LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Talo Çela në kërkim për atentatin e vëllezërve Haxhia/ Çfarë deklaronte Artan Hoxha tre muaj më parë

3 Korrik 2020, 17:02, Kronika CNA
Talo Çela në kërkim për atentatin e vëllezërve

Ditën e sotme Prokuroria konfirmoi se Talo Çela, i kërkuar për grabitjen në Rinas, është autor i vrasjes së dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.

Këtë lidhje e kishte bërë tre muaj më parë edhe gazetari Artan Hoxha, i cili deklaroi se ekzekutimi i vëllezërve në Durrës është i njëjtë me atë të një sërë vrasjesh në disa qytete.

Hoxha tha se ngjarja në Durrës ngjasonte me atë të Jan Prengës, atentatin me tre viktima në Bradashesh të Elbasanit, atentatin në fshatin Papër dhe vrasjen e Andi Zylyfit.

?Historia është e ngjashme me atë të Jan Prengës, ky grup vrasësish që ka kryer vrasjen e Durrësit i ndaluari akuzohet se ka kryer edhe vrasje të tjera. Siç është vrasja në Bradashesh ku udhëtonte Endrit Alibeaj (Dylgjeri), bashkë me xhaxhain e tij dhe një shtetas turk, ku shënjestër ishte turku dhe Endriti, por fatmirësisht autorët nuk kanë goditur makinën tjetër që ishin familjarët.

Atentati tjetër ishte ai i korrikut të 2019 ku në fshatin Papër në aksin Elbasan-Peqin ku u është bërë atentat vëllezerve Brahio Klevi dhe Aldo ku humbi jetën Klevi dhe u plagos rëndë vëllai i tij dhe në rastin konkret nuk u bë i mundur zbulimi i autorit. Gjithashtu atentati tjetër është Andi Zylyfi i cili kishte ardhur në 10 dhjetor nga Holanda dhe tre ditë më vonë është vrarë ai ishte kushëri i Endrit Alibeaj, gjithashtu në gusht të vitit 2019 Sherif Vlashi që është ekzekutuar sapo ka dalë nga banesa, sapo kishte ardhur në Shqipëri.

Të gjithë këto ngjarje Elbasan, Durrës dhe Peqin tregon se i njëjti grup ka goditur jo për llogari të vet, pasi nuk më rezulton se kanë një bandë mbi krye por funksionojnë në bazë të porosive, nëse do të ishte mbajtë pak më shumë i fshehtë emri i bashkëpuntorit Klevis Alla do të bëhej më i mundur zbulimi i pjestarëve të tjerë që kanë bërë një seri vrasjes.

E kam thënë dhe më parë se kemi të bëjmë me një grup ekzekutorësh që largimin nga skena e krimit e kishim pa gjurmë përveç në rastin e Bradasheshit. Dhe në rastin e vrasjes së vëllezërve Haxhia ato nuk e dogjën makinën?, deklaroi më datë 5 maj në Abc News Hoxha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga