Connect with Us

Vrasja e Billës/ Lala: Sapo të ikte nga Shqipëria do fejohej me të dashurën marokene, u kthye për…

Kronika

Vrasja e Billës/ Lala: Sapo të ikte nga Shqipëria do fejohej me të dashurën marokene, u kthye për…

Publikuar

-

Vrasja e Billës/ Lala: Sapo të ikte nga Shqipëria do fejohej me të dashurën marokene, u kthye për...

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ka treguar të tjera detaje për vrasjen e Hekuran Billës, i cili sapo ishte kthyer në Shqipëri nga Belgjika.

Lala tha se për vrasjen e tij është përdorur si karrem një vajzë.

Ajo tregoi se Billa, i cili ishte me precedentë penalë, kishte ardhur në Shqipëri për të hequr firmën si administrator në bizneset që kishte në vendin tonë dhe më pas do të ikte përgjithmonë.

Gazetarja deklaroi në studion e News 24, se pas largimit për në Belgjikë, Billa do të fejohej me të dashurë e tij marokene.

“Nuk është për t’u habitur, njerëz të cilët ruheshin siç ishte Hekuran Billa, që kishte kryer një vrasje, kishte kryer një pjesë të dënimit. Duke qenë se mes Billës dhe familjes së Prel Markut nuk ishte arritur pajtimi, përdoren femrat si karrem. Nuk ka ndodhur vetëm këtë radhë, por ndër vite, kur u vra Marsel Sotiri në Durrës. Përdoren dhe femra me titullin e “Miss” se konsiderohet si mënyra më e lehtë.

LEXO EDHE:  Video/ Sulm me armë zjarri në Teksas, 18 të vdekur

Hekuran Billa do të ishte gjallë po të ishte në burg. Vendimi skandaloz e liroi me 5 vite për kusht. U lirua se kishte familjarët e sëmurë, me kusht që të punonte në një postë ndërkohë që kishte biznese. Këto vendime po shkaktojë vrasjet. Billa duhet të kryente dënim prej 25 vitesh, gjë që nuk ka ndodhur, dhe ai është kthyer nga Belgjika. Madje aty kishte dhe një partnere marokene që do fejohej. U kthye nga Belgjika nëpërmjet Kosovës, dhe kishte ardhur si një ardhje për të hequr firmën nga administrator në bizneset dhe për të ikur përgjithmonë.

Pastaj, vajza karrem ka pranuar që ka pasur lidhje intime me Sebastian Malin. Nisi komunikimi dhe filloi lidhja intime me 2019. Refuzon të jetë paguar për të nxjerrë në pritë Hekuran Billën. Unë jam e prirur mos i besoj dëshmi të tilla, pasi ka përgjime ambientale që flasin kundër dëshmisë, alibisë së vajzës dhe Sebastian Malit”, tha Lala.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Qëlloi me armë zjarri dhe kërcënoi një qytetar/ Arrestohet 19 vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Qëlloi me armë zjarri dhe kërcënoi një qytetar/ Arrestohet 19 vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një person, i cili dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër për motive të dobëta.

Konkretisht raportohet se është vënë në pranga i riu me iniciale D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë.



Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha lëshon bombën/ “Koka e bandës kriminale, kryetar partie”

LEXO EDHE:  Vrau babain me çekiç/ Zbardhet dëshmia e djalit: Më quante budalla, donte të më martonte me zor

MNdërkaq, materialet iu referuan Prokurorosë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunohet me mjete të forta 21 vjeçari në Lezhë/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Publikuar

-

Nga

Dhunohet me mjete të forta 21 vjeçari në Lezhë/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Lezhë.

Sipas asaj që raporton Ballakan web, një i ri, 21 vjeç me inicialet G.K është dhunuar me mjete të forta.



I riu është dërguar në gjendje të rëndë shoku në Spitalin e Lezhës, ndërsa rasti është raportuar sot.

Policia ka nisur hetimet, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe ka shpallur në kërkim autorin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidentoi për vdekje një femër/ Ekstradohet nga Shqipëria në Kanada 39-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Aksidentoi për vdekje një femër/ Ekstradohet nga Shqipëria në Kanada 39-vjeçari

Ekstradohet nga Interpol Tirana drejt Kanadasë shtetasi shqiptar E. K., 39 vjeç. Policia bën me dije se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhër-arrestin e datës 15.06.2018 të Gjykatës British Columbia, Kanada, si person nën hetim për veprën penale “Neglizhencë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga Kodi Penal kanadez.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi, ditën e sotme, nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Republika e Shqipërisë drejt Kanadasë, i shtetasit shqiptar Erjon Kashari, 39 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhër-arrestin e datës 15.06.2018 të Gjykatës British Columbia, Kanada, si person nën hetim për veprën penale “Neglizhencë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga Kodi Penal kanadez.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha kthehet pas 17 vite/ Kujton vrasjen e Kolonel Malushit, si u qëllua me breshëri armësh

LEXO EDHE:  Video/ Sulm me armë zjarri në Teksas, 18 të vdekur

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:



Në vitin 2014, në Richmond, Kanada, ky shtetas, duke drejtuar një automjet tip kamion, ka përplasur shtetasen C. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Gjykata e British Columbia, Kanada, më datë 25.06.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin shqiptar E. K.

Ky shtetas është arrestuar në vendin tonë më datë 17.07.2019, me qellim ekstradimin drejt Kanadasë.

Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë dhënë miratimin për ekstradimin nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Kanadasë të shtetasit E. K., i cili iu dorëzua oficerëve të policisë kanadeze në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas. /CNA.al

LEXO TE PLOTE