LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarja tronditëse në ‘Kombinat’/ Flet fqinja: Vajzat kam 5 vjet që nuk i kam parë, nuk pranonin njeri brenda

3 Korrik 2020, 07:15, Aktualitet CNA
Ngjarja tronditëse në ‘Kombinat’/ Flet fqinja: Vajzat kam

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen që tronditi opinionin publik, pasi nënë e bijë u gjetën të pajeta në banesë në zonën e Kombinatit.

Një banore e pallatit ku banonte Zhaneta Josifi bashkë më dy vajzat e saj ka treguar për Report Tv se vajzat nuk dilnin nga banesa dhe nuk pranoni asnjë njeri në shtëpi.

“Ishin vajza të shkëlqyera, ishin me shkollë të lartë. Mbase kanë pasur nevojë për psikologë. Siç thoshin komshinjtë, vajzat nuk pranoni asnjë person brenda. Thoshin që ishin predikuese, por nuk e di sepse vajzat nuk i kisha parë. Vetëm nëna e tyre dilte. Unë kam 5 vjet këtu vajzat nuk dilnin fare nga shtëpia”, tha banorja e pallatit./CNA.al

Lajmet e fundit nga