Connect with Us

“Përse nuk u tha që ishte e trukuar ndaj Kukësit?!”, shpërthen Jurgen Goxha: E mundëm edhe më parë Tiranën 3-1

Sport

“Përse nuk u tha që ishte e trukuar ndaj Kukësit?!”, shpërthen Jurgen Goxha: E mundëm edhe më parë Tiranën 3-1

Publikuar

-

Një diskutim i madh ka ardhur nga ndeshja e djeshme mes Bylisit dhe Tiranës që përfundoi në shifrat 2-1. Koeficentet e publikuar kur përfundoi pjesa e parë krijuan një zhurmë të madhe mediatike për një trukim të mundshëm të ndeshjes. Ndërkohë në një intervistë për “Sport Ekspres”, futbollisti i Bylisit, Jurgen Goxha, i ka hedhur poshtë këto zëra. Duke marrë për bazë ndeshjen kundër Kukësit ku ballshiotët ishin superior në 45 minuta hiqet edhe një vijë paralelizmi për të treguar se gjithçka është brenda normalitetit. Gjithashtu Goxha ka shpjeguar edhe situatën e penalltisë së humbur në minutën e fundit, që solli paksa edhe nervozizmin e Dovedanit.

Fitorja e djeshme kundër Tiranës. A mendon se Bylisi e ka bërë një hap të sigurt drejt kualifikimit?

Rezultati është pak i vështirë për ndeshjen e kthimit, por besoj se mund t’ia dalim për objektivin tonë.

Në media ka dalë se ekipi juaj e ka humbur të drejtën e pjesëmarrjes në Europë nga licencimi. Iu është komunikuar një gjë e tillë nga drejtuesit?
Jo nuk është na është komunikuar kjo gjë nga kjo pjesë. I takon klubit, nuk mund të flas.

Gjithashtu u raportua edhe për tonet e ngritura nga Dovedan për penalltinë që ti more përsipër. Çfarë ndodhi saktësisht?

Të them të drejtën te penalltia nuk më është caktuar mua. Thjeshtë ika, mora topin dhe kisha besim të madh se do të shënoja. Fatkeqësisht nuk ia dola dhe gjithë përgjegjësia mbetet mbi mua.

Në rrjetet sociale ishin tema e ditës dje koeficentet dhe një trukim i mundshëm i ndeshjes Bylis-Tirana. Për t’i vendosur vulën kësaj çështje, i betoheni tifozëve se kjo ishte një fitore e pastër dhe nuk kishte të bënte me teatrin?

Ne nuk kemi lidhje me koeficientet, nuk i shikojm ato. Futemi në fushë për të luajtur ndeshjet tona dhe kemi synim të shkojmë në finale. Sa i përket tifozëve jemi munduar të bëjmë lojë të pastër dhe kemi treguar që Bylisi është një kockë e fortë për kampionatin shqiptar. Përse nuk thatë që ishte e trukuar me Kukësin që luajtëm 45 minuta në portën e tyre? Nuk e kuptoj se përse diskutohet kaq shumë kjo situatë sepse Bylisi i ka mundur të gjithë këtë sezon. Mos të harrojmë edhe ndeshjen e parë që kemi fituar 3-1 ndaj Tiranës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Milani nuk di të ndalet/ Mposht edhe Celtic, shënon Hague

Publikuar

-

Nga

Milan ka marrë një fitore më të lehtë sesa është pritur kundër Celtic. Skuadra e Milan ka fituar 1-3 në transferte kundër skuadrës skoceze, ‘Rossoneri’ vulosën fitoren e tyre në pjesën e parë, kur gjetën golin dy herë.

Ishte fillimisht Krunic ai që shënoi me kokë, pas asistimit të Samu Castillejo, atëherë kur luhej minuta e 14’. Brahim Diaz e çoi skuadrën më të qetë në dhomat e zhveshjes kur në minutën e 42’ shënoi pë 0:2.

Celtic provuan të kthehen në lojë me golin e Elyounoussi (76’), por kjo ishte krejt çfarë nikoqirët bënë. Shpresat e skocezëve u shuan në minutën e 92′ nga goli i Hague, i cili vulosi rezultatin final.

Milan kanë shënuar kështu 2+ gola në 10 ndeshje radhazi për herë të parë që nga dhjetori i vitit 1964, pas 56 viteve. ‘Rossoneri’ e nisin kështu fazën e grupeve me tri pikë, kurse Celtic do të shpresojë për pikët e para në xhiron tjetër.

LEXO TE PLOTE

La Liga

“El Clasico”, caktohet arbitri që do vendosë drejtësi

Publikuar

-

Nga

Është mësuar gjyqtari për ndeshjen më të madhe në botën e futbollit. Këtë të shtunë, Barcelona pret Real Madridin në ‘Camp Nou’, për ndeshjen spektakolare.

Është mësuar se Martinez Munuera do të jetë gjyqtari që ndanë drejtësinë në këtë takim. Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet me fillim nga ora 16:00.

Të dy skuadrat vijnë nga një formë jo e mirë në La Liga, kurse në Ligën e Kampionëve, Barcelona ka shënuar fitore të thellë, përkundër Realit që pësoi nga Shakhtar Donetsk. Mbetet të shihet se kujt do t’i sjell më shumë fat Munuera.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Përmbysi rezultatin me golin e tij/ Kumbulla habit gazetarin pas ndeshjes: Ja kujt ja dedikoj

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla ka realizuar një debutim ëndrrash në Europa League. Në të parën ndeshje jashtë Italisë arrin të shënojë gol. I pari në Europë dhe i pari me fanellën e Romës për të. E vlera i shtohet edhe më shumë nga fakti se mban peshën e fitores, pasi ishte pikërisht mbrojtësi shqiptar ai që i dha 3 pikët e para në Europa League verdhekuqve.

Në një intervistë për “Sky Sport” pas përfundimit të ndeshjes, “heroi” Kumbulla ka rrëfyer emocionet e golit, si dhe është shprehur se kalimin nga Verona në një skuadër si Roma po e menaxhon mjaft mirë vetëm për shkak të klubit verdhekuq.

“Ishte një debutim i pabesueshëm, shënova dhe falë golit tim fituam. Jam më i lumtur me ekipin sesa me golin personal. Në pjesën e parë ata bënë më shumë presion, ne luftuam por kjo është normale në këtë fushë. Në pjesën e dytë kemi pasur më shumë kontroll të lojës dhe më shumë shanse.

A jam ndjerë gati për kalimin te Roma? Kjo falë vetëm ekipit, trajnerit dhe stafit që më bëri të integrohem menjëherë: pa to nuk do të ishte e mundur. Golin ia dedikoj skuadrës, ne fituam në një fushë të vështirë”, ka thënë Marash Kumblla./Sport Ekspres

LEXO TE PLOTE