LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse ka ndryshuar stil?/ Përgjigjet Basha: Kam kaluar shumë kohë në zyrë, po kthehem te vetja

3 Korrik 2020, 20:33, Politikë CNA
Pse ka ndryshuar stil?/ Përgjigjet Basha: Kam kaluar shumë kohë

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, është pyetur mbrëmjen e sotme për kurimin e imazhit të tij gjatë muajve të fundit dhe ndryshimin e stilit.

Analisti Arjan Curi e ngacmoi Bashën duke e pyetur se çfarë ka ndodhur dhe duke i kujtuar se ka qenë më formal, ndërsa kreu i opozitës tha se po kthehet te vetja.

Biseda në emisionin “Zonë e lirë”:

Curi: Ke qenë më formal

Basha: Po kthehem te vetja mesa duket

Curi: Pse kjo është vetja?

Basha: Pse ti mendon se kam qenë me kostum dhe kollare gjithmonë?

Curi: Më duket se je më formal se ç?duhet… Një lloj arrogance edhe mund të duket ndonjëherë, por ka një lloj relaksimi.

Basha: Unë nuk kam arrogancë. Arroganca fsheh komplekse

Curi: Çfarë ka ndodhur z. Basha, iu këshilluan për këtë gjë që keni ndryshuar stil?

Basha: Ka dy mënyrë për t?ju përgjigjur kësaj. Njëra mënyrë është për të vazhduar me atë që është pjesë e një marketingu të pompuar nga rrjete të fuqishme ndërkombëtare që po investohen në mënyrë të jashtëzakonshme për figurën e Bashës, ndërsa tjetra është fare e thjeshtë dhe unë e kam thënë ashtu siç është, kur është vapë heq xhaketën

Curi: Nuk është vetëm tek xhaketa, është një çlirim total i juaji.

Basha: Kam kaluar shumë më shumë kohë në zyrë nga ç?do doja, tani jam shumë më shumë në terren, nuk ka truk.

Curi: A mund të kthehet kjo pjesa e selfie në një pasion?

Basha: E rrezikshme është. Për sa kohë që nuk humbet nga vështrimi objektiv i saj, mendoj që jam okej. Kur e humbet pastaj, bëhesh i rrezikshëm./ CNA.al

Lajmet e fundit nga