Connect with Us

Rritje e frikshme e rasteve të reja/ Teksasi bën të detyrueshme mbajtjen e maskës

Bota

Rritje e frikshme e rasteve të reja/ Teksasi bën të detyrueshme mbajtjen e maskës

Publikuar

-

Rritje e frikshme e rasteve të reja/ Teksasi bën të detyrueshme mbajtjen e maskës

Guvernatori i Teksasit në SHBA, Greg Abbott, ka urdhëruar qytetarët të mbajnë maskat mbrojtëse në publik, pasi rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në këtë shtet amerikan.

Teksasi arriti një rekord të rasteve me COVID-19, pasi vetëm të mërkurën u konfirmuan më shumë se 8,000 të infektuar me koronavirus.

“Mbajtja e maskës në fytyrë do të na ndihmojë të mbajmë Teksasin të hapur për biznes”, tha Abbott, pasi njoftoi për vendimin.

LEXO EDHE:  “I ktheu” tre birra/ Endri Priftit i heqin patentën dhe e “mbysin” me gjoba

Banorët që refuzojnë të vendosin maskën do të përballen me gjobë deri në 250 dollarë.

Në vendimin për mbajtjen e maskës nuk janë të përfshirë fëmijët që janë 10 vjeç ose më të vegjël, ata që kanë një gjendje mjekësore e cila i pengon të vendosin maskën, personat që janë duke ngrënë ose pirë dhe ata që bëjnë aktivitete fizike në ambient të hapur./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

“E premte e zezë” në Serbi/ 18 viktima nga COVID në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Shifra shqetësuese vijnë nga Serbia gjatë 24 orëve të fundit, kur janë
shënuar 18 viktima nga COVID-19

Lajmin e bëri të ditur kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, e cila e quajti të premten, si ditën më të rëndë që nga fillimi i pandemisë.

“Deri më tani situata më kritike është në Beograd, pastaj Kragujevc dhe Novi Pazar. Ne po shohim rritje dramatike të numrit të të infektuarve dhe përkeqësim të situatës epidemiologjike në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën”, tha Bërnabiç.

Kryeministrja serbe tha gjithashtu se aktualisht 130 pacientë po trajtohen përmes respiratorëve.
Më herët, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Serbisë, Zllatibor Lonçar, tha se kapacitetet e spitaleve ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë tejmbushur dhe dhjetëra pacientë janë dërguar për trajtim në spitalet e Pozharevcit, Smederevës dhe Mlladenovacit.

LEXO EDHE:  Masat në projektligjin e ri/ Gjobë për ata që përdorin qese plastike

LEXO EDHE:  ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Teksas

“Nëse situata vazhdon me këtë numër të të infektuarve, sistemi shëndetësor do të jetë në telashe”, tha Lonçar.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër përhapjes së pandemisë në mënyrë që sistemi shëndetësor të sigurojë ndihmë adekuate për të gjithë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situatë alarmante në Maqedoninë e Veriut/ 6 viktima dhe mbi 200 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi/ Konfirmohen 163 raste të reja me Covid-19

Vijon situata e rënduar nfa Covid në Maqedoninë e Veriut.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin janë regjistruar 205 raste të reja të të infektuarve me Covid 19.

Ndërkohë që numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve dhe shënon 336. Sipas raportit gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë6 pacientë të prekur nga Covid-19.

LEXO EDHE:  Pipero rendit arsyet e rritjes së rasteve në spital/ “Duhet mbajtur maskë dhe distancë”

LEXO EDHE:  Kush është “turistja e pacipë” që u gjobit në Filipine sepse ishte veshur me bikini?

Në total numri i jetëve të humbura në Maqedoni ka shkuar në 368 ndërsa ai i të prekurve në 7777./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Covid-19 në SHBA/ Mbingarkohen spitalet në jug dhe perëndim të vendit

Publikuar

-

Nga

Në Shtetet e Bashkuara të enjten u njoftua një shifër rekord ditore, prej më shumë se 64 mijë rastesh me koronavirus, më e larta që prej fillimit të pandemisë. Njësitë e kujdesit intensiv janë të mbingarkuara në spitalet në perëndimin dhe jug të vendit si Arizona, Kalifornia, Florida dhe Teksasi shtete që kanë shënuar së fundmi një rritje të rasteve të reja me COVID-19.

Zyrtari më i lartë në vend për sëmundjet infektive Anthony Fauci, u ka kërkuar guvernatorëve që t’i shtyjnë planet për rihapje të ekonomisë, në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e mëtejshme të virusit. Të premten universiteti Johns Hopkins njoftoi më shumë se 12 milionë 291 mijë të prekur nga koronavirusi në mbarë botën që prej fillimit të pandemisë, 3 milionë nga të cilët në SHBA.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur ta rrafshojnë trajektoren e koronavirusit, Presidenti Donald Trump vazhdon të bëjë presion për hapjen e shkollave. Ka ende pikëpyetje rreth asaj se sa e sigurt do të ishte hapja e tyre për fëmijët dhe personelin pedagogjik.

LEXO EDHE:  Ngriti flamurin e Shqipërisë pa leje/ Mali i Zi gjobit dhe dëbon nga territori ish sportistin shkodran

LEXO EDHE:  Gjobë fiktive ndaj subjektit në Elbasan?/ ISSH reagon pas procedimit ndaj inspektorëve

Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka krijuar një komision të pavarur për të analizuar reagimin ndaj pandemisë. Shefi i OBSH tha se komisioni do t’i japë mundësi botës “të kuptojë të vërtetën për rrjedhën e ngjarjeve dhe zgjidhjet për të krijuar një të ardhme më të mirë për njerëzimin”.

Njoftimi i shefit të OBSH-së pasoi kritikat e Presidentit Trump ndaj organizatës ndërkombëtare për reagimin e saj ndaj pandemisë duke deklaruar të martën tërheqjen zyrtare të SHBA nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ky hap u kritikua nga aktivistë të shëndetit publik dhe kundërshtarë të presidentit./VOA

LEXO TE PLOTE