LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk po duket gjëkundi, zbulohet arbitri i Superiores që është pezulluar nga FSHF

4 Korrik 2020, 07:09, Sport CNA
Nuk po duket gjëkundi, zbulohet arbitri i Superiores që

Mos aktivizimi i arbitrave është një mënyrë për t?i dënuar ata sa herë që kanë bërë gabime në aktivizimin e fundit. Gazeta ka mësuar nga burime të sigurta se gjyqtari Emirion Sino është i pezulluar pa afat për të mos gjykuar për shkak të një ndeshjeje në të cilën ka përsëritur disa herë një penallti.

35-vjeçari nga Fieri mësohet që të jetë pezulluar pa afat për shkak të dyshimeve për çfarë ka ndodhur në zhvillimin e takimit në fjalë.

Rezulton që Sino është aktivizuar për herë të fundit në një ndeshje të vlefshme për Kategorinë e Parë mes Veleçikut dhe skuadrës së Dinamos më 29 shkurt 2020 dhe prej atij takimi nuk ka figuruar më në listën e xhaketave të zeza që janë aktivizuar.

Në tentativë për të mësuar të vërtetën rreth këtij gjyqtari, gazeta u përpoq që të mësojë më shumë, por Federata Shqiptare e Futbollit po bëhet gjithnjë e më shumë një institucion hermetik.

Nuk ka asnjë informacion nga drejtuesit e Komitetit të Arbitrimit në vend që të bëjnë me dije arsyet e mos aktivizimit të Sinos për kaq muaj, për të dhënë mundësinë e zbardhjes së të vërtetës në rast se bëhet fjalë për çështje madhore që po e mbajnë atë larg arbitrimit.

Lajmet e fundit nga