Connect with Us

Nga futbollistët e afruar te largimet/ Fytyra e Bayernit për sezonin e ardhshëm e paqartë, ja pikëpyetjet që mundojnë tifozët bavarezë

BundesLiga

Nga futbollistët e afruar te largimet/ Fytyra e Bayernit për sezonin e ardhshëm e paqartë, ja pikëpyetjet që mundojnë tifozët bavarezë

Publikuar

-

Bayerni nis lëvizjet në merkato, ja lojtarët që pritet të largohen nga ekipi

Ka disa pikëpyetje sesi do duket ekipi sezonin e ardhshëm, teksa Bayerni vazhdon të ndjekë strategjinë e ndërtimit të skuadrës mes talenteve, lojtarëve të konfirmuar dhe atyre me eksperiencë. Edhe pse ekipi momentalisht ka një strukturë të shëndetshme, skuadra ka pak lojtarë dhe këtë verë priten disa largime. Gazetari i TZ Manuel Bonke shton se drejtuesit po punojnë për blerje të tjera si një mbrojtës të djathtë apo një mesfushor.

Deri tani janë konfirmuar 4 afrime. Rikthimi i talentit Adrian Fein nga huazimi, portieri Alexander Nübel, mbrojtësi Tanguy Kouassi dhe Leroy Sane. Megjithatë për lojtarët aktualë ka shumë paqartësi.

– Në kategorinë “të larguar” janë të huazuarit Perisic, Coutinho dhe Odriozola.

– Në kategorinë “duam të qëndrojnë” janë Alaba dhe Thiago. Me të parin ka negociata të vazhdueshme dhe nuk dihet përfundimi. Për të dytin Bild raporton se në maj negociatat për rinovim ishin të mira dhe palët ranë dakord, por më pas Thiago kërkoi kohë të vendoste dhe nuk ka dhënë akoma përgjigje. Mediat spekulojnë që spanjolli po mendon largimin në një aventurë të re, por akoma nuk ka gjë të sigurt. Pyetja tjetër është se çfarë do bëjë Bayerni nëse lojtarët refuzojnë rinovimin? Do i mbajë dhe një vit e do i lërë të ikin falas apo do shiten këtë verë?


– Në kategorinë “jo rinovim” janë veteranët Boateng e Martinez si dhe Corentin Tolisso. Dy të parët Bayerni do ishte gati ti shiste, por nuk ka problem nëse ata vendosin të rrinë dhe një vit. Per Tolisso spekulohet që Bayerni do ta shesë dhe francezi gjithashtu mendon për një hap të ri larg Mynihut ku dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë.

Afrimet dhe largimet janë të lidhura bashkë, prandaj dhe fytyra e Bayernit të sezonit të ardhshëm është akoma e paqartë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Robben rrëfen çmendurinë e Guardiolës: Më telefonoi në 2 të natës

Publikuar

-

Nga

Arjen Robben e ka lavduar tej mase ish-trajnerin e tij te Bayern, Pep Guardiolën. Ylli holandez ka thënë se Pep është njeri që e do futbollin çmendurisht.

“Pep Guardiola është i çmendur për futbollin. Një herë më telefonoi në 2 të mëngjesit. Nuk e dija se cila ishte arsyeja, por u befasova më pas. Ai më telefonoi për të folur për taktikat në futboll”. ka thënë Robben.

Futbollisti holandez para pak ditësh ka befasuar me vendimin e tij për tu rikthyer në futbollin aktiv si lojtar i Groningen.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Bayerni nuk di të ndalet në merkato, transferon edhe mbrojtësin francez

Publikuar

-

Nga

Bayerni nis lëvizjet në merkato, ja lojtarët që pritet të largohen nga ekipi

Bajerni i Mynihut nuk ndalet në merkato, edhe pse ajo nuk ka nisur zyrtarisht. Kampionët në fuqi kanë arritur akord me një lojtar tjetër. Bëhet fjalë për Melvin Bard, mbrojtësin e Lionit.

Lojtari ka një kontratë deri në 2022-shin me francezët por është i pakënaqur dhe ka kërkuar të largohet. Hasan Salihamixhiç është vënë menjëherë në lëvizje duke kontaktuar me lojtarin dhe i ofruar atij një kontratë 3- vjeçare. Edhe pse 19-vjeçari do të luajë në fillim për skuadrën e dytë bavareze.

Ky operacion pritet t’i kushtojë Bajernit vetëm 3 milionë euro. Bard është një lojtar që luan me përfaqësuesen U-20 të Francës.

Dëmtimet e shumta në mbrojtje gjatë sezonit që lamë pas e kanë detyruar trajnerin Hansi Flik të kërkojë sa më shumë lojtarë defensivë. Kujtojmë se Lukas Herndandez dhe Niklas Zyle humbën pjesën më të madhe të sezonit për shkak të dëmtimeve.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Kaos në Bremen, autobusi i ekipit të Rashicës sulmohet nga tifozët

Publikuar

-

Nga

Verder Bremen siguroi qendrimin në Budesligë edhe për nëj tjetër sezon. Skuadra gjermane barazoi 2-2 në fushën e Heidenheim mbrëmjen e djeshme dhe siguroi kështu të drejtën e elitës gjermane edhe për sezonin e ardhshëm, duke qenë se takimi i parë përfundoi me shifra të barabarta 0-0. Padyshim që në ekipin e Rashicës nuk mund të mungonte festa, por gëzimi i tyre u prish disi nga reagimi i tifozëve.

Sipas asaj që raporton “BILD”, rreth 150 mbështetës të Heidenheim ishin të pranishëm jashtë stadiumit dhe nuk e kanë kapërdirë dot festën e miqve duke sulmuar autobusin e tyre me gurë apo shishe, të cilat shkaktuar edhe dëme në automjet. Ka qenë policia ajo që ka shoqëruar më pas Rashicën dhe shokët e tij të skuadrës drejt largimit.

Ndërkohë e qetë nuk paraqitej situata as në Bremen. Rreth 700 tifozë ishin grumbulluar dhe fillimisht ishte festa ajo që mbizotëronte për ta, por që shumë shpejt do i linte vendin kaosit. Shishe, sende piroteknike apo edhe flakadanë janë hedhur prej tyre, si dhe ka pasur përpjekje për të çarë murin policor. Shkak për këtë u bë ndalimi i lojërave në seksionin Sielwall.

LEXO TE PLOTE