LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Mos u bëni bashkëfajtorë në këto komedi", Sindikata thirrje futbollistëve pas ndeshjes së turpit në Ballsh

3 Korrik 2020, 10:49, Sport CNA
"Mos u bëni bashkëfajtorë në këto komedi",

Ndeshja e gjysmëfinales së Kupës mes Bylisi dhe Tiranës ka ngritur dyshime të mëdha tek të gjithë, për mënyrë se si shkoi rrjedha e ndeshjes.

Sjella e futbollistëve në fushën e lojës ka ngritur dyshime të shuma, për sa i përket përcaktimit të rezultatit. Pikërisht për këtë ka pasur reagime të shumta nga të gjithë, teksa edhe vetë presidenti i Tiranës, Refik Halili është shprehur se mund të ketë pasur ndërhyrje nga jashtë. Për këtë së fundmi ka reaguar edhe Sindikata e cila i ka bërë një thirrje futbollistëve.

?Sindikata e Futbollisteve Profesioniste? Shqiptare, ne? statutin e saj ka parashikuar te? përkrahe? dhe mbështesë? futbollin e ndershëm dhe korrekt. Por sot ne? mediat sportive, nga shume? aktore? te? futbollit, gazetarë, presidente?, shoqata tifozësh etj, jane? ngritur dyshime pe?r paracaktim te? rezultatit sportiv te? ndeshjes Bylis-Tirana.

Sindikata nuk ka asnje? te? drejte? pe?r te? be?re? komente mbi ke?te? ndeshje, pasi e?shte? detyre? e Komisionit të Etikës t?i japë përgjigje çdo dyshimi te? ngritur. Por nisur nga ky fakt, si dhe aludimet e shpeshta pe?r ndeshjet e Kategorisë? se? Pare?, Sindikata i bën thirrje te? gjithë futbollistëve qe? te? jene? serioze? ne? punën e tyre, duke respektuar fanellën qe? mbajnë veshur, tifozët që i përkrahin dhe mbi të gjitha djersën dhe sakrificat e tyre.

Rezultatet qe? vijne? nga lufta e forte? sportive në fushën e lojës jane? ato qe i japin jete? pasionit tone? pe?r futbollin. Çdo rezultat i vendosur nga xhaketat e zeza ne? fushën e lojës, sipas urdhrave te? kostumeve te? zinj ne? shkallet e stadiumeve nuk duhet te? kete? lidhje me ne.

Futbollistet, megjithëse ndodhen ne? situate? mjaft te? vështire?, nuk duhet te? behën bashkëfajtorë ne? këto komedi qe? luhen me futbollin. Sindikata do te? jete? gjithmonë ne? mbështetje te? te? gjithë? futbollistëve, te? cilën karrierën e tyre sportive ta mbështetin te futbolli Fair-Play?, shkruhet në postimin e Sindikatës.

Lajmet e fundit nga