LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpikja e fundit/ Si po hakmerret shoqja Besa me maturantët

3 Korrik 2020, 11:43, Aktualitet CNA
Shpikja e fundit/ Si po hakmerret shoqja Besa me maturantët

Po ndodh tani tek zyrat e DAR Tirana!

Ministrja e Arsmit Besa Shahini ka filluar ?hakmarrjen? ndaj maturantëve pas ankesave të tyre për pyetjet e provimeve të maturës, për të cilat edhe protestuan.

Maturantet që duan të plotësojnë dokumentat për jashtë shtetit, duhet të vulosin listën e notave dhe diplomën tek Qendrën e Shërbimeve Arsimore.

Me justifikimin e koronavirusit, maturantët dhe prinderit e tyre duhet të presin jashtë, duke u lënë në diell, të mbledhur në turma tek DAR Tiranë.

Sipas ?shpikjes? së fundit të Besa Shahinit, çdo maturant duhet të çojë dokumentet origjinale dhe t?i dorëzojë tek DAR Tiranë.

DAR Tiranë i sorollat nxënësit në pikun e vapës duke i dërguar tek QSHA dhe secili nga nxenësit duhet të grumbullohet sërish të nesërmen tek oborri i DAR për të tërhequr certifikatat. Edhe pse turmat nuk lejohen, nxënësit detyrohen të grumbullohen 2 herë duke rrezikuar infektimin nga virusi.

Pa llogaritur që një procedurë si kjo, le vend për abuzime dhe korrupsion. Zgjedhja e personave që i hapet dera, dhe i “mbarohet punë” bëhet me mik ndërsa të tjerët janë të detyruar të presin në diell. Me justifikimin e koronës për të mos pritur brenda ambienteve të DAR, po bëhet grumbullimi i të gjithë maturantëve jo 1 herë, por të pakten 2 herë rresht për orë të tëra për një noterizim notash.

Këtë gjeti si zgjidhje shoqja Besa si hakmarrje për maturantet./CNA.al

Lajmet e fundit nga