LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Hapja e PD propagandë”/ Bushati: Pati probleme me zgjedhjen e Bashës përballë Olldashit

2 Korrik 2020, 20:00, Politikë CNA
“Hapja e PD propagandë”/ Bushati: Pati probleme me zgjedhjen e

Analisti Andi Bushati, e cilëson si propagandë hapjen e Partisë Demokratike dhe deklaratat e demokratëve se presin rikthimin e figurave të vjetra të kësaj partie.

Bushati tha se se PD nuk mund të hapet dhe nuk mund të demokratizohet pa u hapur me popullin.

Ai kujtoi në emisionin “Open” edhe problemet që pati PD me zgjedhjen Lulzim Bashës përballë të ndjerit Sokol Olldashi dhe listat në vitin 2017.

?Këtë hapjen e PD e shikoj si propagandë. Hapja nuk bëhet në qoftë se PD nuk hapet me popullin. PD nuk mund të demokratizohet se vendosi të ndjekë një procedurë të re.

PD pati probleme me zgjedhjen e Lulzim Bashës përballë Olldashit. Pati probleme me listat e deputetëve në 2017. Kush del kundër kryetarit etiketohet si shërbëtor i Edi Ramës. Kjo tregon se PD-ja ka probleme me demokracinë e brendshme siç kanë të gjitha partitë e tjera?, tha Bushati./ CNA.al

Lajmet e fundit nga