Connect with Us

“Mbështes njohjen reciproke”/ Basha pas takimit me Hotin: Kosova shembull për masat ndaj Covid-19

Politikë

“Mbështes njohjen reciproke”/ Basha pas takimit me Hotin: Kosova shembull për masat ndaj Covid-19

Publikuar

-

“Mbështes njohjen reciproke”/ Basha pas takimit me Hotin: Kosova shembull për masat ndaj Covid-19

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, mbajti një takim sot me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, Basha tregoi më tepër detaje nga takimi. Kreu i opozitës tha se diskutuan për çështjen e integrimit të Kosovës, për dialogun me Serbinë, taksën ndaj mallrave dhe një sërë çështjesh të tjera.

Basha e cilësoi si shembull qeverinë e Kosovës për masat e marra ndaj Covid-19, ndërsa theksoi me bindje se Kosova do të dijë t’ia dalë mbanë me gjithë përvojën, mençurinë, dhe kurajon për të ecur përpara në të gjitha aspektet.

“Me Hotin diskutuam për një numër çështjesh. Së pari, për sfidat e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian, ku kam përshëndetur Hotin për ngritjen e Këshillit të Ekspertëve. Gjithë partitë në Kosovë të jenë për dialogun me Serbinë. PD mbështet objektivat nga autoritetet e Kosovës, njohjen reciproke, dhe aspektet e tjera.

Hoti vjen me kredenciale dhe background, me përvojë të jashtëzakonshme në fushën e ekonomisë. Diskutuam për pasojat ekonomike të COVID-19. Kosova përbën shembull se si qeveria dhe Hoti po përgatiten për të lehtësuar pasojat, për t’u fokusuar tek zhvillimi ekonomik dhe punësimi.

LEXO EDHE:  “Kosova është shtet i pavarur”/ Si u censurua fjala e Macron në Beograd

Dua po kështu të shpreh besimin tim, bindjen time, se nën drejtimin e kryeministrit Hoti, Kosova do të dijë t’ia dalë mbanë, gjithë përvojën, mençurinë, dhe kurajon për të ecur përpara. Pavarësisht situatës politike, drejt synimit për një shtet të fortë, demokratik, sovran, i pavarur, anëtar i NATO-s dhe i BE-së.

Së fundmi, në këtë 30- vjetor të deklaratës kushtetuese, për mua personalisht, si bashkëmoshatar i Hotit, është kënaqësi që Kosova është e pavarur, dhe ka në drejtim politikanë të zotë, që janë rritur dhe mbrojtur me idealet e lëvizjes paqësore për pavarësë. Janë pajisur me dijet, formimin, moralin, dhe mendësinë. Nga zemra Hotit i uroj suksese në detyrën e tij”, nënvizoi ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shën Nifoni i Kostandinopojës

Publikuar

-

Nga

(Vëllam i Gjergj Kastriotit Skëndërbeut)

Shën Nifoni ka lindur në More të Peloponezit në fund të shek XIV. I ati quhej Manuel, ndërsa e ëma Maria. Në shkollë mësoi shkrim e këndim dhe njohuri rreth Shkrimit të Shenjtë. Më vonë shkoi pranë një asketi të quajtur Andon, i cili pas këmbënguljes së të riut e vuri në qeli aty afër dhe i caktoi rregullin e lutjes për fillestarët.

Më pas, duke parë përkushtimin e tij, asketi e bëri murg me emrin Nifon. Pas pak kohe asketi ndërroi jetë, por Perëndia nuk e braktisi shërbëtorin e tij. Nifoni dëgjoi se në qytetin e Artës, ku jetonin shqiptar të quajtur çam ishte një mësues i madh shpirtëror i quajtur Zaharia, i cili kishte ardhur nga Mali i Shenjtë. Murgu filloi ta mësonte Nifonin për rregullat e jetës murgjërore dhe për doktrinën orthodhokse.
Në veprën agjiografike orthodhokse: “Jeta dhe veprimtaria e Nifonit, Patrik i Kostandinopojës”, botuar në Bukuresht në vitin 1937 jepen të dhëna në lidhje me aktivitetin e Nifonit në Shqipëri. Të dhënat janë përkthyer nga rumanishtja prej teologut z. Dhimitër Beduli, aty na thuhet: “Dhe Zaharia me Nifonin, si ndenjën pak kohë atje (në Ohri), deshën të shkojnë në vendin e Askulumit (këtu kuptohet Shqipëria); me ata u bashkuan edhe shumë të tjerë. Dhe u nisën nga Justiniana, disa nga ana e tokës, disa me anije dhe arritën në një qytet të madh me emrin Durrës, i cili është në vendin e Askulumit dhe që andej u ngjitën në qytetin e Krujës, që është rreth 6 milje larg nga Draçea, Durrësi. Shkuan tek Gjergji, prijës i Shqipërisë, i cili quhej Skënderbe i pranoi me gëzim të madh e dashuri, sepse edhe ky kishte dëgjuar për jetën e tyre, dhe vendosi Zaharinë atë shpirtëror, mësues dhe edukator për të gjithë njerëzit, ndërsa Nifonin, me bekimin e kryepiskopit të Krujës e bëri prift atje”.

Kurse kjo është përmajtja sipas variantit të botuar nga rumuni Tit Simedrea : “Të dy kallogjerët u nisën nga Justiniana, e cila ishte qendra e patrikut orthodhoks, nga ku vareshin bullgarët, serbët dhe shqiptarët. Ata mbërritën në Krujën e lirë të Gjergj Kastriotit”.

Nga disa të dhëna të tjera biografike del se Nifoni dhe Zaharia qenë shqiptarë. Atyre iu ngarkua detyra e atit shpirtëror në Krujë, mision i cili kërkon të dish mirë gjuhën e popullit.
Në Krujë, Shën Nifoni u bashkua aq shumë me Gjergjin sa u bënë vëllezër në shpirt, ose pinë gjakun e njëri-tjetrit, sipas zakonit, prandaj u quajt vëllam i Skëndërbeut.



Ky fakt tregon besimin e krishterë orthodhoks të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit dhe lidhjen e ngushtë të tij me klerikët orthodhoks, të cilët shenjtëronin me Mistetet e Kishës Orthodhokse popullin shqipëtar në ato vite të vështira, por të lavdishme për historinë tonë kombëtare.
Me dyndjet e turqve më 1466, Nifoni dhe Zaharia u larguan nga Shqipëria prej rrezikut të pushtimit turk, që pasi kishin pushtuar Kostandinopojën, filluan sulmet kundër tokës Arbërore, e cila ishte një vend i lirë dhe valvitej akoma flamuri i shqiponjës së Perandorisë së Bizantit .
Ata u vendosën në qytetin e Ohrit. Sulltan Mehmeti II kishte urdhëruar që kryepiskopi i Ohrit, Dorotheu, bashkë me klerikët që kishte në vartësi të internohej. Midis tyre ishin dhe priftërinjtë Zaharia me Nifonin .

LEXO EDHE:  “I rrethuar nga deputetë të rinj pa njohuri politike”/ Si ndihet Berisha pa bashkëpunëtorët e tij?

LEXO EDHE:  Shoqërimi i Klevis Balliut/ Basha sulmon Ramën

Pas vdekjes së mitropolitit të Selanikut, Parthenit, episkopët dhe i gjithë kleri vendosën të zgjidhnin si bari të tyre Nifonin. Me shenjtërinë dhe fjalët e tij, shumë mëkatarë të penduar, që ishin larguar nga kisha nga frika e terrorit osman, u kthyen përsëri në gjirin e Kishës Orthodhokse.
Sipas Faik Konicës, kur froni i patriarkut mbeti bosh, Shën Nifoni u fronëzua Patrik i Kostandinopojës në vitin 1482. Qëndrimi i tij në fronin e primatit të fesë orthodhokse ishte deri në vitin 1586, ku u shkarkua pas intrigave të grekut Amirus. Vite më vonë, Nifoni u rizgjodh patrik i Kostandinopojës, ku qëndroi vetëm një vit dhe përsëri u përndoq.
Ata që nuk e donin u përpoqën ta largonin. E arrestuan dhe e dërguan në Andrianopojë. Nifoni shkoi në Vllahi ku e pritën me të gjitha nderimet. Për disa kohë ndaloi në Maqedoni dhe pastaj në Malin e Shenjtë dhe u vendos në kishën “Pantakrator”, në manastirin “Lavra e Madhe” si dhe në manastirin e “Shën Anës” dhe atë të “Shën Dionisit” dhe në manastirin e “Vatopedit”, ku bëri një jetë me përulësi dhe shenjtëri. Fjeti më Zotin në 11 gusht të vitit 1508 në moshën 90 vjeç.
Fama e tij u përhap me shpejtësi dhe në varrin e tij u bënë shumë mrekulli, dëshmi e shenjtërisë së tij para Zotit, që i lavdëron besnikët.

Lipsanet e shenjtë të Shën Nifonit u morën dhe gjenden në Rumani. Koka në katedrën e Krajovës, ndërsa lipasnet dhe reliket e shenjtit (mitra dhe spektri) janë në manastirin e Dionisit në Athos.
Historiani z Mojkom Zeqo, duke u bazuar tek shkrimet e dhe kërkimet e Faik Konicës dhe peshkop Fan Nolit e veçanërisht në librin “Shën Nifoni, Patriarku i Kostandinopojës”, botuar në Athos viti 1995, na thotë se: “Nifoni ka vdekur në Athos, ku gjendet dhe reliktuari i tij. Në shumë kisha janë pikturuar afreske me figurën e Nifonit. Ato e tregojnë Nifonin duke mbajtur në dorën e majtë Biblën e Shenjtë dhe me dorën e djathtë me gjestin e bekimit. Këto afreske janë të shumta dhe përbëjnë një koleksion shumë të rëndësishëm të një personazhi të shquar shqiptar të shekXV.Ajo që më tërhoqi vëmendjen, veçanërisht, është se në qelën e Nifonit, ku gjendet dhe biblioteka e tij, ekziston nje portret i Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ky portret është botuar në faqen 29 të librit dhe e paraqet Skendërbeun në profil me një mjekër të gjatë dhe të përdredhur, me përkrenaren e tij me kokë dhie dhe më e habitshmja është se ky portret në formë ikone ka të shënuar shqip, me gërma latine, mbishkrimin “SKENDERBEU- KASTRIOTI”.

Kisha Orthodhokse i këndon me nderim hierakut Shën Nifon: “Kanuni i besës dhe i përkorës ndrite përpara besnikëve me të vërtetën e punëve, me përunjësi fitove të lartat me varfëri të pasurat, atë i lavdëruar Shën Nifon Patriark i Kostandinopolit, lutju Zotit tonë Jisu Krisht t’u falë shpirteve tona ndjesën e mëkateve”. (Përlëshorja e shejntorit) Miron Çako.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ekskluzive-Letra për Ambasadën amerikane/ Ben Blushi bëri vjehrrin pronar në pasuri miliona dollarë

Publikuar

-

Nga

Ben Blushi, është i vetmi politikan dhe menaxher mediash i denoncuar nga biznesmenët shqiptarë pranë ambasadës së SHBA-ve, për shumë çështje që fillojnë nga reklamat për televizionin ku punon deri në përplasjet për pronat ne emër të vjehrrit apo “luftrave” për pronat e historive rozë të Vjollca Hoxhës.

CNA.al ka raportuar më parë për denoncimet e bëra pranë ambasadës së SHBA-ve dhe informacineve se Ben Blushit i ishte hequr viza. Ai publikoi një vizë të vitit të shkuar më pas, por pa thënë a ishte bërë ajo e pavlefshme nga ambasada. Ndaj Ben Blushit janë bërë disa letra në ambasadën e SHBA-ve, nga biznesmenë ndërtimi, ata në fushën e farmaceutikës etj.

Letra e biznesmenit Andon Dhima drejtuar Ambasadës të SHBA-ve

Sot po sjellim për herë të parë një pjesë të letrës së një biznesmeni drejtuar ambasadës së SHBA-ve e cila lidhet me pronat e Ben Blushit në emër të vjehrrit të tij. Janë të gjitha akuzat dhe dyshimet e arsyeshme se vjehrri ka shërbyer vetëm si mbulim, dhe ortaku i vërtetë i pallatit është Ben Blushi.

Biznesmeni Andon Dhima në letrën e çuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë shkruan akuza të forta që lidhen që nga kërkesa e Ben Blushit për të futur ortak vjehrrin, kalimin e pronësisë, gjyqet formale dhe deri tek përplasjet e sotme ku Ben Blushi me influencën e tij kërkon të rrëmbejë ç’të mundë.

