Connect with Us

Shansi i Angela Merkelit për të gdhendur të ardhmen e BE-së

Bota

Shansi i Angela Merkelit për të gdhendur të ardhmen e BE-së

Publikuar

-

Shansi i Angela Merkelit për të gdhendur të ardhmen e BE-së

Gjermania e mori në dorë Kryesinë e Këshillit të BE-së në një kohë kritike. Kancelarja gjermane duhet ta shfrytëzojë këtë rast për ta çuar përpara guximshëm Bashkimin Evropian, mendon Melinda Crane.

Në mes të marsit, kur virusi i koronës po përhapej me shpejtësi në Evropë, Angela Merkel paralajmëroi me ngulm se kjo ishte sfida më e madhe me të cilën BE ishte përballur ndonjëherë. Tani që vendet anëtare po hapin kufijtë dhe po heqin kufizimet, gjithçka është përqendruar në rimëkëmbjen ekonomike. Nëse ka një vend të përshtatshëm, për të nisur bashkëpunimin fiskal, aq të nevojshëm për stabilizimin e Evropës, ky është Gjermania e kancelares Angela Merkel.

Ndoshta tingëllon paradoksale, pasi Berlini deri më tani ka hedhur poshtë çdo propozim për të bashkuar borxhet dhe rreziqet midis veriut të egër dhe shteteve anëtare që nuk e përballojnë dot vetë krizën.

Gjermania e ka menaxhuar mirë krizën deri tani

Ekonomia më e madhe e Evropës ka dalë relativisht mirë, por me humbje në betejën e parë me COVID-19: ekonomistët llogarisin se Prodhimi i Brendshëm Bruto i Gjermanisë do të zvogëlohet me 6,6 përqind, ndërsa për Italinë e Spanjën llogarisin mbi 11 përqind. Atëherë, përse ta lidhë pasurinë e saj me këto vende?

Gjermania duhet ta bëjë këtë, sepse këto asete janë tashmë të lidhura në mënyrë të pandashme me Bashkimin e papërfunduar të Evropës. Çfarë e bën këtë vend kaq të përshtatshëm për të arritur një marrëveshje për reformat gjithëpërfshirëse, nuk është prosperiteti, por hapja: Ekonomia e Gjermanisë varet nga eksportet, dhe gati 70 përqind e tregtisë ajo e bën me pjesën tjetër të Evropës. Kur Spanja ose Italia kolliten, Gjermania dridhet.

Një presidencë e krizës

Në maj, Gjermania i rrëzoi synimet e saj fillestare dhe kuptoi se një “presidencë në kohë korone” është thelbësore.
Dhe pasi, për vite me radhë, ajo e mbajti në distancë Presidentin Francez Emmanuel Macron, Merkel tani po bashkëpunon me të për të rikthyer motorin e ndryshkur franko-gjerman. Kur të dy njoftuan planin e fondit të shpëtimit prej 500 miliardë eurosh, ajo pranoi se ky ishte një “hap i pazakontë” dhe tha: “Ne duhet të veprojmë si evropianë për të dalë mirë dhe të forcuar nga kjo krizë” .

Ppropozimi i dy politikanëve për të financuar fondin duke e lejuar Komisionin e BE-së të hyjë në borxh në tregjet financiare është jo vetëm i pazakontë, por pararendës – një hap – deri atëherë i paimagjinueshëm drejt borxhit komunitar. Ministri gjerman i financave, Olaf Scholz, kujtoi përparimin që solli integrimi fiskal në SHBA, në vitin 1790, pas nismës së Sekretarit të Thesarit të SHBA-ve, Alexander Hamilton, ku i lejohej qeverisë në Uashington që nëpërmjet bondeve të merrte përsipër borxhet ku kishin hyrë shtetet për shkak të Luftës së Revolucionare.

LEXO EDHE:  Përurohet projekti 1 milion euro në Fier i financuar nga BE

Komisioni i BE-së më pas njoftoi programin e tij ekonomik bazuar në planin Macron-Merkel. Që nga ajo kohë ka pasur shumë diskutime nëse e gjithë kjo mund të çojë vërtet në një “moment hamiltonian”. Skeptikët nga të dy palët thonë se nisma është shumë larg një bashkimi të vërtetë financiar.

