Connect with Us

“Ligji i ri kinez për Hong Kongun”/ Pompeo: Një fyerje ndaj të gjitha vendeve

Bota

“Ligji i ri kinez për Hong Kongun”/ Pompeo: Një fyerje ndaj të gjitha vendeve

Publikuar

-

"Ligji i ri kinez për Hong Kongun"/ Pompeo: Një fyerje ndaj të gjitha vendeve

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të mërkurën se ligji për sigurinë që Kina aktivizoi në Hong Kong është “një fyerje ndaj të gjitha vendeve” dhe se Uashingtoni po ndërmerr hapa për t’u dhënë fund lëshimeve të veçanta për rajonin kinez.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara mbi klauzolat e gjera të ligjit dhe për sigurinë e të gjithë atyre që jetojnë në atë territor, përfshirë amerikanët”, tha zoti Pompeo.

Kongresi Popullor Kombëtar kinez e miratoi ligjin të martën vonë, në prag të 23 vjetorit të kthimit të Hong Kongut në sundimin kinez.

Ligji parashikon dënime të rënda për krime të papërcaktuara qartë si “bashkëpunim të qëllimshëm me vende të huaja”. Krime si dëmtimi i transportit publik mund të konsiderihet si veprimtari terroriste, e dënueshme me burgim të përjetshëm.

Analistët ligjorë thonë se në thelb ligji u jep fund lirive politike që për një kohë të gjatë u jepnin mundësi banorëve të Hong Kongut që të shprehnin pikëpamjet e tyre dhe kishin kontribuar në transformimin e territorit në një qendër ndërkombëtare biznesi.

“Neni 38 i ligjit të ri synon të zbatohet edhe për shkelje të kryera jashtë Hong Kongut nga njerëz që nuk janë banorë të Hong Kongut dhe kjo ka gjasa të përfshijë amerikanët. Kjo është indinjuese dhe një sfidë ndaj gjithë vendeve tona”, tha zoti Pompeo.

Tensionet SHBA-Kinë në rritje

LEXO EDHE:  Takimi Meta-Pompeo/ Zbulohet çfarë u bisedua

Ndërsa Pekini ka rritur kontrollin ndaj Hong Kongut, udhëheqësit amerikanë thonë se veprimet e Kinës kërcënojnë interesat ekonomike, sigurinë dhe vlerat e Amerikës.

Analistët thonë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në pikën më të ulët, prej dekadash.

“Veprimet ndaj Hong Kongut janë veçanërisht alarmuese. Nëse Partia Komuniste kineze e sheh në këtë mënyrë detyrimin ndaj popullit të vet, atëherë pjesa tjetër e botës, duhet të jetë vërtet e frikësuar se çfarë duhet të presë nga veprimet globale të regjimit”, thotë James Carafano, zëvendës president për sigurine kombëtare i Fondacionit “Heritage”.

Në Pekin, Kina vendosi kufizime të mëtejshme ndaj agjencive amerikane të lajmeve këtë javë, duke u thënë katër organizatave se duhet të japin detaje për operacionet e tyre të biznesit në vend, në përgjigje të asaj që Pekini e quajti “shtypje” nga Shtetet e Bashkuara të organeve stë medias shtetërore kineze. Ishte një veprim i ngjashëm me atë të para disa muajve që Kina ndërmori ndaj mediave të huaja, përfshirë Zërin e Amerikës.

Lëvizja e Pekinit erdhi disa ditë pasi Uashingtoni i klasifikoi katër organe shtesë shtetëre kineze mediash që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, si “misione të huaja”./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Tre orë debat për ‘krimet’ e UÇK-së, zbardhet axhenda e seancës së posaçme parlamentare

Publikuar

-

Nga

Tre orë debat për ‘krimet’ e UÇK-së, zbardhet axhenda e seancës së posaçme parlamentare

Pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të ngritur një komision të posaçëm parlamentar mbi raportin e Dick Maryt, Kuvendi ka vendosur zhvillimin e një seancë me debat.

Në axhendën e Kuvendit është parashikuar që ditën e premte të zhvillohet një tjetër seancë plenare me një minutazh prej 180 minutash, i cili do të ndahet ndërmjet maxhorancës dhe opozitës dhe fokusi i diskutimeve do të jetë kërkesa për ngritjen e komisionit të posaçëm.

Në dokumentin e depozituar në protokollin e Kuvendit shprehet qartë se socialistët kërkojnë “Ngritjen e një Komisioni të Posaçëm në Kuvend për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit dhe anëtarit të APKiE Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimatari kriminale e drejtuesve të UÇK në territorin e Shqipërisë”.

Ky komision ka si detyrë hartimin e një raporti të detajuar mbi gjetjet që do të administrojë për një periudhë 3 mujore dhe më pas do të dalë me një rezolutë të cilën parlamenti do ta miratojë.

LEXO EDHE:  9 milionë testime për 5 ditë/ Kina thyen rekord

LEXO EDHE:  Nga Belind Këlliçi/ Kina na dha Covidin, është koha t’i marrim biznesin!

Propozimi i numrit dy të socialistëve erdhi për shkak të debatit që ka krijuar raporti i Dick Marty rreth rolit në luftën për çlirimin e Kosovës të disa drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pretendimeve për ekzistencën në veri të Shqipërisë të burgjeve të UÇK-së./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se nga të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, del se gjatë pandemisë së koronavirusit, në Kosovë janë rritur për 17 për qind rastet e dhunës në baza gjinore.

“Gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Drejtësisë ka parë një rritje prej 17 për qind të rasteve të raportuara të dhunës në baza gjinore në Kosovë, ku pjesa më e madhe e rasteve të rritura është në zonat urbane. Çdo grua, çdo vajzë, çdo person meriton një jetë pa dhunë”, tha ambasada e SHBA-së përmes një postimi në Twitter.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ambasada amerikane i bëri thirrje qeverisë dhe shoqërisë civile, që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur viktimat e dhunës.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave, ju bëjmë thirrje të gjithë parnerëve në qeveri, në sektorin privat dhe në shoqërinë civile që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur më të prekurit dhe për të hetuar dhe gjykuar të gjitha incidentet”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Gjatë pandemisë së koronavirusit, Kosova dhe shumë vende të botës kanë raportuar për rritje të rasteve të dhunës në familje.

Sipas Policisë së Kosovës, që nga fillimi i këtij viti e deri në muajin gusht janë paraqitur mbi 1,338 raste të dhunës ndaj grave, prej tyre katër raste kanë përfunduar me vdekje./rel

LEXO EDHE:  “NATO është klinikisht e vdekur”/ Sekretari amerikan i Shtetit thirrje Aleancës për ndryshim

LEXO EDHE:  Rriten tensionet midis SHBA dhe Kinës

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Sërish shifra alarmante në Kosovë/ Shënohen 9 viktima dhe qindra të infektuar

Publikuar

-

Nga

Covid mbërthen institucionet shtetërore në Berat/ Infektohen 14 mësues, policë e mjekë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 1 651 tamponë të realizuar kanë rezultuar pozitivë 704 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 36.253.

IKShPK ka raportuar 9 vdekje nga koronavirusi duke e çuar numrin total të viktimave në 948. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç).

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 391 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137./CNA.al

LEXO TE PLOTE