LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthim  i Rulit në PD?/ Biberaj: Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve i përbërë nga 5 personalitete

3 Korrik 2020, 15:29, Politikë CNA
Rikthim  i Rulit në PD?/ Biberaj: Komisioni për përzgjedhjen

Anëtari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, është pyetur sot nëse do të rikthehet Genc Ruli në strukturat e Partisë Demokratike, siç është përfolur në media.

Biberaj nuk pranoi të japë një përgjigje të saktë për Rulin, por tregoi se komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve në listat e PD-së do të përbëhet nga 5 personalitete.

?Do të jetë një komision i përbërë nga pesë personalitete, do të ketë dhe dy asistentë, nuk është formuar akoma. Personalitete mund të jenë prurje të reja por që kanë kontribute në jetën sociale, shoqërore, akademike patjetër. Mund të jenë edhe persona me kontribute në Partinë Demokratike. Duhet të kemi parasysh që këto personalitete që do të jenë pjesë e këtij komisioni nuk do të kandidohem, sepse në momentin që bëhet selektimi i kandidatëve ka konflikt interesi. Do të jetë një komision seleksionues për kandidatët e Partisë Demokratike?, nënvizoi demokrati në ?Top Talk?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga