Connect with Us

Murrizi zbulon draftin e fshehtë/ Paralajmëron katërshen politike: Nuk do ta çoni deri në fund këtë gjellë qensh

Politikë

Murrizi zbulon draftin e fshehtë/ Paralajmëron katërshen politike: Nuk do ta çoni deri në fund këtë gjellë qensh

Publikuar

-

Murrizi zbulon draftin e fshehtë/ Paralajmëron katërshen politike: Nuk do ta çoni deri në fund këtë gjellë qensh

Deputeti Myslim Murrizi ka ngritur akuza të forta sot nga foltorja e Parlamentit.

Murrizi tha se mazhoranca ka dorëzuar pa bërë zë në “Komitetin Qendror” një draft të fshehtë për Reformën Zgjedhore.

Politikani paralajmëron se nuk do ta çojnë deri në fund këtë reformë, që e quan gjellë qensh.

“Qenka dorëzuar një draft i njëanshëm. Nëse Ramës, Bashës, Metës apo Monikës që paratë e pista që u keni marrë shqiptarëve, mendoni të bëni një ligj me vota të trafikuara në Kuvend e keni gabim. Nuk do të arrini ta çoni deri në fund këtë gjellë qensh që gatuat do ua hedhim syve. Unë jam anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, ju garantoj se nuk do të merrni asnjë votë këtej.

LEXO EDHE:  Rama sfidon Bashën/Sot në takim, nesër të fillojë  zyrtarisht fushata

Lërini lojërat e pista. Nuk do u pijnë ujë paratë, as ju, as vëllezërve tuaj që sorollaten ambasadave. Vota është në këtë sallë dhe jo në skutat e errëta të Pallatit të Kongreseve. Zoti Balla ndalni pazarin, 30 vjet më përpara revolta e shqiptarëve në dyert e ambasadave kërkoi një votë të lirë të cilën edhe 30 vite më pas shqiptarët nuk e kanë”, deklaroi Murizi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ish deputeti ngre shqetësimin/ Korça po përballet me largimin masiv të të rinjve

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti ngre shqetësimin/ Korça po përballet me largimin masiv të të rinjve

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ngre shqetësimin e ikjeve masive të qytetarëve nga Shqipëria.
Ai thekson se Korcca po përballet me largimin masiv për shkak të keqqeverisjes së Rilindjes.

Sipas tij, qarku i Korçes është më i prekuri nga largimi masiv i të rinjve por dhe i kryefamiljareve të cilët në pamundësi për të jetuar në vendin e tyre kanë zgjedhur emigrimin.



“Korça perballet me largimin masiv per shkak te keqqeverisjes se Rilindjes.
Shqetesuese situata ne qarkun e Korçes persa i perket largimit masiv reduktimit te klasave shkollore.
Qarku i Korçes eshte me i prekuri nga largimi masiv i te rinjve por dhe i kryefamiljareve te cilet ne pamundesi per te jetuar ne vendin e tyre kane zgjedhur emigrimin.
Kjo si pasoje e pasigurise ekonomike, falimentimit te biznesit te vogel dhe te mesem, e shkaterrimit te bujqesise, mungeses se konkurrences, e emerimeve nepotike dhe me njerez te paafte te cilet kane vrare shpresen ne vend.
Kjo situata reflektohet ne uljen e numrit te nxenesve ne shkollat fillore dhe mbylljen e klasave shkollore.
Eshte e frikshme sesi ne zonat perreth Korçes per shkak te numrit te ulet te nxenesve sepse familje kane vendosur te largohen jashte vendit, jo vetem eshte reduktuar numri klasave shkollore, por ne shume zona jane krijuar klasat mikse. Klasa me femije te grupmoshave te ndryshme, ku vetem mesim nuk behet sepse ne 10 femije, 2 jane 6 vjec, 2- 7 vjec, 3-8 vjec dhe 3-9 vjec. Keto klasa nuk kane efektivitet ne mesim apo dhe ne edukimin e femijeve. Ky model i shemtuar i Rilindjes nuk po godet vetem arsimim por dhe jeten sociale.
Ndaj te duhet te punojme te gjithe sebashku per te rikthyer shpresen ne vend, per te vendosur nje sistem merite dhe konkurrence pozitive jo te bazuar tek nepotizmi por te profesionalizmi dhe vlerat reale per te ndertuar vendin dhe te ardhmen e Shqiperise. Modeli i shemtuar i rilindjes ka marre fund eshte koha e nje modeli perfaqesues me vlera dhe gjitheperfshirese ku shanset dhe mundesia i jepet çdo qytetari”, shkruan Braimllari në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Për një muaj do të shkojmë në kolaps”/ Alarmi i Panaritit: Të dyfishohen shtretërit

