Connect with Us

Grabitja spektakolare e 4.6 mln eurove në Rinas/ SPAK çon në gjyq 8 të pandehur

Kronika

Grabitja spektakolare e 4.6 mln eurove në Rinas/ SPAK çon në gjyq 8 të pandehur

Publikuar

-

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal nr.136 viti 2019, që bën fjalë për vjedhjen me armë të shumave monetare të tre bankave të nivelit të dytë, të ndodhur në datën 09.04.2019 në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë.

Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, iu është njoftuar akuza dhe janë marrë të pandehur personat e mëposhtëm:

Klement Çala, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, “falsifikimi i dokumenteve” me shumë se një herë, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 dhe 186/2 të Kodit Penal.

Eldi Çala, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, “falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 dhe 186/1 të Kodit Penal.

Oltjan Veseli, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 dhe 279/1 të Kodit Penal.

Renaldo Sula, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Saimir Çela, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Elton Pikli, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

LEXO EDHE:  “Të hetohet nga SPAK”/ Zbardhet pasuria e prokurorit Andi Pogaçe

Talo Çela, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Alkond Bengasi, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Të pandehurit e mësipërm akuzohen se janë anëtarë të grupit kriminal që ka planifikuar vjedhjen me armë të shumave monetare në datën 09.04.2019 shumë kohë para se të realizohej, kanë siguruar dhe kanë përshtatur automjetin me të cilin kanë realizuar vjedhjen, automjetet e tjera me të cilët janë larguar nga vëndi i ngjarjes, kanë siguruar mjetet e nevojshme për hapjen e dyerve të emergjencës së perimetrit të aeroportit, kanë siguruar armët luftarake, kanë studiuar lëvizjet e mjeteve monetare në brëndësi të aeroportit, kanë planifikuar kryerjen e vjedhjes dhe e kanë realizuar vjedhjen sipas një plani të detajuar.

Çështja penale në ngarkim të të pandehurve të mësipërm është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Hetimet paraprake vijojnë për persona të tjerë që dyshohet se mundet të jenë pjesë e të njëjtit grup kriminal që ka kryer vjedhjen e mësipërme. Njëkohësisht, vijojnë hetimet paraprake edhe në lidhje me përgjegjësinë e punonjësve të ngarkuar me detyrën e marrjes së masave për sigurinë e perimetrit të aeroportit, si dhe të punonjësve të ngarkuar për ushtrimin e kontrollit për marrjen e këtyre masave.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Një oficer i antidrogës në makinën e viktimës”/ Anila Hoxha zbardh detajet e ngjarjes tronditëse në Vlorë

Publikuar

-

Nga

“Një oficer i antidrogës në makinën e viktimës”/ Anila Hoxha zbardh detajet e ngjarjes tronditëse në Vlorë

Gazetarja Anila Hoxha ka folur rreth ngjarjes në Vlorë ku mbeti i vrarë Bledar Birçaj. Ajo është shprehur se në Vlorë krimi po kryhet hapur dhe kemi një zmbrapjse të drejtësisë.

Gjithashtu ajo ka treguar se dyshohet se një oficer i antidrogës ka qenë në makinën e viktimës.

Një oficer i antidrogës gjendej në makinën e viktimës. Kemi një zmbrapjse të drejtësisë dhe fitim terreni të krimit. Krimi në Vlorë kryhet hapur,tregon fuqinë e madhe që ka marrë krimi dhe dështimi i autoriteteve.

Krimi pushaktoi siç pushkatoi dhe Bledarin. Nuk është çudi të jenë vrasës me pagesë. Shumica e ngjarjeve kanë lidhje me çështje të drogës.”, u shpreh Anila Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar për vrasje dhe drogë/ Humb jetën ish-anëtari i bandës së Yzberishtit

Publikuar

-

Nga

Përplasje në Rrogozhinë/ Këto janë dyshimet e para

Nga aksidenti i regjistruar mesditën e sotme në Yzberisht, ku u përplas një makinë me një motor, ka humbur jetën, Fatmir Avdillari, i njohur ndryshe si “Xubi i Yzberishtit”.

Ky i fundit ka qenë drejtuesi i motorrit dhe për shkak të plagëve që ka marrë nuk ka mundur të mbijetojë.

Mediat raportojnë se Avdillari  ka qenë i akuzuar për disa vrasje të bujshme në Tiranë, si dhe për trafik droge.

LEXO EDHE:  Grabitja e Rinasit/ Berisha zbulon fajtorët

LEXO EDHE:  Klodiana Lala zbardh të tjera detaje nga operacioni i SPAK në Krujë/ Të arrestuar edhe ish të dënuar për vrasje

Pasi 45-vjeçari ka qenë dënuar për vrasjen e biznesmenit italian, Stefano Rossi, ndërsa ka qenë edhe pjesë e bandës së Yzberishtit në vitet 97′ e 98′./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Asfiksimi i minatorëve/ Reagon MIE: U çlirua gaz nga gjeneratori kur po saldonin

Publikuar

-

Nga

Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës, ka reaguar në lidhje me asfiksimin e minatorëve në galerinë Zona e Re Batër, Qarku Dibër.

Sipas MIE ka ndodhur një aksident, teksa gjatë saldimit në nëntokë të një vagoni mineralesh është çliruar gaz nga gjeneratori i përdorur dhe si rrjedhim mekaniku SH.D., 45 vjeç ka humbur ndjenjat. Ai është dërguar me helikopter në drejtim të Tiranës, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në datë 11 maj 2021, rreth orës 12:30, në galerinë Nr.1240, Zona e Re Batër, Qarku Dibër, e cila shfrytëzohet nga shoqëria “Xhireton” shpk, me Leje minerare nr. 479/2, ka ndodhur një aksident.

Nga të dhënat paraprake të inspektimit të vendngjarjes, rezulton se gjatë saldimit në nëntokë të një vagoni mineralesh është çliruar gaz nga gjeneratori i përdorur dhe si rrjedhim mekaniku SH.D., 45 vjeç ka humbur ndjenjat. Pranë tij ka qenë edhe një punonjës tjetër, i cili gjithashtu ka pasur shqetësime.

Prezent në vendin e ngjarjes, në një distancë më të largët kanë qenë 3 punonjës të tjerë, të cilët u kanë ardhur në ndihmë kolegëve të tyre, duke e nxjerrë SH.D., jashtë galerisë. Ai është dërguar me helikopter në drejtim të Tiranës, për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që punonjësi tjetër është dërguar në spitalin e Bulqizës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në galeri nuk ka pasur shembje dhe as minatorë të bllokuar. Grupet e AKSEM, Inspektorati i Punës dhe Policia e Shtetit janë në vendngjarje dhe po vlerësojnë rrethanat e ngjarjes.’– njofton ministria./CNA.al

LEXO TE PLOTE