Blushi kërkon vjehrrin ortak të ndërtuesit

Në vitin 2008, bleva një truall në Tiranë me qëllim ndërtimin e një kompleksi rezidencial dhe z. Blushi më kërkoi që të bëja bashkëpunëtor në këtë trruall vjehrrine tij Z, Abasz Brati. Më la të kuptoja që në rast se unë nuk bija dakord, do të ishte shumë e vështirë që të më miratohej leja e ndërtimit nga Bashkia Tiranë. Z.Blushi më siguroi se Z. Brati do të paguante për pronën në një moment të dytë, por së pari unë duhet të bija dakord që të transferoja gjysmën e truallit në pronësi të Z.Brati”, shkruan biznesmeni Dhima në letrën drejtuar ambasadës.

Gjyqi, forma që vjehrri i Blushit të bëhet bashkëpronar

Më tej në letrën e tij duke treguar sesi vjehrri i Ben Blushit një avokat me pasuri simbolike u bë bashkëpronar në një pasuri që vlente miliona euro, me gjoja një borxh 70 mijë usd.

LEXO EDHE:  Peticioni i artistëve për Teatrin/ Basha: Rama i mashtroi

LEXO EDHE:  Edi Rama dalje urgjente/Jam këtu për Lulzim Bashën! Dialog pa kushte

Mekanizmi i përdorur në këtë transaksion ishte ngritja e një padie civile ndaj meje në Gjykatën e Rrethit Gjyqsor Tiranë, duke kërkuar pronësinë mbi gjysmën e truallit me pretendimin se unë i kisha një borxh të vjetër Z. Brati. Me vendimin Gjyqësor nr.2742 datë 07.04.2011, Z. Brati bëhet bashkëpunëtor i truallit me sipërfaqe 645 m2 me numër pasurie 1/156 i ndodhur në zonën kadastrale 8270 dhe pas përfundimit të ndërtimit mbi këtë truall, Z. Brati u bë bashkëpronar i disa njësive dhe apartamenteve në objektin e ndërtuar nga shoqëria ndërtuese “AN.NIK” Sh.p.k. Faktikisht Z.Brati ka përfituar më shumë siperfaqe ndërtimore nga sa parashikonte Kontrata e Sipërmarrjes datë 31.03.2012 e lidhur midis meje, Z.Brati dhe shoqërisë “AN.NIK” Sh.p.k/ Kontaktin e vazhdueshëm në lidhje me këto ambiente e ka mbajtur me mua Znj. Eva Bushi (Brati), bashkëshortja e Z.Ben Blushi (Bashkëlidhur kopje e sms-ve në formë të printuar)”, shkruan biznesmeni Andon Dhima.

CNA.al do sjellë në vijim edhe pjesët e tjera të kësaj letre që në fakt është një akuzë drejtuar ish-deputetit Ben Blushi, sot drejtor i Top Channel. Është ky i fundit që ka përdorur mekanizma juridikë për të bërë vjehrrin pronar si shpërblim për lejen e ndërtimit që do merrte biznesmeni në Tiranë.

Ky është një tjetër skandal që i shtohet atyre të politikanit të nxjerrë jashtë sistemit nga shqiptarët, i cili po shfrytëzon Rilindjen për pasurimin e tij, që nga pronat në Dardhë, Dhërmi, apo ortakëri në kompani jashtë Shqipërie më pronarët e koncesionit të inceneratorëve./CNA.al

Ekskluzive-Zbulohen të tjera dokumente/ Si gënjeu Ben Blushi për pronën 500 milionëshe, vjehrri e nxjerr “zbuluar”

Ben Blushi bën vjehrrin miliarder/ CNA.al zbulon pasurinë 5 milionë dollarë

Ekskluzive-Zbulohen dokumentet/ Si Ben Blushi bleu për 30 mijë euro, pronën 500 milionëshe



“Sheiku” i mediave/ Të gjitha miliardat dhe skandalet e Ben Blushit

CNA.al paralajmëron skandalin e radhës/ Kush e ka këtë pallat Zoti Blushi?

