LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afera korruptive e rrugës Milot-Fier/ Top Channel “zhytet në llum”, bën avokatinë e koncesionit

4 Korrik 2020, 10:41, Politikë CNA
Afera korruptive e rrugës Milot-Fier/ Top Channel “zhytet në

Dy ditë më parë CNA.al denoncoi aferën korruptive për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Fier. Ministrja e Infrastukturës Beldina balluku ka thënë dhe vlerën e cila është 1.2 miliardë euro dhe ka shpallur publikisht garën ndërkombëtare.

Vlera e rrugës duket të jetë shumë e lartë nga realiteti i disa koncesioneve të mëparshme të cilat janë anuluar dhe janë përfshirë në koncesionin e ri. Në një investim rreth 1.2 miliardë euro të qeverisë shqiptare vetëm 30% e totalit të këtij fondi shkon për segment të ri rrugor. Gati 70% e shumës është e gjitha vlerë për rehabilitimtë segmentin aktual rrugor. Qeveria do të paguajë nga 400 deri 450 milionë euro për rrugë të re ndërsa do të paguajë nga 750 deri në 800 milionë euro rehabilitim të rrugëve ekzistuese, çka tregon qartë vlerat abuzive të cilat refletojnë nga vetë koncesionet e mëparshme dhënë nga qeveria shqiptare dhe anulluar.

Ndërkohë, televizioni i ortakërisë me inceneratorët bën avokatinë e këtij koncesioni. Ben Blushi i ortakërisë së inceneratorëve me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, bën avokatinë publike. Top Channel është vënë në shërbim të qeverisë. Televizioni i cili mund të quhet një zgjatues i qeverisë del publikisht mbron një investim të shumë akuzuar, të shumëpërfolur me vlera stratosferike ku kuptohet që gjithmonë turinjtë e Ben Blushit zhyten atje ku llumi është dhe më i zi.

Në një kronikë të Top Channel thuhet se ?kompania që do e ndërtojë do të sigurojë vetë 1.2 miliardë eurot për projektin, i cili do të hyjë në funksion në vitin 2024 dhe një pjesë e tij, atje ku gjurma do jetë e re, në vitin 2026?.

Më herët CNA.al raportoi se kompania fituese është e paravendosur, ajo do të jetë një kompani greke. Burime jozyrtare thanë për CNA.al se vlerat e punimeve dhe kostoja e saj në infrastukturë është shumë herë me ulët sesa është shpallur nga qeveria dhe fituesi dihet.

Qeveria po bën gati një qokë ndaj një kompanie greke të cilës do t?i japë me koncesion segmentin Milot-Fier me një vlerë rreth 1.2 milionë dollar të paguar nga taksat e shqiptarëve./CNA.al

Rruga Milot-Fier një aferë korruptive me fitues të paravendosur

Lajmet e fundit nga