Pse është koha e duhur tani?

Merkel thotë gjërat e duhura, por a mund të presim me të vërtetë një veprim të guximshëm nga kjo politikane që ka qenë kaq hezituese deri më tani?

Përgjigja është po, për tre arsye. Së pari, hendeku mes shteteve anëtare të veriut dhe të jugut, po thellohet, aq sa po e vë në rrezik Bashkimin Evropian.

Së dyti, rrethanat janë premtuese. Kapitali politik i Kancelares gjermane nuk ka qenë kurrë më i lartë. Menaxhimi i krizës së koronës nga ana e Gjermanisë e ka rritur besimin te qeveria në përgjithësi dhe te Merkeli në veçanti. Si Presidente e Këshillit, Kancelarja do të punojë me të besuarën e saj prej vitesh, kryetaren e Komisionit, Ursula von der Leyen.

Së treti, dhe kjo është pika më e rëndësishme: koha është e pershtatshme. Ndërsa ajo po përgatitet të tërhiqet nga politika, Merkel ka një shans të fundit për të formuar trashëgiminë e saj dhe për të rishkruar bilancin e mëparshëm ambivalent të BE-së. 70 vjet pasi Ministri i Jashtëm Francez Robert Schuman hyri në histori duke propozuar që së bashku të menaxhonte prodhimin e qymyrit dhe çelikut francez dhe gjerman, Kancelarja mund ta vazhdojë vizionin e Schumanit në nivel tjetër. “Evropa nuk do të krijohet e gjitha menjëherë ose sipas një plani të vetëm,” tha Schuman në maj 1950. “Ajo do të ndërtohet përmes arritjeve konkrete”./Melinda Crane-DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Fauci shpreh shqetësim për vaksinën e Rusisë

Publikuar

-

Nga

Fauci shpreh shqetësim për vaksinën e Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot fitoren në garën globale për zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit, madje duke dhënë si argument bindës,  se vajza e tij ishte vaksinuar. Autoritetet ruse e kanë aprovuar dhe do të fillojnë prodhimin masiv.

Megjithatë, shumë ekspertë kanë shprehur rezerva në lidhje me vaksinën a ditëve të fundit. Ajo ende nuk ka kaluar provat e fazës-3, të cilat konsiderohen thelbësore për të garantuar sigurinë e një vaksine, shkruan Business Insider.

Dr. Anthony Fauci, eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në SHBA, është ndër ata që kanë shprehur shqetësime në lidhje me procesin e shpejtë të ndërmarrë nga vendet, përfshirë Rusinë dhe Kinën, në garën për të prodhuar një trajtim.

LEXO EDHE:  Negociatat/ Ish kandidati për deputet i LSI kundër Kryemadhit



Kriza e koronavirusit ka krijuar një garë secili nga kombet do të jetë i pari që zhvillon një vaksinë, duke fituar ndikim dhe prestigj gjeopolitik, si dhe mijëra jetë njerëzish.

LEXO EDHE:  Protestat e opozitës/ Mustafaj tregon çfarë pritet dhe nëse do e pengojnë çeljen e negociatave

Kohët e fundit Rusia është akuzuar nga SHBA, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar për përpjekje për të hakuar qendrat e tyre të kërkimit shkencor koronavirus.

Njoftimi i Rusisë po trajtohet me kujdes, pasi instituti që zhvilloi trajtimin ka lëshuar informacion të kufizuar mbi vaksinën. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra alarmante në Kosovë/ 13 viktima në 24 orë, konfirmohen 171 raste pozitive

Publikuar

-

Nga

Shifra alarmante në Kosovë/ 13 viktima në 24 orë, konfirmohen 171 raste pozitive

Vijon të mbetet alarmante situata në Kosovë sipasojë e Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 13 persona nga koronavirusi, ndërsa janë regjistruar edhe 171 raste të reja.

Numri i personave që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 354.



