LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avdullah Hoti zhvillon vizitën e parë zyrtare në Shqipëri/ Pritet me ceremoni nga Rama

2 Korrik 2020, 07:32, Politikë CNA
Avdullah Hoti zhvillon vizitën e parë zyrtare në Shqipëri/

Kryeministri i Kosovës Avullah Hoti ditën e nesërme pritet të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri.

Mësohet se Hotit do të pritet me ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama. Kjo është vizita e parë e Avdullah Hotit në Shqipëri si kryeministër, teksa ishte Rama i pari që e takoi në Kosovë para 2 ditësh.

Kujtojmë se Rama zhvilloi një vizitë dy-ditore në kuadër të zhvillimeve të fundit në vendin fqinj, lidhur me aktakuzën për krime lufte ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit./CNA.al

Lajmet e fundit nga