LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryesimi i Presidencës së BE nga Gjermania/ Basha: Kurrë nuk kemi patur kritere kaq të forta!

2 Korrik 2020, 06:36, Politikë CNA
Kryesimi i Presidencës së BE nga Gjermania/ Basha: Kurrë nuk kemi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas marrjes së kryesimit të Presidencës së BE nga Gjermania, duke u shprehur se ky është një lajm i mirë për Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha flet edhe për 15 kushtet e vendosura nga BE, duke thënë se Shqipëria nuk ka pasur kurrë kritere kaq të forta, por nuk duhet humbur kohë në përmbushjen e tyre.

Basha uron kancelaren Merkel dhe miqtë e Shqipërisë në Bundestag për marrjen e kryesimit të Presidencës së BE.

?Marrja e kryesimit të Presidencës së BE nga Gjermania është një lajm i mirë për Shqipërinë. Dielli duket që kur lind, ndaj gjermanët kanë vendosur që në fillim të agjendës së tyre në krye të BE, procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Nuk duhet humbur më kohë për të përmbushur 15 kriteret, drejtimi për të dalë nga kriza ku është futur Shqiperia është pikërisht aty. Reforma Zgjedhore dhe zbatimi i saj përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Ndëshkimi i personave të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve, bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe shqyrtimi i legjitimitetit të procesit të 30 qershorit 2019, Lufta kundër Korrupsionit, Krimit të Organizuar dhe Trafiqeve, Ligji i Medias që cënon lirinë e shprehjes, masat për uljen e numrit të azilkërkuesve, janë disa nga hapat që duhet të ndjekë vendi ynë për të mundësuar bashkimin me familjen europiane.
E di, kurrë nuk kemi patur kritere kaq të forta në rrugëtimin tonë! Kjo sepse vendi nuk ka qenë kurrë në një krizë kaq të thellë e të gjithanshme. Ndaj vullneti politik për t?i zhbërë këto pengesa duhet të prevalojë mbi etjen dhe lakminë për gjithëpushtetshmëri.
E nesërmja e Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk kanë pse të jenë peng i të sotmes, aq më tepër kur kemi vullnetin e miqve tanë për të na mundësuar tejkalimin sa më shpejt të kësaj faze të errët për vendin tonë.
Shqipëria do t?ia dalë! Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë ditë më të mira!
Urimet më të përzemërta Gjermanisë dhe kancelares Merkel në kryesimin e Bashkimit Europian, urime miqve dhe partnerëve të Shqipërisë në Bundestag dhe në të gjitha institucionet e tjera të Gjermanisë mike dhe të BE?, shkruan Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga