Connect with Us

“Vendose maskën”/ Manastirliu tjetër thirrje qytetarëve: Shmangni grumbullimet

Shëndeti

“Vendose maskën”/ Manastirliu tjetër thirrje qytetarëve: Shmangni grumbullimet

Publikuar

-

“Vendose maskën”/ Manastirliu tjetër thirrje qytetarëve: Shmangni grumbullimet

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu ka bërë një tjetër thirrje për qytetarët sot, duke qenë se shifrat e të infektuarve nga koronavirusi mbeten shqetësuese.

Manastirliu ka dhënë disa këshilla për qytetarët dhe kërkon që ata të tregojnë kujdes maksimal për të mposhtur virusin e padukshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja kujton edhe njëherë se duhet mbajtur maska.

LEXO EDHE:  Video-“Rama u bëfsh edhe 100 vjeç“/ Ja çfarë ndodhi gjatë protestës në Shkodër

“Secili prej nesh e ka në dorë të kufizojë përhapjen e koronavirusit të rrezikshëm. Shmangni vendet me grumbullime, ambientet e mbyllura dhe bashkëbisedimet në distancë të afërt. Vendose maskën”, shkruan ajo./ CNA.al

“Vendose maskën”/ Manastirliu tjetër thirrje qytetarëve: Shmangni grumbullimet

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Sa për qind e popullatës e kanë marrë virusin?/ Manastirliu tregon shifrat dhe gjurmimet

Publikuar

-

Nga

Sa për qind e popullatës e kanë marrë virusin?/ Manastirliu tregon shifrat dhe gjurmimet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka komentuar nw “AbcNews” situatën me Covid-19 në vend, duke zbuluar edhe nismën për testet serologjike në popullatë, teste të cilat tregojnë se sa për qind e qytetarëve janë infektuar në vend.  “ISHP po realizon një program me një kampion prej 1500 individësh për të parë se sa për qind e kanë kaluar. Po përgatitet struktura dhe do të realizohet në muajt gusht-shtator”.

Duke iu referuar shifrave aktuale në vend, Manastirliu u shpreh se virusi ka të njëjtën transmetueshmëri dhe të njëjtin agresivitet. Po ashtu, ministrja shtoi se i gjithsë sistemi shëndetësor është i angazhuar në një “situatë që nuk është normale, në një situatë epidemie. ”

“Në datë 1 u rihapëm. Këto tre javë kemi pasur një rritje. Por shoqërohet me rritje të rasteve në spitale. 6 raste të intubuar. Virusi nuk zgjedh. Ka të njëjtin transmetueshmëri dhe agresivitet. I gjithë sistemi shëndetësor është i angazhuar në 1 situatë që nuk është normale. Jemi në një situate epidemie. Kujdesi duhet të jetë maksimal. Ne si qeveri vijojmë të zbatojmë planet dhe skenarët,” u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Manastirliu paralajmëron bizneset/ “Zero tolerancë për ata që shkelin protokollet e sigurisë”

LEXO EDHE:  U infektua nga Covid-19/ Doktor Dhimitër Kraja lë spitalin

Sa i përket moshapjes së pishinave dhe disa aktiviteteve të tjera të cilësuara si me rrezikshmëri të lartë, Manastirliu deklaroi se po punohet me Komitetin Teknik të Ekspertëve për të vendosur disa protokolle strikte për të minimizuar përhapjen në këto ambiente.

Manastirliu shpjegon: “Kam pasur një mbledhje me Këshillin Teknik të Ekspertëve dhe kemi diskutuar për aktivitete që nuk janë ende të lejuara. Pishina dhe kënde lojërash në aktivitete të mbyllura. Kemi diskutuar protokollet e sigurisë. Komiteti po vlerëson një protokoll të posaëëm. Përpara 1 jave hapëm transportin publik. Kemi vendosur masa të rrepta sepse ka rrezikshmëri të lartë. Kemi shumë punë, dhe përgjegjësi. Kurrë nuk mundet dot që të jemi një polic, një qytetar. Nuk e kontrollojmë dot territorin. Duhet të mendojmë për shëndetin pastaj për ekonominë”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

OBSH krijon panel për të rishikuar përgjigjen ndaj pandemisë

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ka krijuar një panel për të rishikuar përgjigjen globale ndaj COVID-19.

Duke folur përpara përfaqësuesve të vendeve anëtare në Gjenevë, kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ish-ministrja e Shëndetësisë në Zelandën e Re, Helen Clark, dhe ish-presidentja e Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf, do të bashkudhëheqin panelin shqyrtues, i cili do të quhet Paneli për Përgatitjen dhe Reagimin ndaj Pandemisë.

Tedros tha se kjo është koha “për vetëreflektim, për të parë botën ku jetojmë dhe për të gjetur mënyra për të forcuar bashkëpunimin tonë, derisa punojmë së bashku për të shpëtuar jetë dhe për ta vënë pandeminë nën kontroll”.

LEXO EDHE:  “S’kemi luks t’i humbasim”/ Manastirliu tregon paketën që synon rikthimin e mjekëve

LEXO EDHE:  Manastirliu paralajmëron bizneset/ "Zero tolerancë për ata që shkelin protokollet e sigurisë"

OBSH-ja është përballur me kritika, sidomos nga Shtetet e Bashkuara, se ka qenë e ngadalshme në reagim, pas shpërthimit të koronavirusit fillimisht në Kinë, dhe se ka qenë shumë e afërt me Qeverinë kineze. Paneli i OBSH-së do të rishikojë jo vetëm reagimin e kësaj organizate, por edhe të vendeve të veçanta. Këtë javë, SHBA-ja i njoftoi zyrtarisht Kombet e Bashkuara për synimin e saj për të lënë OBSH-në./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Në betejë me koronvirusin/ 6 pacientë të intubuar në Infektiv, mes tyre të rinj

Publikuar

-

Nga

Në betejë me koronvirusin/ 6 pacientë të intubuar në Infektiv, mes tyre të rinjë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka treguar se si paraqitet gjendja në Spitalin Infektiv.

Ajo ka njoftuar se gjashtë pacientë janë të intubuar mes tyre edhe mosha të reja që po luftojnë për jetën.

Duke iu referuar kësaj situate, Manastirliu bën sërish apel për kujdes dhe respektim e rregullave.

“Gjashtë pacientë, mes tyre edhe mosha të reja janë të intubuar dhe po luftojnë për jetën në spitalin infektiv, me përpjekjen e madhe të stafit mjekësor, në një betejë shumë të vështirë me virusin e rrezikshëm.

LEXO EDHE:  “Infermierja me Covid-19 refuzoi izolimin”/ Pipero tregon si u infektuan pacientët dhe stafi mjekësor

LEXO EDHE:  "Infermierë për Shqipërinë"/ Manastirliu jep lajmin e mirë për ekselentët

Mos e lejoni që ju apo një i afërmi juaj të përfundojë në spital dhe të rrezikojë jetën nga #COVID19 #RespektoniRregullat

↔️Mbaj distancën! Vendos maskën! Ruani higjienën #RuaniShëndetin”.CNA.al

LEXO TE PLOTE