LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Maska duhet vendosur me detyrim”/ Pipero: Nëse bëhet për dy javë do ulen shifrat me 4 herë

3 Korrik 2020, 21:20, Lifestyle CNA
“Maska duhet vendosur me detyrim”/ Pipero: Nëse bëhet

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, kërkoi që mbajtja e maskës të bëhet me detyrim.

Pipero tha se kudo dhe kurdo ku nuk mund të ruhet distanca sdociale, qytetarët duhet të përdorin maskë.

?Në Shqipëri nuk po zbatohen masat, nëse faza e parë e kësaj epidemie donte veprim, faza e dy donte dhe do, strategji dhe mirëkuptim me qytetarët dhe kapacitetet shëndetësore. Duhet domeomos t?i themi qytetarëve që kjo fazë e re është bashkëjetesë me virusin, disa kërkesa duhet t?i respektojmë; distanca, maska, higjena e duarve, kaq mjafton.

Ka ardhur momenti ta bëjmë me detyrim ligjor maskën. Deri dje, thosha që maska nuk duhet përdorur në rrugë, kur ecim, sot po them, nuk vlen të përdoret në rrugë, por nëse qytetarit nuk i bëhet mënyrë jetese maska e marrë me vete, ndoshta duhet bërë detyrim ta vendosim në rrugë kur është e pamundur të mos respektojmë distancën. Kurdo dhe kudo ku nuk ruajmë dot distancën 1 metër, duhet vendosur maska?, u shpreh ai.

Infeksionisti deklaroi se: ?Nëse maska bëhet me detyrim, ju garantoj se për dy javë shifrat do bien me 4 herë. Maska është e detyrueshme, është shumë e rëndësishme, kudo duhet vendosur maska?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga