LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Revolucionet e Lulit, si maçok me çizme, as nuk i shkojnë e as i ‘nget’ dot

2 Korrik 2020, 12:07, Opinione CNA
Revolucionet e Lulit, si maçok me çizme, as nuk i shkojnë e

Nga Valbona Mezini

Lulzim Basha kërkoi të përcillte sot një mesazh përmes ?Twitter?-it, por që më shumë se koherent, ishte ?shterpë?. Basha i cuditi të gjithë teksa ndau me një postim fotomesazh që i referohej një shprehje të Xhon Kenedit: ?Ata që e bëjnë revolucionin paqësor të pamundur, e bëjnë të pashmangshëm revolucionin e dhunshëm?. Jo se nuk e dimë këtë shprehje, por se nuk dimë sa i përshatet Bashës kjo shprehje. Duket sikur të jetë një maçok me çizme, sepse as i nget dot kur i vesh, por as nuk i shkojnë shprehje të tilla për aforizma. Faktet kanë treguar se Basha ka paralajmëruar disa revolucione, por as njërin nuk realizoi dhe asnjë premtimi nuk iu përmbajt.

Premtime të ngjashme bëri kur iu drejtua demokratëve në nisje të mandatit të dytë të Ramës, teksa paralajmëroi se Ruci nuk do të merrte dot karrigen e Kryeparlamentarit, sikurse betimet për të shfarosur LSI në cadër pasi sipas Bashës ishte një bandë hajdutësh. Por Basha zhgënjeu edhe me betimin se do të mbronte deri në vdekje banesat tek ASTIR.

Përbetimet e tij janë të shumta, si ai që nuk do lejonte Fatmir Xhafajn të ulej në zyrë si Ministër I Brendshëm, mbrojtia e teatrit për most u shembur sepse Luli e kish ndarë mendjen, buldozeri duhej të kalonte mbi trupin e tij fillimisht, etj.

Më qesharaku ishte përbetimi se në 30 Qershor 2019, nuk do të kishte zgjedhje lokale. Ja pra që Bashës nuk i rri një kostum I tillë prej revolucionari pasi më së shumti ata revolucionarët janë edhe pak idealist.

Shumëkush mund të thotë se ?revolucioni i PD? është inflacionuar aq shumë, sa nuk i merr më njeri seriozisht, dhe kanë të drejtë!

Megjithatë shumë ujra do rrjedhin deri vitin tjetër e bën vaki endërrat me kryeministër edhe nuk dalin.

Rama nuk të fal asgjë, aq më pak pushtet. Nëse eleminohen koalicionet parazgjedhore, endrrat me kryeminister nuk do te dalin.

As vota nuk merr dot, e as bën dot revolucion!/CNA.al

Lajmet e fundit nga