LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Mançester Siti turpëron kampionët e Liverpulit, "poker" golash në "Ethiad Stadium"

2 Korrik 2020, 21:15, Sport CNA
VIDEO/ Mançester Siti turpëron kampionët e Liverpulit,

Festa e titullit kampion, duket se ka zgjatur shumë për Liverpoolin. Në takimin kundër Manchester Cityt në ?Etihad Stadium?, të kuqtë u mundën me rezultatin 3-0 në 45 minutat e para, ndërkohë që autogoli i Çambërlein vulosi sfidën në 4-0.

De Bruyne, Sterling dhe Foden, shënuan për ?Cityzens? në pjesën e parë, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me shifrat 3-0. Lojtari më i mirë i këtyre 45 minutave të para, ishte padiskutim Foden.

Talenti anglez asistoi golin e dytë që u shënua nga Sterling, si dhe shënoi vetë golin e tretë, duke konkretizuar një aksion shumë të bukur të ndërtuar nga këmbët e tij. Një humbje turpëruese kjo për kampionët e Liverpul.

Lajmet e fundit nga