që rrëzon përmendoret dhe monumentet e amerikanëve të mëdhenj të së kaluarës.

Aty ku Partia Demokratike ka qenë e lëkundur në qëndrimin e saj, Trump ka qenë më se i qartë. Ai qëndron në krah të policëve, që kanë përjetuar 6 javë të fundit shumë të vështira. Ai është kundër sulmeve dhe shkatërrimit të monumenteve.

Ai ka denoncuar trazirat, plaçkitjet dhe zjarr-vëniet që kanë shoqëruar protestat, të cilat mediat kryesore nuk pushojnë së etiketuari si “paqësore”. Nuk është Trumpi ai që po e përçan Amerikën. Ai është zotuar t’u rezistojë trazirave me të gjitha mjetet që ka në arsenalin e tij presidencial.

Dhe ndërkohë mbetur edhe 4 muaj deri në zgjedhjet e nëntorit, 18 javë derisa Amerika të vendosë:A duam të vazhdojmë me një epokë protestash që shndërrohen shpesh në trazira, plaçkitje dhe zjarr-vënie? A duam të shohim shpërbërjen e plotë të policisë amerikane?

A duam të shohim statujat e presidentëve Uashington, Xheferson, Xhekson, Linkoln dhe Grant të shkatërruara nga turmat që e urrejnë Amerikën, urrejnë heronjtë dhe historinë tonë kombëtare?

Qëndrimi i Trump pro traditës dhe kundër sundimit të turmave, është i vetmja qëndrim që mund të ketë presidenti. Dhe është një qëndrim i nevojshëm. Për këtë arsye, lufta kulturore do të zgjasë edhe shumë kohë pas këtyre zgjedhjeve presidenciale.

Dhe a do të përcaktojë ajo se çfarë lloj vendi do të bëhemi? A do të jetë republika e madhe dhe e lavdishme e së kaluarës, apo “kenëta” marksiste sociale dhe kulturore, që po na premtojmë sot turmat? Trump luajti së fundmi me kartën e patriotizmit, që është e duhura për t’u luajtur, dhe kjo thjesht mund të funksionojë për rizgjedhjen e tij në nëntor./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE