LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KPA lë në fuqi vendimin/ Ngec në vetting ish-kryetari i Prokurorisë së Apelit

3 Korrik 2020, 16:26, Politikë CNA
KPA lë në fuqi vendimin/ Ngec në vetting ish-kryetari i

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Artan Bajramin, ish-kryetarin e Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda.

Mësohet se KPA vendosur që Bajrami të mos rikthehet në sistemin e drejtësisë për probleme me pasurinë.

Kujtojmë se Bajrami u shkarkua në 14 shkurt të vitit 2019, pasi trupi gjykes i përbërë ngga Valbona Sanxhaktari, kryesuese Suela Zhegu realtore dhe  Brunilda Bekteshi anëtare, konstatuan deklarim të pasaktë dhe mospërputhje deklarimesh.

Gjithashtu ata e justifikuan vendimin e tyre me arsyetimin se ka deklarim të rremë dhe se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm.

Konkretisht bëhet fjalë për apartamente, hua, dhe një automjet, për të cilat KPK konstatoi se ka probleme me deklarimin./ CNA.al

Kapet mat prokurori i Krimeve të Rënda/ Apartamentet dhe dhuratat “dogjën” Artan Bajramin

Lajmet e fundit nga