Connect with Us

Fasoneritë e Krujës vatër e nxehtë infeksioni/ Konfirmohen 13 raste pozitive me Covid-19

Sociale

Fasoneritë e Krujës vatër e nxehtë infeksioni/ Konfirmohen 13 raste pozitive me Covid-19

Publikuar

-

Gjashtë viktima nga Covid në 24 orët e fundit në shtetin fqinj/ Rritet numri i rasteve të reja

Fasoneritë në Krujë janë kthyer sërish vatra të nxehta të shpërthimit të COVID-19.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 13 raste të reja, të cilat janë kontaktit i zinxhirit të fasonerive.

Janë konfirmuar pozitiv 13 raste të reja nga 25 teste të realizuara. Ata ndodhen të karantinuar në banesat e tyre në gjendje të mirë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Australia mund të nisë vaksinimin për koronavirus në janar

Ditën e djeshme në qytetin e Krujës u konfirmuan vetëm 4 raste pozitive./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Covidi futet në burgun e Fushë-Krujës/ Infektohen 6 drejtues dhe të dënuar

Publikuar

-

Nga

Covidi futet në burgun e Fushë-Krujës/ Infektohen 6 drejtues dhe të dënuar

Burgu i Fushë-Krujës është kthyer në vatër koronavirusi.

Mësohet se 6 drejtues të këtij burgu kanë rezultuar pozitiv në testin e Covid-19 dhe për këtë janë izoluar menjëherë nga pjesa tjetër.

Por gjatë kësaj kohe, ata kanë pasur kontakt edhe me persona të tjerë në institucion dhe si pasojë, të infektuar me Covid gjenden edhe në radhët e të dënuarve, që janë dërguar në burgun e Shënkollit.

Burgu i Shënkollit në Lezhë është kthyer në spital Covid, i vënë në dispozicion të të prekurve nga koronavirusi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Altin Hazizaj: Në Shqipëri 21% e fëmijëve deri 16 vjeç dhunohen seksualisht

Publikuar

-

Nga

Altin Hazizaj: Në Shqipëri 21% e fëmijëve deri 16 vjeç dhunohen seksualisht

Izolimi për shkak të Covid-19 ndikoi në shtimin e rrezikut që i kanoset fëmijëve për abuzimin online në platformat sociale. Altin Hazizaj, përfaqësues i rrjetit për mbrojtjen e fëmijëve CRCA thotë se përveç ndërgjegjësimit të fëmijëve që vërehet në rritje, nevojitet edhe përfshirja e prindërve, që të mbrojnë fëmijët e tyre nga rreziqet që i kanosen online.

Z. Hazizaj tha se CRCA ofron një mjet specifik për denoncime nga vetë fëmijët për dhunë online që është “isigurt.al”. Ai tha se gjatë pandemisë ka pasur një rritje të konsiderueshme të denoncimeve për materiale pornografie me fëmijë.

“Vetëm për fundin e shkurtit deri në fund të majit kemi pasur mbi 5 mijë ankesa nga të cilat në 90% ishin për pornografi për fëmijët në një kohë kur zakonisht marrim 100 deri në 200 kërkesa”, u shpreh ai.

Sipas Hazizaj, në Shqipëri ka një numër shumë të madh të fëmijëve që ngacmohen seksualisht duke thënë se një në dhjetë fëmijë bie pre e ngacmimit seksual.

“Shqipëria ka të dhëna të sakta sa i përket dhunës seksuale te fëmijët. Deri në moshën 10 vjeç rezultojnë se 2% e fëmijëve janë dhunuar apo ngacmuar seksualisht. Ndërkohë në qoftë se e krahasojmë me moshën 16 vjeç, shkon deri në 21% ose 1 në 10 fëmijë i përfshirë në dhunë seksuale”, u shpreh ai për Euronews Albania.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë tek Infektivi profesori i mjekësisë/ Manastirliu: Një nga ata mjekë të rrallë

LEXO EDHE:  Rritet numri i të infektuarve në Kosovë/ Konfirmohen 32 raste të reja

Hazizaj shtoi se, lidhur me dhunën seksuale ajo kryhet me një person të tretë të përfshirë. Si kategori më të prekura ai tha se janë familje me probleme sociale dhe ekonomike.

“Duhet të jetë dhe një person i tretë që të ndodhi një abuzim. Duhet një nënë ose një baba që nuk kujdeset për fëmijët ose që e dhunon vetë fëmijën. Thuajse në çdo rast të fëmijëve të abuzuar ka probleme duke nisur nga ekonomike, konflikte sociale, etj.

Shkalla e vërtetë e problemit nëse i lëmë njerëzit në varfëri ekstreme dhuna seksuale është prezentë. Nëse brenda një familje jetojnë shumë persona rritet mundësia për dhunë seksuale”, përfundoi ai.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Qeveria miraton pagën për naftëtarët e Ballshit/ Kriteret dhe dokumentacioni si të aplikoni

Publikuar

-

Nga

Qeveria miraton pagën për naftëtarët e Ballshit/ Kriteret dhe dokumentacioni si të aplikoni

Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar vendimin për dhënien e pagës 40 mijë lekë për naftëtarët në Ballsh, pas arritjes së marrëveshjes disa ditë më parë.

Në VKM-në e miratuar sot përcaktohen qartë procedurat dhe kriteret që duhet të plotësojnë punonjësit dhe ish-punonjësit e kësaj rafinerit.

VENDIMI I PLOTE

Përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për punonjësit dhe ish-punonjësit e rafinerisë së naftës, Ballsh

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

TË PËRGJITHSHME

Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh në muaj për punonjësit dhe ish-punonjësit e rafinerisë së naftës, Ballsh, sipas listës bashkëlidhur këtij vendimi, për periudhën nëntor 2020 – tetor 2021.

Punonjësve, sipas pikës 1, të këtij kreu, t’u paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën nëntor 2020 – tetor 2021, duke iu transferuar fondi përkatës Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

KRITERET DHE DOKUMENTACIONI PËR PËRFITIMIN E NDIHMËS FINANCIARE

Ndihma financiare llogaritet dhe jepet çdo muaj për punonjësit e rafinerisë së naftës, Ballsh, për periudhën nëntor 2020 – tetor 2021.

Ndihmën financiare e përfitojnë punonjësit si më sipër, pavarësisht nëse kanë përfituar apo jo ndihmë financiare më parë.

Aplikimi për të përfituar ndihmën financiare për punonësit të cilët nuk kanë përfituar ndihmë financiare, sipas vendimit nr.305, datë 16.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurës, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit aktualë dhe të larguarit nga puna si pasojë e COVID-19”, bëhet nga vetë subjekti/individi nëpërmjet dorëzimit elektronik të të dhënave të përcaktuara në pikën 4, të këtij kreu.

Miratimi kryhet pas verifikimit të kritereve, bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit do të dorëzojnë.

Subjekti/individi aplikues duhet të paraqesë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, elektronikisht, të dhënat e përfituesit, ku përfshihen:

  1. a) të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS ku janë/kanë qenë të punësuar;
  2. b) të dhënat identifikuese të individit si:

emrin, mbiemrin e përfituesit;

numrin personal të identifikimit të përfituesit;

iii. bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare;

IBAN-in e llogarisë bankare.

III. PROCEDURA E VERIFIKIMIT PËR PËRFITIMIN E NDIHMËS FINANCIARE

LEXO EDHE:  Koronavirusi dhe pasojat në ekonomi/ Cili pritet të jetë sektori më i goditur

LEXO EDHE:  Covid-19/ Flet anëtarja e Komitetit të Ekspertëve: Cilat janë vatrat më të rrezikshme në Shqipëri

Administrata tatimore, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e aplikimit, verifikon në sistemin tatimor, identifikon aplikuesit dhe të dhënat në kërkesën e tyre, duke verifikuar tatimpaguesin nëse është apo jo përfitues i ndihmës financiare.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, pas verifikimeve sipas pikës 1, të këtij kreu, përpilon listat përmbledhëse të përfituesve, të ndara për çdo bankë të nivelit të dytë ku përfituesit kanë llogarinë rrjedhëse bankare. Për çdo listë përmbledhëse, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përgatit një urdhër shpenzim të cilin ia paraqet Degës së Thesarit Tiranë për ekzekutim. Paralelisht me dërgimin e urdhrit të shpenzimit në Degën e Thesarit Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve paraqet në bankën respektive të nivelit të dytë listën përmbledhëse të individëve përfitues të ndihmës financiare, me qëllim transferimin e shumës së çdo individi në llogarinë e tij rrjedhëse, pranë kësaj banke. Lista përmbledhëse e individëve përfitues të ndihmës financiare, që paraqitet pranë bankës së nivelit të dytë, duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme:

  1. a) Emrin, mbiemrin e përfituesit;
  2. b) Numrin personal të identifikimit të përfituesit;
  3. c) Bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare;

ç) IBAN-in e llogarisë bankare.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ruan dhe administron dokumentacionin e përcaktuar sipas këtij vendimi, sipas dispozitave ligjore e nënligjore të parashikuara për ruajtjen e dokumentacionit dhe arkivat.

Drejtoria e Përgjthshme e Tatimeve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor miratojnë rregullat procedurale për zbatimin e këtij vendimi.

MASA E NDIHMËS FINANCIARE

Ndihma financiare, që përfitojnë punonjësit/ish-punonjësit, përcaktohet në kreun I, të këtij vendimi.

Ndihma financiare do të jepet çdo muaj për periudhën nëntor 2020 – tetor 2021.

ÇËSHTJE TË FUNDIT

Efekti financiar për dymujorin nëntor – dhjetor 2020, në masën 92 261 140 (nëntëdhjetë e dy milionë e dyqind e gjashtëdhjetë e një mijë e njëqind e dyzet) lekë, të përballohet nga fondi i alokuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për dhënien e ndihmës financiare sipas paketave përkatëse për përballimin situatës së krijuar nga COVID-19. Efekti financiar, për vitin 2021, në masën në masën 461 305 700 (katërqind e gjashtëdhjetë e një milionë e treqind e pesë mijë e shtatëqind) lekë, përballohet nga buxheti i vitit 2021, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

LEXO TE PLOTE