Një përgjigje që mos “çmendet” Ben Blushi/ Miliardat e tij, të vjehrrit dhe akuzat që po trondisin mediat dhe politikën

Baxhanaku i Blushit në Gjykatën e Lartë/ Pjesë e pasurisë 5 milion dollarë?!

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

 

Ekskluzive/ Ambasada amerikane i heq vizën Ben Blushit

Zbulohet pse iu hoq viza amerikane Ben Blushit

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandalet me pasuritë dhe falsifikimet/Asnjë hetim ndaj Ben Blushit dhe noteres që vulosi falsifikimin

Publikuar

-

Nga

SPAK merr në hetim ortakun e Ben Blushit

CNA.al ka raportuar dy ditë më parë në lidhje me një skandal, për një pasuri rreth 500 milionë lekë me vlerën e tregut, sipas një kontrate të sigluar nga noterja Violeta Sulkaj në noterinë e Tiranës, në datat 28 dhe 29 maj të vitit 2015.

Në atë kohë, Ben Blushi ishte politikan dhe deputet i Partisë Socialiste, i cili më pas themeloi Partinë LIBRA dhe u largua për t’u bërë drejtor i “Top Channel”.

Kontrata mban firmën e vajzës së tij, Natali Blushi e cila pretendohet se ka firmosur në zyrën e noteres Sulkaj.

 Në fakt, sipas të dhënave të investiguara nga CNA.al, rezulton se Natali Blushi në kohën e kësaj kontrate nuk ndodhej në Shqipëri, por sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga sistemi TIMS del se zonja Natali Blushi ka udhëtuar në Romë në fillim të prillit 2015 dhe është kthyer më 19 qershor të po atij viti. (Lexo këtu)

Sipas të dhënave zyrtare dhe kontratës së firmosur nga vetë noterja, rezulton se Natali Blushi ka firmosur kontratat e shitjes së njësisë tregtare dhe garazheve në datën 28 dhe 29 maj, duke mos qenë aspak në Shqipëri.

CNA.al dje kontaktoi me kryetaren e Dhomës së Noterëve, e cila i tha se do të shihet si rast, por ka një ngërç sepse Dhoma e Noterëve nuk ka plotësuar numrin e saj, por personat që firmosin kontratat duhet të jenë prezent në zyrën e Noterit. (Lexo këtu)

LEXO EDHE:  “I rrethuar nga deputetë të rinj pa njohuri politike”/ Si ndihet Berisha pa bashkëpunëtorët e tij?

LEXO EDHE:  “Kosova është shtet i pavarur”/ Si u censurua fjala e Macron në Beograd

Më tej, CNA.al bëri një shkrim ku kërkoi që ministrja Etilda Gjonaj, të reagonte për rastin konkret në lidhje me falsifikimin e një firme te noteri, por nuk pati reagim.

Ne kontaktuam edhe me zëdhënësin, i cili na kërkoi zyrtarisht t’i dërgonim një e-mail.

Sipas ligjit për Noterinë të azhornuar në vitin 2018, noterja në rastet e falsifikimit mban përgjegjësi penale deri në humbjen e licencës.

Çështja në thelb nuk është thjesht dhe vetëm humbja e licencës nga znj. Violeta Sulkaj, pasi ky nuk është synimi ynë si gazetarë, por zbulimi i së vërtetës, se si politikanët falsifikojnë dokumente për t’u bërë dhurata fëmijëve të tyre, për pasuri me qindra miliona lekë; dhe askush tashmë, megjithëse ne kemi raportuar, nuk heton. Jo  vetëm Ben Blushin për dhuratën, por as noteren për falsifikim! /CNA.al

Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)



Vajza i bëhet pronare me firmë të falsifikuar/ Dokumentet që zbulojnë manipulimet e Ben Blushit

Prona 500 milionëshe/ Kush është noterja që falsifikoi firmën e vajzës së Ben Blushit?!

Pyetje publike për Ben Blushin/ Kush i falsifikoi firmat e vajzës së tij?

Ben Blushi justifikon falsifikimin/ Katër faktet që e nxjerrin zbuluar dhe Natalia e pafajshme

Falsifikimi i firmës së vajzës së Ben Blushit/ Kryetarja e Dhomës së Noterve: Çështja do referohet në Dhomën Disiplinore

LEXO TE PLOTE