LEXO EDHE:  Protestat e opozitës/ Mustafaj tregon çfarë pritet dhe nëse do e pengojnë çeljen e negociatave

Sipas IKSHPK-së, po ashtu janë shëruar edhe 190 persona.

LEXO EDHE:  Negociatat për Shqipërinë/Merkel: Shanset nuk janë shumë të mira

“Numri total i rasteve pozitive është 10.590 raste nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shpërthejnë protestat në Bjellorusi/ Opozita nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Shpërthejnë protestat në Bjellorusi/ Opozita nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve

Bjellorusia thotë se udhëheqësi Aleksandër Lukashenko ka siguruar një fitore dërrmuese në garën presidenciale. Ai pritej të ndeshej me sfidën më të fortë zgjedhore që kur erdhi në pushtet në mes të viteve 1990. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Charles Maynes njofton se opozita ka deklaruar se nuk i njeh rezultatet duke ngritur akuza për manipulim votash. Si rezultat përkrahësit e opozitës kanë dalë në protesta që janë shoqëruar edhe me përleshje mes aktivistëve dhe forcave të rendit.

Pas numërimit të fletëvotimeve nga të gjitha zonat zgjedhore, Presidenti Lukashenko ka marrë afro 80% të votave.

Me këtë fitore ai vazhdon pas 26 vjetësh të qëndrojnë në pushtet për një mandat të ri. Ai paralajmëroi ata që mund të tentojnë të kundërshtojnë rezultatet.

“Zbatoni ligjin dhe ashtu do të zhduken të gjitha shqetësimet për shtypje,” tha ai.

Por protestuesit që u mblodhën të dielën në mbrëmje në Minsk dhe qytete të tjera, duke u përleshur me trupa të ministrisë së brendshme, nuk i shohin zgjedhjet si legjitime.

Demonstruesit thonë se zgjedhjet nuk ishin as të lira, as të drejta. Ashtu mendon edhe Perëndimi.

Pasi kundërshtarë të rëndësishëm nuk u lejuan të marrin pjesë, gratë e kandidatëve u futën në garë. Ndër ta u dallua Svetlana Tikhanovskaya, e cila hyri në garë pasi i shoqi, një bloger i njohur politik, u arrestua.

LEXO EDHE:  Pushim para stuhie: Media gjermane mbi vizitën e Merkelit në Ballkan

LEXO EDHE:  Merkel - Hollande sërish kërkojnë zgjidhje europiane

Megjithëse dhjetëra mijëra mbështetës të saj kanë dalë në protesta në mbarë vendin, në rezultate ajo ka dalë me më pak se 10% të votës.



“Nuk jemi dakord me këto rezultate. Kemi informata krejt të tjera,” thotë kandidatja.

Kandidatët që nuk u lejuan të konkurrojnë thonë se ka prova që gara u manipulua. Tani ata janë bashkuar në opozitë kundër zotit Lukashenko.

“Nuk duam të dalim në rrugë, të hidhemi në protesta. Por nuk na ka lënë zgjidhje tjetër,” thotë kandidati i paregjistruar presidencial, Valery Tsepkalo.

Zgjedhjet u zhvilluan ndërkohë që bota përleshet me koronavirusin, të cilin udhëheqësi bjellorus e ka cilësuar si histeri masive.

Me shtimin e numrit të të infektuarve, shoqëria civile u hodh në veprim për të pajisur spitalet dhe mjekët.

Aktivistët thonë se kjo iniciativë e shoqërisë civile po transformon edhe politikën bjelloruse:

“Bjellorusët nuk janë më të njëjtët që ishin para COVID-it. Kjo shihet në aktivizmin në shoqërinë civile, por edhe në marrëdhëniet mes njerëzve të thjeshtë. Po shohim ndryshime, duke filluar me mendësinë e njerëzve,” thotë aktivisti Andrej Stryzhak.

Zoti Lukashenko ka ndeshur edhe më parë sfida dhe ia ka dalë. Por kundërshtarët e tij thonë se këtë herë po shohim lindjen e një Bjellorusie të re./ VOA

LEXO TE PLOTE