LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artistë dhe aktivistë rikthen tek ish Teatri/ Vendosin flamurin dhe mbjellin ullinj

2 Korrik 2020, 20:38, Sociale CNA
Artistë dhe aktivistë rikthen tek ish Teatri/ Vendosin flamurin dhe

Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, janë rikthyer sot në vendin ku ishte godina.

Ata kanë thyer perimetrin e sigurisë ku është parashikuar që të ndërrohet godina e re dhe kanë vendosur flamurin  kombëtar si dhe kanë nisur duke mbjellur tre ullinj.

Aktivistët e pranishëm janë shprehur se ullinjtë po i mbjellin një për Teatrin e shembur, një për Europën dhe një për Shqipërinë, në kujtim  të 30 vjetorit të hyrjes së shqiptarëve në ambasadat e huaja.

?Jemi këtu në sheshin e teatrit, 2 korrik 2020 për të lënë një shenjë në 30-vjetorin e rrëzimit të ambasadave europiane sot në këtë territor të ambasadës së republikës së teatrit ne vijmë për të lënë një shenjë për të mbjellë ullinj. një për Tetarin, një për Shqipërinë dhe një për Europën?, ka thënë njëra prej aktivisteve./CNA.al

Lajmet e fundit nga