LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shifrat shqetësuese nga Covid-19/ Taulant Muka tregon këshillat që i ka dhënë prindërve

3 Korrik 2020, 17:40, Sociale CNA
Shifrat shqetësuese nga Covid-19/ Taulant Muka tregon këshillat

Studiuesi Taulant Muka, ka dhënë disa këshilla për qytetarët, në kohën që shifrat e të infektuarve janë të larta dhe shqetësuese.

Muka tregon këshillat që i ka dhënë prindërve të tij dhe thotë se këto duhet të zbatohen edhe nga qytetarët.

Ai thekson se vetëm duke e parandaluar mund ta mposhtim virusin e padukshëm që ka marrë mijër ajetë njerëzish në botë.

?Këshillat që ju kam dhënë prindërve të mi:
-Këto javë, jetoni sikur vendi të jetë në “arrest” kombëtar derisa epidemia të jetë nën kontroll
-Mos takoni njeri, vetëm kur është e domosdoshme
-Dilni vetëm bashkë dhe evitoni turmat. Kur dilni, zgjidhni oraret jo të pikut. Mund të merrni makinën dhe udhëtoni jashtë zonave urbane për të bërë më pas ecje në natyrë
-Përpiquni të blini ushqimet për 2-3 ditë
-Kur të shkoni në supermarket apo në tregun e perimeve, përdorni maskë. Pasi të mbaroni pazarin dhe të shkoni në shtëpi, hidheni maskën në koshin e plerave dhe lani duart.
-Mbani gjithmonë me vete një alkool, dhe sa herë është e nevojshme të prekni fytyrën kur jeni jashtë, përdroni alkolin. Vetëm parandalimi është arma që sot kemi!?, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga