LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Riktheni diskutimin”/ Andi Përmeti: Jemi qindra frymë në një sallë pa dritare, po talleni me ne

2 Korrik 2020, 08:28, Politikë CNA
“Riktheni diskutimin”/ Andi Përmeti: Jemi qindra frymë

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, ka kërkuar që t?i jepet e drejta e fjalës çdo deputeti dhe të mos i pengojnë ata të kundërshtojnë ligjet që votohen në Parlament.

Përmeti tha se ata qëndrojnë për rreth 3-4 orë në sallën e Kuvendit pa dritare dhe nëse rrezikojnë për kaq kohë të infektohen, ai deklaroi se nuk ka asgjë të keqe të qëndrojnë edhe një orë më shumë dhe të diskutojnë siç atyre i takon për ligjet.

?Nuk na jepet e drejta e fjalës. Ju thirrni çdo javë në seancë rreth 15 ligje për të votuar, nga të cilat ne kemi vetëm dy minuta kohë për të diskutuar dhe kjo është tallje. Unë e kuptoj situatën e Covidit, por ne këtu futemi në një sallë qindra frymë, pa dritare, vetëm me kondicioner dhe rrimë 3-4 orë në një sallë. Ka raste që dëgjojmë edhe Ramën të flasë një orë e gjysmë. Tani nëse rrimë 4 orë, mund të rrimë edhe 5 orë.

Unë besoj se nevojshmëria  e diskutimit të ligjeve në këtë sallë është e domosdoshme. Kërkoj të riktheni diskutimin mbi çdo ligj në këtë sallë. Nëse ky Parlament nuk diskuton, është njësoj si Parlamenti para ?90-ës?, theksoi ai.

Ndërkohë, Ruçi refuzoi kërkesën e tij me arsyetimin se në vendin tonë shifrat e të infektuarve vijojnë të jenë të larta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga