LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një grua e infektuar me koronavirus arratiset nga spitali

2 Korrik 2020, 12:33, Kosova & Bota CNA
Një grua e infektuar me koronavirus arratiset nga spitali

Një paciente që kishte rezultuar pozitive për koronavirusin është larguar nga Spitali i Gjakovës.

Sipas mediave kosovare, pacientja ndodhej prej një jave e shtruar në spital.
Raportohet se ajo ka arritur që të ?arratiset?nga spitali pa lejen e mjekëve të spitalit të Gjakovës mëngjesin e sotëm. Me të marrë informacionin se e infektuara kishte ikur nga spitali, për gjetjen e saj u mobilizua policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Zonja u gjet më vonë në shtëpinë e saj. Me rekomandimet e mjekëve ajo është marrë nga shtëpia dhe është shtruar në spital sërish në repartin infketiv të Spitalit Rajonal të Gjakovës, ?Isa Grezda?.

Drejtori i spitalit të Gjakovës Hilmi Shala u shpreh:
?Ka ora 10:30 është largu nga spitali. E ka shfrytëzu vizitën e ditës dhe është largu. Policia ka arritur që ta kthejë sërish në spital.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga