Connect with Us

Meta mesazh të fortë me ambasadorët e Vishegradit/ Të plotësohen kushtet për negociatat pa humbur kohë

Politikë

Meta mesazh të fortë me ambasadorët e Vishegradit/ Të plotësohen kushtet për negociatat pa humbur kohë

Publikuar

-

Meta mesazh të fortë me ambasadorët e Vishegradit/ Të plotësohen kushtet për negociatat pa humbur kohë

Presidenti Ilir Meta do të marë pjesë në ceremoninë e kalimit formal të Presidencës së Grupit V4, nga Çekia tek Polonia.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta, i cili njofton se pranoi ftesën e Ambasadorëve të vendeve të Vishegradit.

Në një postim në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit përmend edhe presidencën gjermane të BE dhe thotë se Shqipëria duhet të plotësojë kushtet për negociatat pa humbur kohë.

“Ekonomia dhe ndërlidhja, siguria dhe zhvillimi shoqëror janë prioritete strategjike në këtë periudhë sfidash që po kalojmë. Vlerësova prioritetet dhe objektivat ambicioze të Presidencës Polake për një V4 të fortë në një Europë të fortë, kthimin në normalitet, kontaktet ndërmjet popujve, si dhe qasjen për digjital V4 – e-V4.

LEXO EDHE:  Video-Zbulohet pazari/Meta u shit për 35 milionë dollarë!

Mjaft të gjetura dhe domethënëse ishin vendi i takimit të sotëm, lokomotiva polake në “Bulevardin e Ri”, dhuratë e viteve ’50, si dhe motoja e Presidencës: “Back on Track” Train! Falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Grupit V4 në proceset e integrimit europian të rajonit tonë dhe shembullin e shkëlqyer të bashkëpunimit që përcjellin për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shpreha bindjen se nën Presidencën Gjermane të Bashkimit Europian, me mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare, si dhe duke plotësuar pa humbur më kohë kushtet për hapjen e negociatave, Shqipëria do të bëjë hapa përpara dhe të sigurt në proceset integruese”, shkruan Meta./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deputetja socialiste humb vëllain nga koronavirusi/ Prek me dedikimin

Publikuar

-

Nga

Deputetja socialiste humb vëllain nga koronavirusi/ Prek me dedikimin

Deputetja socialiste Vila Bello, ka humbur sot vëllain si shkak i koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja në një postim në rrjetet sociale, ku ka prekur miqtë virtualë me një dedikim.

Mësohet se Drini Bello ka humbur betejën me virusin e padukshëm në një moshë të re, ndërsa deputetja thotë se e kishte jo vetëm si vëlla por edhe si shok.



“Të njoha si djalin e madh të shtëpisë, Drini Bello, po në jetën time me familjen tënde, tonën të madhe, ishe shoku e vëllai im i madh. Unë sot të humba, vëlla! Do na mungosh shumë!
Të qoftë dheu i lehtë, i miri Drin!”, shkruan, ndërsa pak minuta më parë ka bërë një tjetër postim ku njofton se ceremonia funerale do të zhvillohet vetëm nga familjarët.

LEXO EDHE:  Ilir Meta show paraelektoral/PS-LSI cilat janë pseudo betejat e fundit?

LEXO EDHE:  Pse hesht Komandanti i Përgjithshëm Ilir Meta?!

“Hidhërimi dhe dhimbja jonë për humbjen e Drinit, babait, bashkëshortit, birit, vëllait tonë të veçantë janë të pafjala. Duke respektuar gjithë miqësinë e respektin e miqve e familjarëve për Drinin tonë të mirë, si dhe për shkak të situatës, dita sot do jetë familjare.

Nesër nga ora 9:00 – 12:00 do të jemi te shtëpia funerale “Alba”, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Drinit të buzëqeshur në shpirt e mendim! Prehu në paqe ti, njeriu ynë i veçantë!”, nënvizon Bello./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Covid jashtë kontrollit/ Paralajmëron ish ministri: Po shkojmë drejt një katastrofe të vërtetë

Publikuar

-

Nga

Covid jashtë kontrollit/ Paralajmëron ish ministri: Po shkojmë drejt një katastrofe të vërtetë

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka qenë i ftuar pasditen e sotme në rubrikën “Opinion”, në News 24, ku mes të tjerave ka folur për situatën e Covid-19.

Ai shprehet se kapaciteti i dy spitaleve po shkon drejt ezaurimit dhe sipas tij po shkojmë drejt një katastrofe të vërtetë.

“Gjendja nga koronavirusi është shqetësuese. Është shqetësuese se 1 në 5 të testuar dalin pozitiv me Covid-19. Nëse bëhen shumë teste, do të thotë se dalin më shumë persona pozitiv me Covid-19.



Është paralajmëruar edhe nga autoritetet se po shkon drejt ezurimit sistemi ne 2 spitalet, po shkojnë drejt ezurimit të sistemi. Në këtë rast pastaj do të jetë një katastrofë e vërtetë.Në të gjitha vendet janë nxjerrë mësime në momentin që pati një rënie të lehtë.

LEXO EDHE:  Rama takim kokë më kokë me Metën/Çfarë do ndodhë me koalicionin?

LEXO EDHE:  Video-Zbulohet pazari/Meta u shit për 35 milionë dollarë!

Le të shpresojmë se janë të vërteta lajmërimet për nxjerrjen e një vaksine.E vërteta është se të gjitha qeveritë e vendeve të pasura, kanë vënë buxhete shumë të mëdha për vaksinën. Mobilizimi i laboratorëve dhe industrisë më mbështetje, është diçka që mund të arrihet”, tha Mustafaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta dekreton ligjin “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”/ Të nisë menjëherë zbatimi

Publikuar

-

Nga

Meta dekreton ligjin “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”/ Të nisë menjëherë zbatimi

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar ligjin e miratuar nga Kuvendi ‘Për  Regjistrin e Pronarëve Përfitues’.

Meta shprehet se ky ligj ka rëndësi themelore për Shqipërinë, duke shtuar se duhet që të nisë menjëherë zbatimi i tij pa u zvarritur.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”.



Ky ligj është një rekomandim i përsëritur për Republikën e Shqipërisë nga Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL) të Këshillit të Europës, për identifikimin dhe regjistrimin e pronarit përfitues të subjekteve tregtare dhe organizatave jofitimprurëse, të regjistruara në Republikën e Shqipërisë.

Ky ligj është një hap para drejt transparencës së zotëruesve të kapitalit të subjekteve tregtare, por që po në funksion të kësaj transparence, mund të kishte përcaktuar edhe më qartë detyrimin për deklarimin dhe regjistrimin e subjekteve, pa kufizime, në raport me aksionet/kuotat të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues.

LEXO EDHE:  Komenti nga Top Channel/ Ku do shkojë Ilir Meta?

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet ashpër Metës e Idrizin/Të kërcënuar nga ...!

Ky ligj nuk duhet të jetë një akt që miratohet vetëm për qëllime raportimi pranë Moneyval, por është me rëndësi themeltare për Shqipërinë, të nisë menjëherë zbatimi i tij dhe transparenca me zotëruesit e aksioneve, pa u zvarritur nga Këshilli i Ministrave nxjerrja e akteve nënligjore që mundësojnë fillimin e implementimit.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE