LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Serbia miraton masat e reja anti-Covid/ Beogradi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

3 Korrik 2020, 11:52, Kosova & Bota CNA
Serbia miraton masat e reja anti-Covid/ Beogradi shpall gjendjen e

Me rritjen e numrit të rasteve me koronavirus, qeveria serbe ka miratuar masat e reja anti-covid.

Mësohet se këto masa shtesë, duke iu paraprirë situatës, do të jenë në fuqi deri në 18 korrik, ndërsa shërbejnë vetëm për Beogradin, i cili ka shpallur gjendjen e emergjencës.
Me këto masa, të gjitha kafenetë që nuk kanë pasur hapësira jashtë, do të mbyllen për dy javë si dhe konviktet.

Qytetarët që janë në ambiente të brendshme duhet të mbajnë maska pa asnjë përjashtim dhe të qendrojnë 1.5 metra larg njëri-tjetrit. Gjithashtu, të gjithë ata që përdorin transportin publik duhet të mbajnë maska. Gjoba për mosmbajtje të maskes është 5 000 dinar, ndërsa është ndaluar mbledhja në ambiente të mbyllura në grupe me më shumë se 100 veta dhe në vende të hapura më shumë se 500 veta./CNA.al

Lajmet e fundit nga