LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Elona Caslli/ Valixhja e mendjes

2 Korrik 2020, 17:43, Opinione CNA
Nga Elona Caslli/ Valixhja e mendjes

Ik, nga ky vend! Ky vend nuk bëhet! Ik, largohu dhe mos u kthe kurrë! Mos e kthe kokën prapa! Veç largohu!

Kaq shpesh i dëgjon këto thirrje sa Shqipëria të duket si një tokë e mallkuar! A thua se të gjitha mallkimet kanë rënë mbi këtë tokë që duket se nuk gjen dot qetësi. Një tokë në agoni, në përpëlitje, në depresion.

Njerëz që duan t?I mbathin nga sytë këmbët. Njerëz që duan të ikin. Njerëz që nuk ikën dhe i thonë vetes ? Pse nuk ikëm? Pse qëndruam? Ç?dreqin fituam?

2 korrik 1990 apo 2 korrik 2020? Kjo është dilema.

Tek njerëzia është po aq e madhe dëshira për të ikur. Një dëshirë e zjarrtë që ta përvëlon shpirtin aq sa nuk mbushesh dot me frymë.

Përballë mizorisë së pushtetit ndihemi krejt të vegjël, dëshpërimisht të pafuqishëm dhe arratisjen e shohim si të vetmen zgjidhje.

Kemi valixhen në mendje. Ndonëse jetojmë këtu, në mendje kemi gjithmonë një valixhe të bërë gati. E është pikërisht kjo valixhe që kemi në mendje, që na paralizon revoltën. Na mpin.
Nuk kërkojmë mënyrën për të qëndruar në këtë vend. Kërkojmë veçse mënyrën për t’u arratisur nga ky i fundit,

Duhet ta heqim valixhen nga mendja. Ta fusim në dollap dhe të kuptojmë se është më e shkurtër rruga e qëndrimit përmes revoltës se rruga e arratisjes përmes nënshtrimit.

Post Scriptum- Shqiptarët po dëbohen nga Shqipëria.

Lajmet e fundit nga