LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin tek ‘Rruga e Kavajës”

2 Korrik 2020, 06:24, Kronika CNA
Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin tek

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00, në rrugën e Kavajës.

Sipas policisë, mjeti me drejtues shtetasin me inicialet E.Z., ka aksidentuar këmbësorin, me inicialet H.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit Nr.2, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga