LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje nga ngjarja tronditëse/ Si u gjetën pa jetë nënë e bijë në Kombinat, në gjendje kritike edhe vajza tjetër

2 Korrik 2020, 18:43, Kronika CNA
Detaje nga ngjarja tronditëse/ Si u gjetën pa jetë nënë

Zbardhen detajet e para nga ngjarja tronditëse në Kombinat, ku u gjetën pa shenja jete nënë e bijë.

Blutë raportojnë se gjithashtu është në gjendje të rëndë shëndetësore edhe vajza tjetër e kësaj familjeje, e cila ndodhet në spital.

Raportohet se policia është sinjalizuar nga një djalë, i cili ka kërkuar ndihmën e efektivëve pasi motra nuk po i përgjigjej  në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se viktimat me inicale ZH.J., 56 vjeçe dhe A.J., 30 vjeçe, së bashku me vajzën tjetër B.J, rreth 34 vjeçe janë vetëfijuar për shkaqe ende të pazbardhura.

?Më datë 02.07.2020,  shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se  në rrugën ?Hamdi Cenoimeri?, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses  dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore. Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar ?, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor  i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

E rëndë në Tiranë/ Gjenden pa jetë në banesë nënë e bijë, dyshimet e para

Lajmet e fundit nga