LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha godet Murrizin dhe deputetët e opozitës/ “Nënshkruan lënien e mandateve, Rama i fali borxhet e bixhozit”

3 Korrik 2020, 19:35, Politikë CNA
Basha godet Murrizin dhe deputetët e opozitës/ “Nënshkruan

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, ka sulmuar deputetët e opozitës që nuk dolën kundër vendimit të tij për djegien e mandateve.

Basha akuzoi Myslim Murrizin dhe deputetët e tjerë të opozitës se po i shërbejnë kryeministrit Edi Rama, teksa u pyet për kërkesën e Murrizit për heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Ai tha në emisionin ?Zonë e Lirë? se përveç dy aopo tre rasteve, të gjithë deputetë kanë nënshkruar lënien e mandateve, por pretendon se janë korruptuar nga kryeministri Rama.

?Kemi njerëz (deputetë të opozitës parlamentare) që kanë nënshkruar lënien e mandateve, me dy ose tre përjashtime. Pastaj kanë ndodhur magjira të mëdha, dikujt i kanë falur borxhe bixhozesh, dikujt i janë premtuar favore, mos futje të vëllait në burg, këta përbëjnë në masë të madhe, s?po them të gjithë, këta janë ata që ju i thoni opozita parlamentare. Këta, që duhet të ishin më të interesuarit për koalicion, dalin e thonë që s?duan koalicion.

Këta janë Edi Rama, që hedh gurin dhe fsheh dorën, është i tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme. E para, këtu nuk kemi ardhur dhe PS detyrohet të kalojë amendamentet e kodifikuara pa ndryshime, përbën jo vetëm detyrimin e palës tjetër që ka nënshkruar këtë marrëveshje, por është edhe plotësimi i kushtit të parë që është vendosur nga BE.

E dyta, është që duke treguar një mospërfillje të tillë në rradhë të parë për zgjedhjet, për marrëveshjen, për aleatët, për Mike Pompeo-n, nqs ky për të kurorëzuar veten e vet mbret, në ditën më të zezë për PS për shkak të tij kryen një veprim të tillë, ky është një veprim i rrezikshëm për demokracinë. Unë natyrisht do të marr vendimet e mia, do jetë një vendim kritik. Kam besim se në PS ka një qartësim gjithmonë e në rritje që t?i shkosh mbrapa etjes për pushtet të Ramës do jetë fatale?, theksoi Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga