LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid-19 nuk pyet për moshën/ Manastirliu: Një foshnje dy muajshe me nënën të shtruar në spital

2 Korrik 2020, 19:36, Lifestyle CNA
Covid-19 nuk pyet për moshën/ Manastirliu: Një foshnje dy muajshe

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka treguar mbrëmjen e sotme se një foshnje dy muajshe ndodhet në spitalin Pediatrik, pasi është konfirmuar me Covid-19.

Manastirliu deklaroi se foshnja së bashku me nënën janë duke marrë shërbimin e tyre te Infektivi.

?Kemi një rast të një foshnje 2 muajshe që është shtruar në spitalin Pediatrik në shërbimin e Infektivit bashkë me të ëmën e vet. I ka dhënë pasojë Covidi, është rasti i parë që ne kemi një fëmijë të shtruar në spitalin Infektiv që kërkon trajtim mjekësor së bashku me nënën e tij?, tha ministrja në emisonin ?Opinion?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga