Connect with Us

Dy sezonet fantastike/ Shpërblehet talenti i Skënderbeut, merr ftesë nga Kombëtarja

Sport

Dy sezonet fantastike/ Shpërblehet talenti i Skënderbeut, merr ftesë nga Kombëtarja

Publikuar

-

Pas dy sezoneve të mira me Skënderbeun, Jorgo Pëllumbi duket se po shpërblehet. Mbrojtësi ka marrë ftesë për “zborin” që do të zhvillohet nga Kombëtarja prej datës 6 e deri më 8 korrik.

Menjëherë pas ndeshjes me Tiranën, 19-vjeçari është njoftuar se do të grumbullohet me kuqezinjtë.

I riu më herët ka qenë pjesë e Shpresave dhe madje ka bërë paraqitje bindëse, por tashmë ka shansin të tregojë sa vlen edhe para syve të trajnerit Edi Reja, raporton CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

U izolua kot, Gnabry nuk është me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Testet për COVID-19 janë kthyer në normalitet në futbollin e sotëm, për t’u siguruar që futbollistët të mos jenë infektuar dhe të shpërndajnë virusin e rrezikshëm. Por kjo nuk do të thotë se ata janë 100% të saktë.

Këtë e ka kuptuar shumë mirë Serge Gnabry, mesfushori i Bayern Munchen, i cili të mërkurën alarmoi të gjithë pasi u lajmërua se kishte rezultuar pozitiv dhe atë natë nuk do të luante në ndeshjen kundër Atletico Madridit.

Futbollisti u izolua menjëherë nga pjesa tjetër e skuadrës dhe përfundoi në karantinë duke pritur atje rezultatet e testeve, ndërsa nuk u aktivizua as në Ligën e Kampioneve dhe as në Bundesligë.

LEXO EDHE:  550 vjetori i Skënderbeut dhe 90 vjetori i monarkisë zogiste

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela zbulon skandalin/ "Këta bastardë duhen flakur"

Por lojtari rezultoi negativ në të gjithë testet e vazhdueshme që kreu që pas atij të ditës së martë.

Klubi bëri të ditur se edhe testi i fundit antigen kishte rezultuar negativ.

Kështu, rezultati para sfidës me Atletico Madrid ishte cilësuar “fals pozitiv” dhe Gnabry ishte i lirë të dilte nga karantina ku kishte qenë gjatë të gjithë kësaj jave.

Që nga nesër ai mund t’i bashkohej skuadrës në stërvitje për të marrë pjesë në përgatitjet për ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Lokomotiv Moskës.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Mësuesi i gjimnazit tregon të shkuarën e Kumbullës: Kishte vullnet e s’mungonte asnjëherë

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla ka lënë gjithmonë një kujtim të mirë kudo që ka luajtur apo studiuar. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, ish-mësuesi i gjimnazit ka zbuluar një aspekt të shqiptarit që ndoshta jo të gjithë e njohim.

“Edukatë dhe sens i masës. Nëse më duhet të mendoj për dy aspektet që e dallonin Marashin, janë pikërisht këto. Kishte aftësinë për të ruajtur përqendrimin edhe në raste kur ndoshta shokët e tij e kishin harruar ku ndodheshin. Kam qenë mësues i tij në vitin shkollor 2017-2018 dhe nuk mbaj mend një rast të vetëm që Kumbulla të ketë munguar.

E të mendosh që vinte me tren e më pas nxitonte për të shkuar në stërvitje të cilat shpesh ishin të me ekipin e parë të Veronës. Asokohe u njoh edhe me Gretën, të dashurën e tij aktuale, por asnjë nga këto aspekte nuk e pengoi të diplomohej. Dua të shpresoj se me sukses do të kalojnë edhe testin e një qyteti e një skuadre si Roma” – sqaroi ish-profesori i Kumbullës.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Tronditet Milani para ndeshjes me Romën, dy lojtarë dalin pozitivë me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Donnarumma dhe Hague kanë rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit. Jens Petter Hague dhe Gianluigi Donnarumma janë lojtarët që do t’i mungojnë skuadrës për ndeshjen kundër Romës.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, dy lojtarët kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Donnarumma sigurisht se do të jetë një mungesë e madhe për skuadrën e Milan.

Hague nuk planifikohej të luante nga minuta e parë, prandaj mund të konsiderohet si mungesë më e lehtë. Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet që Stefano Pioli do të bëjë në formacion.

LEXO TE PLOTE