Publikuar

-

Nga

“Për një muaj do të shkojmë në kolaps”/ Alarmi i Panaritit: Të dyfishohen shtretërit

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti jep alarmin se shtatori do ta gjejë Shqipërinë në kolaps për shkak të koronavirusit, nëse qeveria nuk merr masa.

Duke qenë se numri i të infektuarve ditët e fundit është i lartë, Panariti kërkoi në rrjetet sociale që të shtohen shtretërit për pacientët.



“Me këto kapacitete të mangëta , ky fluks infektimi ditor me COVID, na çon për një muaj në kolaps! Është urgjente dyfishimi i shtretërve deri në fillim shtatori. Ndërsa dimri duhet të na gjejë me dy mijë shtretër spitalorë. Sepse vetëm midis korrikut dhe mesit të gushtit rastet me COVID-19 janë rritur mesatarisht 2.7% në ditë. Duke patur parasysh se 80 % e rasteve kërkojnë dy javë që të shërohen, ndërsa 20% kërkojnë 6 javë atëherë me laps në dorë i bie që në fillim te tetorit të kemi mbi 500 të hospitalizuar që është afërsisht kapaciteti i 4 spitaleve COVID.”

LEXO EDHE:  Imami refuzon “pazarin” e Bashës

LEXO EDHE:  Vendimi për Dritan Dajtin/ SPAK përfshihet në skandal

Ish-deputeti i LSI tha se masat duhet të merren sa më parë sepse nuk na mbron imuniteti i tufës. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Efektivi humbi jetën, Spahia nxjerr mesazhin: Jemi mbi 20 policë të sëmurë, s’na është bërë testi

Publikuar

-

Nga

Pas ndarjes nga jeta të përgjegjësit të Rrugores në Shkodër, Safet Morina i cili ishte infektuar me Covid, ka reaguar ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia.

Spahia ka publikuar mesazhin që i ka mbërritur nga një koleg i efektivit të ndjerë, i cili shprehet se prej një jave janë mbi 20 policë të sëmurë, mirëpo nuk u është bërë tamponi.



“Mungese tamponësh edhe për uniformat blu ne shkoder. qytetaret ne meshire te fatit!
Denoncimi paraqet situatën skandaloze që e kemi denoncuar edhe me parë në Shkodër, tamponet me racion ose mungesën e tyre. Një punonjes i qarkullimit rrugor humbi jetën dhe kolegëve të tij nuk u bëhet testi!
Ngushqllime familjes dhe shqrim tq shpejtq punonjësve të tjerë të rendit. As për kategoritë e linjës së parë nuk pyetet si personel shëndetësor e uniformat blu? Zoti kryeministër e zonja ministre e shendetësisë, si mund të qëndroni akoma në detyrë e kaq indiferente?
A e shikoni se dështimi juaj po kushton jete, ndërsa dukshëm nuk ka as përgatitje e as masa për të shmangur këtë kolaps! Zoti ministër i rendit! Janë punonjesit tuaj këta qe po vdesin e janë lënë në mëshire të fatit në Shkodër!! Si mund të heshtni kështu? Cfarë soji jeni që keni kurajon qe heshtni me nje situate te tille?”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE