LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjedia në Tiranë/ Reagojnë Dëshmitarët e Jehovait: Familja Josifi s’ka qenë kurrë pjesë e jona

3 Korrik 2020, 10:10, Sociale CNA
Tragjedia në Tiranë/ Reagojnë Dëshmitarët e Jehovait:

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjne e djeshme në Tiranë, ku u gjetën të vdekura nënë e bijë në Kombinat, ka ardhur dhe reagimi Organizatës së Dëshmitarëve të Jehovait.

Në një reagim zyrtar, zëdhënësi Arben Lubonja teksa ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura, thekson se pjesëtarët e familjes Josifi nuk kanë qenë kurrë pjesë e kësaj organizate. Më tej, ai e konsideron si të pabazë dhe fyese, përpjekjen për ta lidhur këtë ngjarje me besimin e tyre.

?Në të njëjtën kohë, është tejet shqetësuese infiormacioni i përhapur se pjesëtarët e kësaj familjeje i përkisnin Organizatës Dëshmitarët e Jehovait. Po informojmë mediat dhe opinionin e gjerë që po ndjek zhvillimin e këtyre ngjarjeve, se pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës tonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait.?, thuhet ndër të tjera në reagim./CNA.al

Lajmet e fundit nga