LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren e Kuvendit/ Ndërpritet seanca

2 Korrik 2020, 11:39, Politikë CNA
Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren e Kuvendit/

Deputetët e opozitës parlamentare kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Myslim Murrizi ka kërkuar fjalën, ndërsa kryeparlamentari Ruçi theksoi se ka mbaruar koha. Teksa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i kërkoi deputetit që të largohej nga foltorja, ky i fundit nuk i është bindur, ndërsa sigurimi ka rrethuar foltoren, ku të pranishëm ishin kolegët Korab Lita dhe Halit Valteri

Ruçi i ka tërhequr vëmendjen Myrrizit teksa e paralajmëroi se do të përjashtohet nga seanca. Ndërkohë seanca plenare është ndërprerë për pesë minuta./CNA.al

Lajmet e fundit nga