Connect with Us

Nga Tirana në Shkodër me armë me vete/ Parandalohet ngjarja kriminale

Kronika

Nga Tirana në Shkodër me armë me vete/ Parandalohet ngjarja kriminale

Publikuar

-

Finalizohet operacioni policor “Mision i pamundur”.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me një motomjet pa targa i cili kishte armë me vete dhe dyshohej se mund të kryente një vrasje të porositur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mision i pamundur”.

Falë ndërhyrjes në kohë, në fshatin Guri i Zi, forcat e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit G. B, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim dhe dhunë në familje.
Në momentin e kapjes, këtij shtetasi, në një çantë krahu që mbante me vete i është gjetur një armë zjarri automatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishekë luftarak.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e zjarrit dhe motomjeti pa targa.

LEXO EDHE:  Tirana pesë ditë po energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e arsyes së qarkullimit me armë zjarri me silenciator dhe motomjet pa traga.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tentoi të futet në parakalim/ Përplasen dy automjete në Lezhë, tre të plagosur

Publikuar

-

Nga

Tentoi të futet në parakalim/ Përplasen dy automjet në Leshë, tre të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Milot-Lezhë.

Një automjet tip “Benz” ndërsa lëvizte me shpejtësi ka tentuar të kryejë një parakalim e për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me 2 automjete të tjera që ishin të parkuar në sheshin e një lokali.

Për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur, ku njeri në ndodhet në gjendje më të rëndë.

“Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras ,në afërsi të një kompleksi mjeti tip ” Audi” me drejtues shtetasin E.N.,është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.N., ku si pasojë e përplasjes kanë goditur dhe 3 mjete të parkuara në anë të rrugës.  Nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme  materiale. Drejtuesit e mjeteve, shtetasit E.N. dhe R.N.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.  Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video/ Polici parandalon vrasjen në Tiranë, si nisi konflikti në rrugë

Publikuar

-

Nga

Video/ Polici parandalon vrasjen në Tiranë, si nisi konflikti në rrugë

Një ngjarje kriminale është parandaluar pasditen e sotme në Tiranë në bulevardin “Migjeni” në Yzberisht.

Dy persona janë përleshur me grushta pasditen e sotme në Tiranë por situata ka agravuar dhe njëri nga personat ka marrë makinën dhe ka goditur me të automjetin e personit tjetër.

Situata e nxehtë, është zgjidhur falë një agjenti policie, që është ndodhur krejt rastësisht në vendngjarje.

Në pamjet filmike duket efektivi i policisë që ka parë të gjithë situatën, përplasjen fizike dhe më pas përplasjen e dy automjeteve, ku personi me bluzë të kuqe në mënyrë të vazhdueshme ka dashur ta godasë me makinën personin tjetër.

Pikërisht ky është momenti kur punonjësi i policisë i veshur civil, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka ndërhyrë menjëherë me qëllim neutralizimin dhe arrestimin e tij.

LEXO EDHE:  Të shtënat me armë në Shkodër/ Plagoset pranë banesës, drejtori i Ujësjellësit dhe djali i tij

LEXO EDHE:  Sherr mes biondes dhe brunes në mes të Tiranës/Policia ua punon keq (Video)

Punonjësi i policisë ka kërkuar që ta ulë në tokë, por personi me bluzë të kuqe nuk i është bindur, derisa në vendngjarje kanë shkuar punonjës të tjerë të policisë, të cilët kanë arritur t’i vendosin prangat.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti në Bulqizë/ Humb jetën fëmija në spital vajza, e ëma në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

E rënAksidenti në Bulqizë/ Humb jetën fëmija në spital vajza, e ëma në gjendje të rëndëë në Korçë/ Gjendet i pajetë në banesë 70 vjeçari, dyshimet e para

Ka ndërruar jetë në spital vajza 10-vjeçare e cila u godit nga një automjet bashkë me të ëmën pasditen e sotme në Bulqizë.

Ndërkohë që mësohet se gruaja e aksidentuar është në luftë me jetën, teksa nuk është transportuar ende në Tiranë për mjekim të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur në brendësi të lagjes në qytetin e ri të Bulqizës.

LEXO EDHE:  Fillon vaksinimi anti Covid në Shkodër/ Rama dhe Manastirliu shohin nga afër procesin

LEXO EDHE:  Fillon vaksinimi anti Covid në Shkodër/ Rama dhe Manastirliu shohin nga afër procesin

Shoferi që ka përplasur gruan dhe vajzën është identifikuar si Zenel Shyti./CNA.al

LEXO TE PLOTE