LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata e paprecedentë me diplomat/ Dhori Kule: Listat e studentëve i kam dërguar te Mynyr Koni

2 Korrik 2020, 09:34, Sociale CNA
Situata e paprecedentë me diplomat/ Dhori Kule: Listat e studentëve i

150 studentë të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, prej më shumë se një viti nuk po mund të marrin dot diplomat.

Ata bënë një kërkesë publike për dekanin e Fakultetit të Ekonomisë Dhori Kule, rektorin e Universitetit të Tiranës Mynyr Koni dhe ministren e Arsimit Besa Shahini, ku i kërkojnë një zgjidhje për çështjen e diplomave.

Sot Kule është takuar me studentët dhe i ka premtuar se do t?i marrin diplomat, ndonëse nuk i dha një datë të caktuar.

?Kartonat e diplomave patjetër që do t?i merrni, por në jetë meqë do jeni menaxherë burimesh, asnjëherë mos bëni kompromis për shkeljen e ligjit. Ju bën rob të shkeljeve dhe nuk e ndalni dot. Jam përpjekur mes të tjerave për ta dhënë dhe këtë mesazh. Jemi në fazën që presim maturantët.

Asnjëherë mos bëni kompromis me të keqen, kështu që faleminderit ju që jeni konseguentë. Ju që keni mbaruar dhe ata që janë studentë, sërish nëpërmjet këtij mesazhi do u japim atë të drejtë. Studentët tanë i kërkojnë të gjitha vendet e punës?, u shpreh ai para mediave.

Më tej, ai deklaroi se për 90 studentë i ka firmosur te listat, por theksoi se tashmë është në dorën e Mynyr Konit.

?Ju e dini që 90 prej tyre i kam firmosur tek listat. Kjo situatë në mes të firmosjes së disave jo të gjithave është anormale, por jo e pazgjidhshme. Çfarë do bëjmë me listat? Unë kam me vete të gjitha listat për 1034 studentë. Do lexoj shkresën që i kam bërë rektorit Mynyr Koni.

Rikërkoj në mënyrë urgjente të nënshkruani diplomat për studentët. Ju vë në dukje se asnjë justifikim nuk ju legjitimon të mos përmbushni detyrimin ligjor ndaj studentëve. Kjo është më tepër alibi për opinionin publik pasi listat i dispononi që me  25 shkurt?, tha Kule./ CNA.al

Mbahen peng prej më shumë se një viti/ 150 studentë kërkesë Shahinit, Kules dhe Konit: Na jepni diplomën

Lajmet e fundit nga