LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hajdari publikon foton me flamurin amerikan/ Krenare që jam rritur dhe edukuar në SHBA

4 Korrik 2020, 08:09, Aktualitet CNA
Hajdari publikon foton me flamurin amerikan/ Krenare që jam rritur dhe

Deputetja Rudina Hajdari ka uruar ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari thotë se ndihet krenare që është rritur dhe edukuar në atë vend.

Ajo ka publikuar një foto ku ka pozuar me nje fustan të gjatë të verdhë, ndërsa në sfond ndodhet flamuri amerikan.

?Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë ditën e pavarësisë. Si sot, në 4 korrik të 1776, njerëz vizionarë dhe të guximshëm ndryshuan botën duke nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë, një dokument i cili frymëzon edhe sot aspiratat e miliona njerëzve që luftojnë për liri, barazi dhe një jetë më të mirë.
Jam krenare që jam rritur dhe edukuar në një vend ku këto parime janë të shenjta dhe do jem gjithnjë një aleate e tyre dhe luftëtare në krah të lirisë dhe demokracisë.
Happy independence day USA?, shkruan Hajdari./CNA.al

Lajmet e fundit nga