LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Shfaqje e shëmtuar, të ndërhyjë shteti t’i bëjë shembull", Vata flet për estradën në ndeshje Bylis-Tirana

3 Korrik 2020, 17:09, Sport CNA
"Shfaqje e shëmtuar, të ndërhyjë shteti t’i

Rudi Vata, ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare, ka komentuar ngjarjet e turpshme në ndeshjen mes Bylisit dhe Tiranës dhe ashtu si shumë të tjerë, mendon se ka ardhur koha që të jepen dënime të rënda. Ish-futbollisti, në ?Fax Sport? deklaroi se tashmë duhej që edhe shteti të tregonte dorën e tij dhe t?I bënte shembull me një hetim e dënim të gjithë ata që përfshiheshin në fenomenet e ndeshjeve të tilla.

?Është një shfaqje e shëmtuar për futbollin shqiptar. Duke e ditur që futbolli shqiptar ka një periudhë të gjatë që po vuan në të gjitha aspektet, nuk i nevojitej kjo shfaqje. Mendoj se shteti shqiptar, në këtë situatë që ndodhet Shqipëria, duhet të jetë tepër i angazhuar për të luftuar këtë fenomen dhe sigurisht që ata njerëz që financojnë këto lloj manovrash të cilat janë ilegale, mendoj se shteti shqiptar duhet t?i vërë para drejtësisë. FSHF me të gjithë kapacitetet e saj duhet të bëjë punën e duhur në mënyrë që futbolli shqiptar të tregojë vlerat e vërteta të njerëzve që punojnë dhe jetojnë për të ndërtuar një jetë të shëndetshme dhe të drejtë. Mendoj që të gjitha organizmat e shtetit duhet të jenë medoemos pjesë e këtij investigimi që futbolli të marrë atë që meriton dhe sportdashësit, sidomos ata që janë të apasionuar, të shohin futboll të pastër. Nëse do të vazhdojmë me këto fenomene, do të kemi një jetë më probleme, do të kemi një jetë me probleme për të ardhmen e futbollit shqiptar.

Nëse vërtetohet, duhet të jetë një vendim shembullor për të dy skuadrat, nëse pjesëtarët e dy klubeve a skuadrave kanë qenë pjssëtarë të një trukimi. Mendoj se është mëse e merituar që të dënohen, përjashtohen, e pse jo të marrin një dënim shembullor. Deri më sot FSHF nuk ka bërë shembull ndonjë person a ndonjë skuadër për një fenomen të tillë. Shpresoj ta ketë seriozisht e t?i shkojë deri në fund kësaj çështje se po diskutohet mbarëkombëtarisht, të gjithë njerëzit janë të shqetësuar, kanë parë një shfaqje që nuk përfaqëson vlerat e futbollit profesionist.

Shteti shqiptar duhet të jetë serioz për të zhdukur fenomene të tilla, duhet të jetë tepër i angazhuar e sigurisht prokuroria e organet e tjera duhet të jenë të angazhuar për të bërë shembuj kombëtar se në arenën ndëkrombëtare jemi bërë shembull me ekipin e Skënderbeut?, tha Vata.

Lajmet e fundit nga