LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si nëpër filmat horror/ Era e rëndë alarmoi fqinjët, si tentonte nëna të ndalte dekompozimin e trupit të së bijës

3 Korrik 2020, 08:17, Kronika CNA
Si nëpër filmat horror/ Era e rëndë alarmoi fqinjët, si

Detajet e reja nga ngjarja tronditëse në Kombinat ngjajnë me skena të një filmi horror.

Detaji tronditës është fakti se ka dyshime të forta se njëra nga vajzat, Anisa Josifi ka ndërruar jetë disa muaj më parë, dhe se nëna, e ndihmuar nga e bija, ia lyenin trupin me solucion, (vaj dhe uthull) për të vonuar procesin e dekopozimit, ndërsa e mbulonin atë me shumë kuverta, për të shmangur dhe erën e rëndë.

Por duke kaluar shumë kohë, dyshohet rreth 5 muaj, fqinjët janë alarmuar nga era e rëndë që ndihej, por kurrsesi nuk menduan se në pallat kishte një njeri të pajetë, pasi dyshonin se ishte për shkak të tubacioneve, madje ata njoftuan edhe bashkinë për këtë fakt. Ngjarja e rëndë, ndodhi mbrëmë mbrapa ish-mapos në Kombinat, afër gjimnazit ?Myslim Keta?.

Të treja, nëna dhe dy vajzat, mësohet se ishin besimtare të sekti fetar ?Dëshmitarët e Jehovait? dhe duket se e kanë ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja dhe te një jetë më e mirë./CNA.al

Lajmet e fundit nga